• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 1 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Gusht, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Esmeralda Topi

Në gusht të vitit 2019, një foto e shpërndarë nga faqja satirike “Brryli Broadway” ndezidebat në rrjetet sociale. Në të shfaqej kryeministri Edi Rama, i ulur në një restorant buzë Lungomares së Vlorës, me një cigare të ndezur në dorë.

Kryeministri po shkelte ligjin antiduhan, që nisi të zbatohej me bujë verën e 2014-s dhe ish ashpërsuar sërish pesë vite më vonë.

Rama mohoi shkeljen duke argumentuar se ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit. Por detajet në foto e ‘dogjën’. Komentuesit vunë re se shishet e verës, që shiheshin në sfond, mbaheshin në rafte, gjë që ndodh vetëm në ambiente të mbyllura, aq më tepër në kulmin e vapës përvëluese të gushtit.

“Në sa restorante mbahet vera jashtë, kur temperatura arrin 40 gradë? Në asnjë,”shkruante një qytetar.

Ky nuk ishte një rast i izoluar. Në pesë vite jetë, ligji i ri antiduhan po jepte shenjat e para të dështimit. Një ndër ligjet më të rëndësishme për shëndetin publik, u kthye vit pas viti në një akt formal, i shpërfillur nga të gjithë.

Nga zbatimi i rreptë tek indiferenca shtetërore

Kur ligji i ri kundër duhanpirjes hyri në fuqi në gusht të vitit 2014, pati një efekt të menjëhershëm. Lokalet boshatisën tavolinat nga tavullat e duhanit, pronarët vendosën shenja ndaluese, ndërsa qytetarët u mësuan me idenë se ambientet e mbyllura duhej të ishin pa tym. Kontrolli ishte i forte asokohe. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISSH) gjobiste shkelësit.

Por shifrat zyrtare tregojnë se ky zell nuk zgjati shumë. Nga të dhënat e siguruara nga “Faktoje”, ISSH ka kryer 94,355 inspektime kombëtare në periudhën 2015-2025. Në vitin 2015 u zhvilluan 22,125 inspektime, por në vitin 2025, deri në muajin maj, vetëm 2,319. Pra, një rënie dramatike prej rreth 90% brenda një dekade. Edhe krahasuar me vitin 2024, rënia e inspektimeve është e ndjeshme, duke shënuar 74% krahasuar me kulmin e vitit 2015.

Tirana, kryeqyteti me numrin më të madh të lokaleve, ndjek të njëjtën tendencë. Në vitin 2015 u kryen 4,985 inspektime, ndërsa në pesë muajt e parë të 2025 vetëm 693, reduktim prej 86%. Ligji që nisi të ushtrohej me rreptësi u braktis gradualisht, duke u bërë thuajse inekzistent veçanërisht gjatë pesë viteve të fundit.

Veç inspektimeve, edhe situata me gjobat është po aq shqetësuese pasi reflekton mungesën e ekzekutimit efektiv të ligjit. Në dhjetë vite janë vendosur gjithsej 2,073 gjoba. Kulmi i tyre ishte viti 2019, kur, pas zgjerimit të hapësirave të ndalimit, u dhanë 466 gjoba, më shumë se dyfishin e viteve para dhe pas tij. Por ky ishte një moment i shkurtër. Pas 2019-s, edhe numri i gjobave ka rënë ndjeshëm. Vetëm 12 gjoba në vitin 2021 dhe po aq në pesë muajt e parë të 2025.

Edhe më shqetësues është fakti se gjobat, edhe kur vendosen, nuk ekzekutohen. Nga mbi 2 mijë të tilla të vendosura dekadën e fundit, janë arkëtuar vetëm 262, pra 12.6%. Vlera e mbledhur është 786 milion lekë, ndërsa pjesa tjetër është peng i zvarritjeve përmbarimore.

Ekspertët: Shëndeti publik në rrezik

Eksperti Roland Shuperka, një nga hartuesit e ligjit antiduhan, e përmbledh me pak fjalë problemin: “Në shumë ambiente publike, sidomos në bare dhe kafene, ligji nuk zbatohet në praktikë.”

Shuperka rendit disa arsye: mungesë vullneti politik, mungesë monitorimi real, trajtim të pabarabartë të subjekteve dhe, paradoksalisht, gjoba shumë të larta që kanë krijuar hapësirë për abuzim nga vetë inspektorët.

Por ndoshta më e rëndësishmja është mungesa e një fushate të qëndrueshme ndërgjegjësimi. Në fillim, mesazhet kundër duhanit u shfaqën në çdo lokal, shkollë apo media. Sot, këto mesazhe janë zhdukur, duke lënë terren të lirë për një normalizim të duhanpirjes në ambiente të mbyllura.

“Ligji ka qenë një gur themeli për shëndetin publik në Shqipëri, por duhet një angazhim i fortë për zbatim dhe kontroll”, përfundon Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit në Shqipëri.

Pasojat janë të matshme. Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të duhanpirjes në rajon: rreth 38% e popullsisë. Duhanpirja është shkaku kryesor i 7 tumoreve, mes tyre kanceri i mushkërive (90%), i laringut (90%), i faringut dhe ezofagut (80%), i zgavrës së gojës dhe buzës, si dhe i fshikëzës urinare (70%).

Mjekët paralajmërojnë se rritja e numrit të duhanpirësve të rinj do të sjellë pasoja katastrofike. Deri në vitin 2030 pritet që numri i tumoreve në vend të rritet me 60% krahasuar me vitin 2020, kryesisht për shkak të konsumit të duhanit. Në vend të ndërgjegjësimit dhe parandalimit, të rinjtë ekspozohen ndaj një kulture ku cigaret shihen si pjesë normale e jetës shoqërore.

Historia e ligjit antiduhan në Shqipëri është historia e një nisme që nisi me zell dhe përfundoi me dështim. Në vitin 2014, ishte një shembull se si shteti mund të vendoste rregulla të forta për mbrojtjen e shëndetit publik. Por dhjetë vite më pas, është shembull se si mungesa e vullnetit politik, korrupsioni i vogël i përditshëm dhe indiferenca shoqërore mund ta zhbëjnë çdo nismë./faktoje.al

Artikulli para

AFERA/ Skemë turke në Tiranë, Emiljano Dusha merr “çelsat” e KAYO: Me padi në SPAK, i preferuari i zakonshëm vihet në qendër të industrisë ushtarake shqiptare

Artikulli pas

Air Albania në krizë të thellë financiare, njoftohet anulimi i fluturimeve në Slloveni

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

TIA njofton anulimin e fluturimeve drejt Dubait dhe Tel Avivit pas luftës në Lindjen e Mesme

28 Shkurt, 2026
Plasi lufta, kompanitë e sigurimeve tërheqin policat për anijet që kalojnë në Gjirin e Hormuzit
Ekonomi

Plasi lufta, kompanitë e sigurimeve tërheqin policat për anijet që kalojnë në Gjirin e Hormuzit

28 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta
Aktualitet

Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

28 Shkurt, 2026
Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime
Aviacion

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

28 Shkurt, 2026
Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike
Aktualitet

Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

28 Shkurt, 2026
Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë
Ekonomi

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

28 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë

Air Albania në krizë të thellë financiare, njoftohet anulimi i fluturimeve në Slloveni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çifti nga Tirana bëhen prindër të katërnjakëve
Aktualitet

Çifti nga Tirana bëhen prindër të katërnjakëve

Nga Editor
26 Tetor, 2025
0

Një çift nga Tirana është bekuar me katërnjakë, të cilët ndodhen në gjendje shumë të mirë në maternitetin “Koço Gliozheni”....

Lexo të plotë
Furia “Labubu”, kukulla që ka pushtuar rrjetet dhe dyqanet çfarë përfaqëson dhe pse kaq shumë zhurmë?

Furia “Labubu”, kukulla që ka pushtuar rrjetet dhe dyqanet çfarë përfaqëson dhe pse kaq shumë zhurmë?

29 Qershor, 2025
Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

19 Maj, 2025
Vizioni ekstrem i CEO-s së Ryan Air: Një avion pa valixhe, pa debate dhe shërbim i automatizuar

Vizioni ekstrem i CEO-s së Ryan Air: Një avion pa valixhe, pa debate dhe shërbim i automatizuar

22 Janar, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

8 Maj, 2025

Të Fundit

Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

TIA njofton anulimin e fluturimeve drejt Dubait dhe Tel Avivit pas luftës në Lindjen e Mesme

28 Shkurt, 2026
Pse disa njerëz mbeten mendërisht të mprehtë edhe të moshuar

Pse disa njerëz mbeten mendërisht të mprehtë edhe të moshuar

28 Shkurt, 2026
Plasi lufta, kompanitë e sigurimeve tërheqin policat për anijet që kalojnë në Gjirin e Hormuzit

Plasi lufta, kompanitë e sigurimeve tërheqin policat për anijet që kalojnë në Gjirin e Hormuzit

28 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

28 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr