• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E martë, 11 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
in Aktualitet, Fokus
A A
0
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Fondet IPARD

Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion, por hetimet e SPAK-ut nuk kanë sjellë ende rezultate konkrete. Brukseli këmbëngul që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet, duke theksuar se paratë europiane duhet të mbrohen siç duhet. Ministria e Bujqësisë deklaron se po punon për auditimin e jashtëm dhe të tjera masa përmirësuese, por ende nuk ka një datë të qartë për rifillimin e financimeve IPARD.

Esmeralda Topi 

Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është pa miliona euro nga programi IPARD III, pasi fondet e Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion. Brukseli ka dy vite që u kërkon autoriteteve shqiptare ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje, por deri më tani reagimi i tyre i ngjan ritmit të breshkës.

ADVERTISEMENT

Që prej vitit 2020, dosja për hetimin e abuzimeve me fondet e IPARD ka kaluar nëpër tryezat e institucioneve të drejtësisë shqiptare, pa asnjë rezultat konkret. Fillimisht, çështja u regjistrua në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas dy vitesh, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës. Në shtator 2023, dosja u rikthye sërish në SPAK.

Asokohe, SPAK i tha Faktoje.al se hetimi penal mbi shpërndarjen e fondeve ishte ende në fazë paraprake dhe, për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të jepte më shumë informacion.

Të njëjtën përgjigje e dha edhe këtë fillim gushti.

“Çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme,” – SPAK.

Pra, edhe pas dy vitesh, hetimi për dosjen IPARD vijon të endet në fazë paraprake. Asnjë emër. Asnjë arrestim. Asnjë akt akuze.

“Të detyrojnë të besosh se nuk ka drejtësi!” – thotë Romeo Nazarko, një nga denoncuesit e parë të skemës së abuzimeve me fondet IPARD në Shqipëri. “Kam bërë tre kallëzime në SPAK, përfshi edhe IPARD-in, të treja në gjumë,” shton ai.

Në vitin 2023, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) përfundoi hetimin administrativ mbi abuzimet me fondet e IPARD II dhe ia përcolli raportin përfundimtar, së bashku me rekomandimet, autoriteteve shqiptare dhe Komisionit Evropian. Në një reagim për Faktoje.al zyra e shtypit pranë OLAF nënvizon se tanimë vendimmarrja për çdo hap të mëtejshëm u takon autoriteteve kompetente vendase, sipas vlerësimit të tyre. Me fjalë të tjera, OLAF e kalon topin në fushën tonë.

“OLAF zhvillon hetime administrative. Më pas, u takon autoriteteve kompetente të vendosin mbi çdo veprim të mëtejshëm lidhur me rekomandimet e OLAF, sipas vlerësimit të tyre. Për këtë arsye, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej, përfshirë detajet e hetimit dhe provat e mbledhura nga OLAF”, nënvizon zyra e shtypit të OLAF për Faktoje.al.

Paratë europiane të mbrohen siç duhet

Që kur u pezulluan fondet IPARD, Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që çështja të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare.

Për dy vite me radhë, kanë theksuar nevojën për masa korrigjuese dhe për transparencë të plotë në hetimin e abuzimeve, duke e bërë këtë kusht të domosdoshëm për rifillimin e financimeve.

Komisioni është në dijeni të një auditimi të jashtëm që qeveria shqiptare ka kontraktuar për të verifikuar grantet dhe pagesat e IPARD II, si dhe sistemin e ri të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm. Por ndërkohë që procedurat bilaterale vazhdojnë, nuk jepen detaje të tjera, ndërsa pritshmëria është që çështja të zgjidhet shpejt e me përgjegjësi.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet.”- bën të qartë një zëdhënës i Komisionit Evropian për Faktoje.al.

Nuk ka datë për rikthimin e IPARD

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaron për Faktoje.al se “është e angazhuar maksimalisht dhe po zbaton një plan veprimi me masa konkrete, dakordësuar me strukturat e Komisionit Evropian.”

Auditimi i jashtëm, që sipas ministrisë “është në fazë zbatim dhe rezultatet e tij priten brenda këtij viti”, është një nga hapat kryesorë për rifillimin e fondeve.

Pas përfundimit të tij, ministria thekson se do të kryhen “procedurat në zbatim të Marrëveshjes Financiare Kuadër të Partneritetit dhe Marrëveshjes Sektoriale”, të cilat janë vendimtare për finalizimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin IPARD III dhe hapjen e thirrjeve për aplikime.

Por pavarësisht përpjekjeve, ende nuk ekziston një datë konkrete për rikthimin e fondeve IPARD. Ministria shton se “në përfundim të auditimit dhe përmbushjes së rekomandimeve të dhëna, do të finalizohet Marrëveshja e Financimit dhe më pas do të hapen thirrjet për aplikime.”

Megjithatë, për fermerët dhe gjithë sektorin e bujqësisë, këto janë vetëm hapa në një proces që po zvarritet prej kohësh. Ata kërkojnë një datë të saktë për rifillimin e financimeve që do t’i japin frymëmarrje bujqësisë shqiptare.

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion. /faktoje.al

Etiketat: fondetipard
ADVERTISEMENT
Artikulli para

“500 herë ma mirë me Enver Hoxhën, or shoq…” – Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje

Artikulli pas

Sigurimet motorike, faktorët që ndikojnë te raporti mes të ardhurave nga primet dhe dëmeve të paguara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skemë mashtruese me TVSH, shpallen fajtorë 6 biznesmenë në Tiranë
Aktualitet

Skemë mashtruese me TVSH, shpallen fajtorë 6 biznesmenë në Tiranë

11 Nëntor, 2025
Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!
Aktualitet

Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

11 Nëntor, 2025
Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij
Aktualitet

Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

11 Nëntor, 2025
Ky kungull peshon mbi 1.3 ton dhe ka pas një histori të jashtëzakonshme
Aktualitet

Ky kungull peshon mbi 1.3 ton dhe ka pas një histori të jashtëzakonshme

10 Nëntor, 2025
Gjermanët kanë zbuluar se kush fshihet pas shkatërrimit të NordStream dhe kjo s’do t’i pëlqejë fare Perëndimit
Aktualitet

Gjermanët kanë zbuluar se kush fshihet pas shkatërrimit të NordStream dhe kjo s’do t’i pëlqejë fare Perëndimit

10 Nëntor, 2025
Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç
Aktualitet

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për moshën nën 15 vjeç

10 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

Sigurimet motorike, faktorët që ndikojnë te raporti mes të ardhurave nga primet dhe dëmeve të paguara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

PARADOKSI SHQIPTAR/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizim rriten, ZGJEROHET dhe administrata
Aktualitet

PARADOKSI SHQIPTAR/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizim rriten, ZGJEROHET dhe administrata

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor publik, të...

Lexo të plotë
Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

28 Gusht, 2025
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

26 Shtator, 2025
Dronët shkaktojnë sërish tensione, mbyllen dy aeroporte në Belgjikë

Dronët shkaktojnë sërish tensione, mbyllen dy aeroporte në Belgjikë

5 Nëntor, 2025
”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut

”Traveloffpath”: Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Mesdheut

17 Shtator, 2025

Të Fundit

BSH prezanton monedhën e re 100 lekë me rastin e 100-vjetorit

BSH prezanton monedhën e re 100 lekë me rastin e 100-vjetorit

11 Nëntor, 2025
Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Popullsia e Shqipërisë u shtua me 1 347 persona gjatë tremujorit të tretë 2025

11 Nëntor, 2025
SKY Express nis linjën e re që lidh AeroportinNdërkombëtar të Tiranës me Heraklionin

SKY Express nis linjën e re që lidh AeroportinNdërkombëtar të Tiranës me Heraklionin

11 Nëntor, 2025
Skemë mashtruese me TVSH, shpallen fajtorë 6 biznesmenë në Tiranë

Skemë mashtruese me TVSH, shpallen fajtorë 6 biznesmenë në Tiranë

11 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr