• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E diel, 5 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

E ardhmja e lajmeve artificiale

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Gusht, 2025
in Aktualitet
A A
0
E ardhmja e lajmeve artificiale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Redaksia ACQJ

Në fillimet e saj, inteligjenca artificiale në redaksi dukej si një lodër e teknologjisë, një ndihmës i heshtur që mund të kryente disa punë të mërzitshme dhe të përsëritura. Por sot, ajo po bëhet pjesë e pandashme e makinës editoriale, duke ndryshuar mënyrën se si mbledhim, shkruajmë dhe shpërndajmë lajmet. Dhe pyetja nuk është më nëse do ta përdorim, por se si do ta përdorim, por dhe me çfarë çmimi.

Në Gjermani, portali EXPRESS.de “punësoi” një gazetare virtuale të quajtur Klara Indernach, e fuqizuar nga AI, e cila prodhon artikuj të etiketuar qartë si të gjeneruar nga makina, me foto-profil të krijuar nga Midjourney dhe me rishikim të detyrueshëm nga redaktorë njerëzorë për saktësi. Klara tashmë kontribuon rreth 11% të artikujve dhe në periudhat e ngarkuara ka ndihmuar në rritjen e trafikut me 8–12%, ndërsa titujt e optimizuar nga AI kanë rritur klikimet me 50–80%. Rezultate të tilla duken si ëndrra për çdo redaksi që lufton për klikime, por ato ngrejnë edhe një pyetje të fortë: çfarë ndodh kur shpejtësia e prodhimit tejkalon kujdesin për të vërtetën?

ADVERTISEMENT

Magjia e efikasitetit dhe ana e padukshme e medaljes

Mbështetësit e teknologjisë thonë se AI nuk e zëvendëson gazetarinë, por e fuqizon atë. Mjetet e transkriptimit e kthejnë një intervistë njëorëshe në tekst brenda minutave. Algoritmet analizojnë të dhëna të mëdha, raporte financiare apo trende në rrjetet sociale, duke zbuluar modele që mund të shndërrohen në histori me impakt. The Times of London ka zhvilluar JAMES, një shërbëtor dixhital që përshtat buletinet sipas zakoneve të lexuesve, ndërsa Clarín në Argjentinë ka UalterAI, që e ofron të njëjtin artikull në disa formate, nga versioni i shkurtuar deri tek pika kryesore.

Edhe në Shqipëri, disa redaksi të vogla po eksperimentojnë në heshtje me mjete AI për përkthime, përmbledhje lajmesh dhe gjenerim të versioneve “SEO-friendly” të artikujve.

“Format më të zakonshme të përdorura nue redaksitë shqiptare lidhen me platformat e përpunimit dhe prodhimit të tekstit, kryesisht ChatGPT dhe Perplexity, të cilat përdoren për funksione bazike si përmbledhja dhe riorganizimi i materialeve. Në disa raste këto mjete janë të integruara edhe në sistemet e menaxhimit të përmbajtjes si WordPress, duke i lejuar gazetarët t’i përdorin drejtpërdrejt nga aty. Përtej kësaj, ka edhe përdorime më të kufizuara të programeve për prodhimin e imazheve ose titrave,” shprehet Emirjon Senja, gazetar dhe studiues në fushën e medias.

Por aty ku efikasiteti ngre shpejt koston e prodhimit, po aq shpejt shfaqet rreziku i gabimit. Modelet gjenerative nuk kuptojnë vërtet përmbajtjen; ato janë mjeshtër të gjuhës, jo të së vërtetës. Rasti i portalit CNET është një nga rastet që çdo redaksi duhet të ketë makth që e mban zgjuar gjatë natës. Dhjetëra artikuj të gjeneruar nga AI rezultuan me 41 korrigjime madhore për shkak të pasaktësive.

“Duke parë përdorimin e limituar që po sheh në redaksitë shqiptare AI, rreziku kryesor është uniformizimi i përmbajtjes. Një tekst i krijuar nga ChatGPT publikohet online, më pas merret nga gazetarë të tjerë, riformulohet sërish me të njëjtin mjet dhe publikohet përsëri në portale të tjera. Pas disa muajsh, kur dikush kërkon në motorët e kërkimit për të njëjtën temë, përballet me të njëjtin material të riprodhuar pafund. Në këtë mënyrë, audienca ekspozohet ndaj përmbajtjes së njëjtë pa diversitet. Një tjetër rrezik lidhet me mungesën e verifikimit: shpesh gazetarët nuk kontrollojnë informacionin e prodhuar nga AI, duke i hapur rrugë paragjykimeve dhe dezinformimit, i cili me ndihmën e teknologjisë shpërndahet edhe më shpejt,”paralajmëron Senja.

Por rreziqet e mbështetjes së tepër ne AI nuk limitohen me kaq.

Halucinacionet, dezinformimi dhe humbja e besimit

Në zhargonin e redaksive, “halucinim” nuk ka lidhje me artin apo krijimtarinë. Është termi që përshkruan aftësinë e AI për të shpikur “fakte” që tingëllojnë plotësisht të besueshme, por janë të pavërteta. Dhe kur këto futen në një artikull të publikuar, dëmi është dyfish: publiku merr informacion të gabuar dhe besimi tek media gërryhet.

Edhe më e rrezikshme është arma e re e dezinformimit, “deepfake”. Në fillim të vitit 2024, një gazetar i France 24 u shënjestrua me një video të manipuluar që imitoi zërin e tij dhe ndryshoi titullin e një raporti. Lajmi i rremë u përhap para se të mund të demantohej, duke i shkaktuar dëme serioze reputacionit.

Personalizimi, “dhomat e jehonës” dhe presioni financiar

Një tjetër premtim i madh i AI është personalizimi i përmbajtjes, lajme të përshtatura sipas interesave të secilit lexues. Është një armë e fuqishme për të rritur angazhimin, por ka dhe një efekt anësor të rrezikshëm: krijimin e “dhomave të jehonës” ku lexuesi sheh vetëm lajme që përputhen me bindjet e tij. Kjo e copëzon diskursin publik dhe dobëson rolin e medias si hapësirë e përbashkët informimi. Në Shqipëri, ku polarizimi politik është tashmë ekstrem, përdorimi i algoritmeve të tillë pa kujdes mund të nxisë edhe më shumë ndarjen e publikut, përtej edhe perceptiomit aktual në të cilin mediat janë të ndara në llogore politike të konsoliduara.

Po ashtu, kriza financiare e medias tradicionale është një nga shtysat kryesore drejt automatizimit. Redaksitë që humbin gazetarë për shkak të pamundësisë për ti paguara ata, por edhe duke e parë automatizimin si një formë minimizimi të kostove, mund të joshen të zëvendësojnë një pjesë të stafit me teknologji. Por shembujt si ai i Microsoft, që në 2020 zëvendësoi kuratorët e MSN me AI dhe publikoi lajme të pasakta e ofenduese, vërtetojnë se kursimi afatshkurtër mund të kthehet në humbje afatgjatë.

Modelet hibride, ku AI merret me punët rutinë dhe gazetarët me punën që kërkon gjykim, duket se janë rruga më e mençur. Le Monde përdor AI për përkthime, por çdo tekst kalon nga syri i një redaktori. Sepse “syri njerëzor” është ai që dallon një lajm të mirë nga një tekst i thjeshtë i gjeneruar.

Rregullat “po çalojnë” kundrejt hapit të teknologjisë

Ndërkohë që AI po integrohet me shpejtësi, rregullat etike dhe ligjore ecin me hapa të ngadaltë. Paris Charter on Journalism and AIpropozon parime të qarta, mbikëqyrje njerëzore, transparencë, saktësi dhe mbrojtje të të drejtave të autorit. Agjencitë e mëdha si AP dhe Reuters po bëjnë marrëveshje me zhvilluesit e AI për përdorimin e përmbajtjes së tyre. BE ka miratuar Aktin e Inteligjencës Artificiale, që kërkon shënimin e përmbajtjes së gjeneruar nga AI dhe po diskuton standarde për informacionet zgjedhore. Në Shqipëri, përtej faktit që nuk ka një kuadër ligjor që të rregullojë media si fuseh apo koncept, as kodi i etikës nuk përfshin ende udhëzime të qarta për AI, pavarësisht se në kohët e fundit përpjekje janë duke u bërë që parashikime të tilla të përfshihen në të.

“Përdorimi i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm është thelbësor. Gazetarët duhet të njohin si potencialin, ashtu edhe rreziqet e inteligjencës artificiale, dhe të verifikojnë çdo informacion që prodhohet. Kjo nënkupton që bashkë me përmbajtjen të kërkohet gjithmonë burimi ose referenca, në mënyrë që të jetë i kontrollueshëm. Vetëm kështu AI mund të shërbejë si ndihmë për gazetarinë, jo si burim i rrezikut,” nënvizon Emirjon Senja.

E vërteta është se AI nuk është as shpëtimtare, as kërcënim fatal,  është një mjet. Një redaksi që e sheh AI si “gazetar praktike” të përhershëm, që bën punët e përsëritura por që nuk del kurrë në terren, do të përfitojë nga shpejtësia dhe volumi pa sakrifikuar cilësinë. Por kjo kërkon tre gjëra të panegociueshme: transparencë, lexuesi duhet të dijë kur AI ka kontribuar në përmbajtje), mbikëqyrje njerëzore, asnjë tekst nuk duhet të publikohet pa kontroll editorial dhe politika publike dhe të brendshme që përcaktojnë kufijtë e përdorimit të saj. /ACQJ

Etiketat: AcqjAi ne mediaemirjon senjaInteligjenca artificiale
Artikulli para

DATAT/ Kur nis dhe mbaron shkolla për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm

Artikulli pas

AFERA/ Skemë turke në Tiranë, Emiljano Dusha merr “çelsat” e KAYO: Me padi në SPAK, i preferuari i zakonshëm vihet në qendër të industrisë ushtarake shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse shumë përdorues po i rikthehen celularëve të dikurshëm?
Aktualitet

Pse shumë përdorues po i rikthehen celularëve të dikurshëm?

4 Tetor, 2025
Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat
Aktualitet

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

4 Tetor, 2025
Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet ’90, fitorja detyrim kundër Bylisit
Aktualitet

Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet ’90, fitorja detyrim kundër Bylisit

4 Tetor, 2025
Rama: Aty ku vihet zjarr, nuk do të ndërtohet për 30 vite, do t’i mbjellim me dronë
Aktualitet

Rama: Aty ku vihet zjarr, nuk do të ndërtohet për 30 vite, do t’i mbjellim me dronë

4 Tetor, 2025
Kujdes alternativ për fëmijët: Qeveria publikon draftin e ri, si do zbatohet
Aktualitet

Kujdes alternativ për fëmijët: Qeveria publikon draftin e ri, si do zbatohet

3 Tetor, 2025
Apple sjell përkthimin në kohë reale në kufje, ndihmë për turistët, por a shton dembelët që nuk mësojnë gjuhë të huaja?
Aktualitet

Apple sjell përkthimin në kohë reale në kufje, ndihmë për turistët, por a shton dembelët që nuk mësojnë gjuhë të huaja?

3 Tetor, 2025
Artikulli pas
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

AFERA/ Skemë turke në Tiranë, Emiljano Dusha merr “çelsat” e KAYO: Me padi në SPAK, i preferuari i zakonshëm vihet në qendër të industrisë ushtarake shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

PENSIONET/ Nis në qershor zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri, përfitojnë 1 387 shqiptarë
Aktualitet

PENSIONET/ Nis në qershor zbatimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri, përfitojnë 1 387 shqiptarë

Nga SkyWeb
11 Prill, 2025
0

Në qershor 2025 do të hyjë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të periudhave të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe...

Lexo të plotë
Pse avionët nuk fluturojnë mbi Tibet

Pse avionët nuk fluturojnë mbi Tibet

20 Maj, 2025
Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

28 Prill, 2025
TENDERI/ Policia bën gati 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar. A mos vallë është i paracaktuar fituesi?!

TENDERI/ Policia bën gati 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar. A mos vallë është i paracaktuar fituesi?!

19 Gusht, 2025
Ryan Air shtrëngon kushtet për bagazhet: Rriten shpërblimet për stafin që kap pasagjerë me çanta të mëdha

Ryan Air shtrëngon kushtet për bagazhet: Rriten shpërblimet për stafin që kap pasagjerë me çanta të mëdha

29 Gusht, 2025

Të Fundit

Pse shumë përdorues po i rikthehen celularëve të dikurshëm?

Pse shumë përdorues po i rikthehen celularëve të dikurshëm?

4 Tetor, 2025
“Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit

“Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit

4 Tetor, 2025
Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

4 Tetor, 2025
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

4 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr