• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
në Aviacion
A A
0
Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fluturimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur gradualisht të rifillojnë pas ndërprerjeve të shkaktuara nga tensionet në rajon, ndërsa autoritetet e aviacionit kanë vendosur operime të kufizuara për të lejuar largimin e pasagjerëve të bllokuar.

Fluturimi i parë që u nis pas mbylljes së hapësirës ajrore ishte një avion i kompanisë Etihad drejt Londrës, i cili u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Zayed në Abu Dhabi rreth mesditës me orën europiane.

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se janë vendosur fluturime të jashtëzakonshme në disa aeroporte të vendit, me qëllim evakuimin e udhëtarëve të prekur nga zhvillimet e fundit në rajon.

Këto fluturime nuk janë të hapura për rezervime të reja, pasi kompanitë ajrore po kontaktojnë drejtpërdrejt pasagjerët që kishin bileta të mëparshme dhe u japin atyre detajet për nisjen.

Ndër destinacionet e para që janë realizuar përfshihen qytete europiane, aziatike dhe të Lindjes së Mesme, ndërsa itineraret po devijohen përmes Omanit dhe Arabisë Saudite për arsye sigurie.

Kompania Emirates ka njoftuar se do të rifillojë gradualisht fluturimet duke u dhënë përparësi pasagjerëve që kishin rezervime ekzistuese.

Ndërkohë, sulmet dhe tensionet në rajon kanë shkaktuar kaos në trafikun ajror në të gjithë Gjirin, duke lënë mijëra udhëtarë të bllokuar në vende si Emiratet, Katari, Bahreini dhe Kuvajti.

Disa shtete vijojnë të mbajnë të mbyllur hapësirën ajrore, ndërsa kompani të mëdha ajrore kanë anuluar ose riplanifikuar fluturimet drejt destinacioneve të rajonit.

Në këtë situatë, kërkesa për fluturime private është rritur ndjeshëm, pasi një pjesë e udhëtarëve po përpiqen të largohen nga rajoni përmes rrugëve alternative.

Situata mbetet dinamike dhe operimet ajrore pritet të përshtaten në varësi të zhvillimeve të sigurisë në ditët në vijim. /skyweb.al

Etiketat: emiratedetihad
Artikulli para

Sulmohet një tjetër anije çisternë në Gjirin e Hormuzit, rritet pasiguria në tregjet e energjisë

Artikulli pas

Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete
Aviacion

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

31 Gusht, 2026
Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët
Aviacion

Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët

29 Gusht, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

Problemi teknik te Albcontrol, TIA: Jemi në kontakt me të gjitha kompanitë ajrore, staf maksimal për menaxhimin e situatës

28 Gusht, 2026
Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur
Aviacion

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
OP-ED

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
0

nga Baton Haxhiu Nesër Gjykata e Posaçme mund ta emërojë vetë zëvendëskryeministren e Edi Ramës. Sepse me vendimin nr. 118...

Lexo të plotë
Sllovenët e NLB Bank synojnë tregun e Shqipërisë

Sllovenët e NLB Bank synojnë tregun e Shqipërisë

7 Shkurt, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Taksat e larta, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë se Europa dhe sa dyfishi i rajonit sipas fuqisë blerëse

11 Mars, 2026
Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

26 Shkurt, 2026
Mashtroi klientët me biletat, gjykata dënon kompaninë ajrore me 10 milion dollarë

Mashtroi klientët me biletat, gjykata dënon kompaninë ajrore me 10 milion dollarë

25 Prill, 2025

Të Fundit

Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

1 Shtator, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Punojmë vetëm për të ngrënë, një e pesta e ekonomisë shkon për ushqime

1 Shtator, 2026
Nuk e ka fajin karrigia, por divani

Nuk e ka fajin karrigia, por divani

1 Shtator, 2026
“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

1 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr