E mërkurë, 13 Gusht, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Investigim

MISTERI/ Bilanci i munguar që mund të zbulojë një super skandal në organet tatimore dhe SPAK në mes

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
in Investigim
A A
0
MISTERI/ Bilanci i munguar që mund të zbulojë një super skandal në organet tatimore dhe SPAK në mes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Data 31 korrik shënoi afatin e fundit për dorëzimin e bilanceve nga bizneset në vend, të cilat më pas publikohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Sipas të dhënave zyrtare, mbi 90% e bizneseve e përmbushën këtë detyrim ligjor në kohë, ndërsa pjesa tjetër mbeti jashtë afatit.

Nga rreth 31 mijë biznese që dorëzuan bilancet në afat, përllogaritet se rreth 3 400 nuk e realizuan këtë proces brenda kohës së përcaktuar.

Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se shkaku kryesor lidhet me problemet teknike të sistemit, vonesat dhe ngecjet nga mbingarkesa në ditët e fundit të afatit.

Sipas QKB-së, dorëzimi i 31 mijë bilanceve përbën një nga performancat më të mira të viteve të fundit, duke tejkaluar shifrat e mëparshme: në vitin 2024 u dorëzuan në afat 28 200 bilance, në vitin 2023 ishin 26 000, ndërsa në vitin 2022 u regjistruan 20 700 bilance.

“Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së”, thekson institucioni. Por, përvoja e këtij viti tregoi se nuk mjafton ndërgjegjësimi i bizneseve, por edhe funksionimi i pandërprerë i sistemit është vendimtar për respektimin e afateve.

Gjatë një verifikimi të rastësishëm në kuadër të një investigimi mbi një sektor të caktuar, të furnizuar ndjeshëm me fonde publike në vitet e fundit, Skyweb.al konstatoi se ndër bizneset që nuk kanë dorëzuar bilancin figuron edhe një kompani e një biznesmeni, aktualisht nën hetim nga SPAK.

Nga të dhënat e siguruara nga QKB dhe sipas një burimi pranë Administratës Tatimore, dyshohet se në këtë rast bëhet fjalë për një mosdorëzim të qëllimshëm. Më tej, një burim foli edhe indicie se segmente brenda administratës tatimore kanë bashkëpunuar për të fshehur mungesën e bilancit përmes ndërhyrjeve në sistem, me qëllim kamuflimin e situatës.

Skyweb.al po vijon verifikimet mbi këtë rast, i cili, nëse vërtetohen dyshimet për ndërhyrje të nëpunësve publikë për të devijuar hetimet e SPAK, mund të përbëjë një skandal të rëndë dhe një vepër penale të dënueshme./skyweb.al

Artikulli para

Sigurimet motorike, faktorët që ndikojnë te raporti mes të ardhurave nga primet dhe dëmeve të paguara

Artikulli pas

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Epoka e paqes dhe bollëkut drejt fundit, Europa zgjeron me ritme të shpejta fabrikat e armëve
Aktualitet

Epoka e paqes dhe bollëkut drejt fundit, Europa zgjeron me ritme të shpejta fabrikat e armëve

12 Gusht, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë
Ekonomi

S’ka ankesa, Emiljano Dusha “gëzon” tenderin e pajisjeve policore, raporti ekskluziv i Policisë së Shtetit me MSSC

7 Gusht, 2025
Kompania që fitoi mes debatesh tenderin e kamerave në Durrës merr përsipër sigurinë e krerëve të shtetit, Garda blen bllokues valësh telefonike dhe detektorë
Ekonomi

Kompania që fitoi mes debatesh tenderin e kamerave në Durrës merr përsipër sigurinë e krerëve të shtetit, Garda blen bllokues valësh telefonike dhe detektorë

7 Gusht, 2025
Mungesa e kontrolleve, rriten ndjeshëm rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi
Aktualitet

Mungesa e kontrolleve, rriten ndjeshëm rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi

7 Gusht, 2025
Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë
Ekonomi

Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë

6 Gusht, 2025
DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar dyshen Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri
Aktualitet

DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar dyshen Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri

7 Gusht, 2025
Artikulli pas
Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca
Aktualitet

IUTE Credit dhe CREDITAL, zhvatësit që zëvendësuan me shpejtësi MCA-FINAL

Nga SkyWeb
8 Korrik, 2025
0

Skemat mashtruese me mikrokreditë kanë zhvatur mijëra qytetarë të pamundur, kanë shkatërruar familje dhe kanë marrë jetë njerëzish. Por, asgjë...

Lexo të plotë
WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

WIZZ AIR shënon 5 vite në Tiranë me destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

1 Korrik, 2025
Policia Rrugore me makina të reja me qira, shpallet tenderi 450 milionë lekë

Policia Rrugore me makina të reja me qira, shpallet tenderi 450 milionë lekë

28 Prill, 2025
A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

4 Qershor, 2025
Rritja e komisioneve jep efekt, shqiptarët po i largohen sporteleve në banka dhe i drejtohen aplikacioneve dhe bankomateve

Rritja e komisioneve jep efekt, shqiptarët po i largohen sporteleve në banka dhe i drejtohen aplikacioneve dhe bankomateve

3 Qershor, 2025

Të Fundit

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

12 Gusht, 2025
MISTERI/ Bilanci i munguar që mund të zbulojë një super skandal në organet tatimore dhe SPAK në mes

MISTERI/ Bilanci i munguar që mund të zbulojë një super skandal në organet tatimore dhe SPAK në mes

12 Gusht, 2025
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

Sigurimet motorike, faktorët që ndikojnë te raporti mes të ardhurave nga primet dhe dëmeve të paguara

12 Gusht, 2025
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

12 Gusht, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr