• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama thotë se banorët që preken nga projekti TID do të dëmshpërblehen sipas ligjit

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama thotë se banorët që preken nga projekti TID do të dëmshpërblehen sipas ligjit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka konfirmuar vendosmërinë për të vijuar me projektin e rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit, i njohur si projekti TID, pavarësisht protestave të banorëve të prekur. Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti nuk është një nismë e re, por pjesë e një strategjie të kahershme për zhvillimin e zonës.

Sipas tij, ndërhyrja është e lidhur drejtpërdrejt me detyrimet që rrjedhin nga ligji për trashëgiminë kulturore, i cili e obligon shtetin të veprojë për të parandaluar degradimin dhe ndërhyrjet informale në zonat me vlera historike. Rama theksoi se procesi do të përfshijë edhe shpronësime të banorëve që jetojnë në zonën e projektit.

Kryeministri e cilësoi projektin si strategjik për të ardhmen e Durrësit dhe për pozicionimin e Shqipërisë si destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe. Ai nënvizoi se Zona Arkeologjike A nuk mund të trajtohet si një hapësirë e zakonshme urbane, pasi përfaqëson një pasuri kombëtare dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

Në këtë zonë përfshihen monumente të rëndësishme si Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin dhe Termat Romake, të cilat sipas Ramës janë pjesë e qytetërimit europian dhe njëkohësisht element kyç për synimin që zona të përfshihet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sipas tij, projekti është mbështetur në një plan të integruar menaxhimi të hartuar nga Ministria e Kulturës dhe të konsultuar publikisht që në vitin 2022, duke e vendosur ndërhyrjen në një kuadër afatgjatë planifikimi.

Rama theksoi se përvoja ndërkombëtare tregon se projekte të ngjashme për ruajtjen dhe ekspozimin e trashëgimisë janë realizuar gjithmonë përmes shpronësimeve, duke përmendur raste në Romë dhe Athinë. Ai shtoi se procesi në Durrës do të realizohet me ndjeshmëri ndaj banorëve, por me vendosmëri për interesin publik. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaprojekti tid
Artikulli para

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

Artikulli pas

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, prokuroria e Elbasanit nis hetimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”
Aktualitet

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare
Aktualitet

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën
Ekonomi

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Të Përzgjedhura

Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Ku jetojnë më të pasurit dhe më të varfrit në Shqipëri

Nga SkyWeb
6 Nëntor, 2025
0

Të dhënat më të fundit të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) sipas rajoneve tregojnë ndarje të qartë ekonomike...

Lexo të plotë
Vodafone Albania certifikohet sërish si “Rrjeti më i Mirë” nga Umlaut për vitin 2026

Vodafone Albania certifikohet sërish si “Rrjeti më i Mirë” nga Umlaut për vitin 2026

16 Prill, 2026
Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Parajsa Fiskale Durana, ligji dhe VKM-të që ngritën zonën pa taksa për aktorët e dosjes së AKSHI-t

Parajsa Fiskale Durana, ligji dhe VKM-të që ngritën zonën pa taksa për aktorët e dosjes së AKSHI-t

15 Janar, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

8 Korrik, 2026

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr