• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

BSH ndërmerr masa frenuese, por shqiptarët vijojnë të marrin masivisht kredi për strehim

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Qershor, 2025
në Aktualitet
A A
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kredia për ekonominë u zgjerua me 86 milionë euro gjatë muajit të kaluar e udhëhequr kryesisht nga huaja për blerje pasurish të patundshme. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të majit stoku i kredisë që bankat kanë dhënë për ekonominë arriti në 880 miliardë lekë ose në gati 9 miliardë euro me një rritje prej 10.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit maj rritja e kredisë ka ardhur kryesisht nga huatë për qytetarët, por edhe portofoli i biznesit ka shënuar rritje, ndonëse më të ulët.

Kredia për qytetarët u rrit me gati 60 milionë euro vetëm gjatë muajit të kaluar, ndërsa krahasuar me majin e vitit 2024, ajo është rritur me 450 milionë euro.

Ndërsa kredia për biznesin u zgjerua me 22 milionë euro muajin e kaluar.

Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e kredisë së re po shkon kryesisht për financimin e blerjes së pasurive të patundshme. Në fakt, kjo është një tendencë e cila po vazhdon prej më shumë se 1 viti.

Për këtë arsye pak kohë më parë, Banka e Shqipërisë paralajmëroi tregun të bëjë kujdes nga euforia. Madje për të përmbajtur këtë optimizëm, pak javë më parë BSH ndërhyri më disa masa rregullatore për të shtrënguar kreditimin.

Masat kufizuese
E trembur nga rritja e ndjeshme e kredisë për banesa dhe rendja e qytetarëve drejt investimeve në pasuri të patundshme, BSH po kërkon tashmë të përmbaje euforinë për të ulur riskun e një krize të mundshme.

Dy muaj më parë, Këshilli Mbikqyrës i BSH vendosi të ulë tavanin për raportin këst kredie/ të ardhura për kreditë për blerje banesash. Kur bankat aprovojnë kredi për qytetarët, mes të tjerash ato shikojnë dhe një tregues, që sa i madh është kësti mujor për shlyerjen e kredisë në raport me të ardhurat mujore të kredimarrësit.

Për shembull nëse një qytetar ka të ardhura mujore 100 mijë lekë dhe shkon në bankë merr një kredi, kësti për shlyerjen e të cilës është 40 mijë lekë, atëherë raporti shërbi borxhi/të ardhura është 40 për qind.

Aktualisht ky tavan në disa banka ka qenë deri në 50 për qind. Madje kur të ardhurat mujore të qytetarit ishin mbi 300 mijë lekë në muaj, atëherë bankat aprovonin kredi edhe për raport këst/ të ardhura deri në 60 për qind.

Por me vendimin e BSH, tashmë ky raport kufizohet në 40 për qind për kredinë në lekë dhe 35 për qind për atë në valutë për blerjen e shtëpisë së parë. Ndërsa kur merret për shtëpi të dytë raporti kufizohet në 35 për qind në lek dhe 30 për qind në valutë.

Ndërkohë përveç kufizimit të raportit këst/të ardhura, BSH ka ndërhyrë përmes vendosjes së tavaneve edhe në masën e financimit. Sipas vendimit, bankat nuk mund të kreditojnë më shumë 85 për qind të vlerës së pronës për shtëpinë e parë dhe 80 për qind për shtëpinë e dytë.

Shkallëzimi i tavaneve nga shtëpia e parë në shtëpinë e dytë, synon të dekurajojë euforinë e investimeve në pasuri të patundshme si mjet për të fituar para. Ndërsa shkallëzimi nga leku në valutë, kërkon të adresojë atë që njihet si përplasja e monedhave, e cila i ekspozon qytetarët ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, nëse ata i kanë të ardhurat në lekë, por marrin borxh në valutë.

“Zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme dhe në kuadrin makroekonomik të vendit, si rritja e papunësisë, rënia e të ardhurave, rritja e normave të interesit, etj. Këta kufij marrin në konsideratë dhe janë përshtatur për të adresuar në mënyrë proporcionale rrezikun, në varësi të tipit të pronës dhe monedhës në të cilën jepet kredia,” sqaroi pas miratimit të masave kufizuese Këshilli Mbikqyrës i BSH.

Por pavarësisht këtyre kufizimeve duke se tregu vazhdon të ketë uri të madhe për kredi, veçanërisht në segmentin e pasurive të patundshme. /kapitali.al

Artikulli para

Kërkohen punonjës me paga deri 250 000 lekë në bregdet

Artikulli pas

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor liston Shqipërinë si më të lirën në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor liston Shqipërinë si më të lirën në rajon

Të Përzgjedhura

OKB: Në botë çdo ditë 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt
Shëndet

OKB: Në botë çdo ditë 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt

Nga Editor
7 Janar, 2026
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën konsumojnë çdo...

Lexo të plotë
STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore

STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore

23 Prill, 2025
Si të gjeni bileta avioni të lira

Sa fiton realisht një kompani ajrore nga një fluturim? Analiza e shifrave i jep fund spekulimeve

9 Mars, 2026
S’ka më nevojë të nxirrni laptop-in: Skanerët amerikanë, fjala e fundit e teknologjisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

S’ka më nevojë të nxirrni laptop-in: Skanerët amerikanë, fjala e fundit e teknologjisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

2 Prill, 2026
Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

18 Maj, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr