• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Qershor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dy tenderët e fundit për shërbime printimi, në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe në Postën Shqiptare, kanë përfunduar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), duke vijuar një model të përsëritur të kompanisë Infosoft , në pronësi të biznesmenit Grigor Joti .

Një vëzhgim i Skyweb.al tregon se praktikisht thuajse çdo procedurë publike që lidhet me pajisje printimi, furnizime me tonera, skanera apo blerje letre ku Infosoft planifikon të marrë pjesë, shoqërohet me ankesa të menjëhershme pranë KPP-së nga InfoSoft.

Në çdo rast, kompania pretendon se kushtet e tenderit janë formuluar në mënyrë që cenojnë konkurrencën e ndershme dhe favorizojnë operatorë të caktuar.

Në tenderin e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave të Bashkisë së Tiranës, me vlerë rreth 100 mijë euro, Infosoft ka kundërshtuar faktin që është bashkuar në një të vetme mirëmbajtja e pajisjeve ekzistuese me furnizimin e pajisjeve të reja, duke kërkuar ndarjen e procedurës në dy lote të veçanta.

Po ashtu, kompania kundërshton detyrimin për përdorimin ekskluziv të pjesëve origjinale të prodhuesve Ricoh dhe Xerox, si dhe kërkesën për certifikata specifike të lëshuara nga vetë prodhuesit për personelin teknik. Sipas Infosoft, këto kushte reduktojnë artificialisht numrin e operatorëve që mund të kualifikohen dhe orientojnë garën drejt operatorëve të lidhur ngushtë me markat në fjalë.

Një skemë e ngjashme ankimimi është ndjekur edhe në tenderin e Postës Shqiptare për furnizimin me tonera, me fond limit rreth 30 milionë lekë.

Infosoft kërkon heqjen e disa kritereve teknike, si specifikimet për paketimin hermetik, kërkesat për të dhëna fiziko-kimike mbi ambalazhet dhe detyrimin për certifikata origjine të lëshuara nga vetë prodhuesit në momentin e dorëzimit të mallit.

Kompania kërkon gjithashtu që të lejohet pjesëmarrja me produkte “ose ekuivalente”, duke e konsideruar listën aktuale të markave si pengesë për konkurrencën.

Përplasja e dyfishtë me tatimet 

Por përplasjet e Infosoft me autoritetet publike nuk janë të reja. Një ndër rastet më të bujshme mbetet përplasja me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për tenderin e furnizimit me pajisje printerash, e cila u përshkallëzua edhe gjatë vitit 2023. Edhe atëherë, Infosoft akuzoi tatimet për favorizim të kompanisë “Kallfa” SHPK, që u shpall fituese me ofertën më të ulët.

Pas ankesës, KPP konstatoi shkelje serioze në vlerësim dhe urdhëroi anullimin e procedurës, por pa e shpallur fitues Infosoft, duke rikthyer procedurën nga e para.

Modeli i përsëritur i Infosoft për të sfiduar çdo tender ku merr pjesë, përmes ankesave të vazhdueshme në KPP, ka ngritur ndër vite pikëpyetje mbi mënyrën si ndërtohen kriteret teknike nga autoritetet publike, por edhe mbi strategjinë e kompanisë për të tentuar të ndalë çdo garë që mund të mos i favorizojë drejtpërdrejt interesat e saj.  /skyweb.al

Etiketat: grigor jotikppprinterattenderitenderi printerave
Artikulli para

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

Artikulli pas

Më shumë anije, por më pak peshk: Peshkimi në Shqipëri shënoi rënie të ndjeshme në 2024

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA
Ekonomi

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat
Aktualitet

LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

31 Mars, 2026
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!
Ekonomi

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

31 Mars, 2026
SPAK kontroll në vilën luksoze në Green Coast, dyshohet se i përket Mirlinda Karçanajt: E kishte ngjitur me vilën e Ergys Agasit
Aktualitet

SPAK kontroll në vilën luksoze në Green Coast, dyshohet se i përket Mirlinda Karçanajt: E kishte ngjitur me vilën e Ergys Agasit

31 Mars, 2026
Kina pezullon blerjen e naftës ruse
Ekonomi

Konflikti në Lindjen e Mesme, vazhdon rritja e çmimit të naftës

31 Mars, 2026
Artikulli pas
Më shumë anije, por më pak peshk: Peshkimi në Shqipëri shënoi rënie të ndjeshme në 2024

Më shumë anije, por më pak peshk: Peshkimi në Shqipëri shënoi rënie të ndjeshme në 2024

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dumani: 16 grupe kriminale shqiptare operojnë në disa vende të BE, kokainën e blejnë në Amerikën Latine
Aktualitet

Dumani: 16 grupe kriminale shqiptare operojnë në disa vende të BE, kokainën e blejnë në Amerikën Latine

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

16 grupe kriminale shqiptare operojnë në disa vende të Bashkimit Europian. Kështu ka deklaruar kreu Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit...

Lexo të plotë
Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

7 Qershor, 2025
Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë

Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë

7 Nëntor, 2025
Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare

Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare

6 Janar, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

20 Gusht, 2025

Të Fundit

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

1 Prill, 2026
Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

31 Mars, 2026
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr