• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Bie numri i aksidenteve në janar, mëgjithatë në Tiranë dhe Lezhë shoferët “nuk pyesin”: Dita më problematike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aksidentet rrugore në vend kanë shënuar rënie të ndjeshme në fillim të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke treguar një ulje të numrit të ngjarjeve por edhe të personave të përfshirë në to.

Në muajin janar 2026 janë regjistruar 96 aksidente rrugore në të gjithë vendin, ku 149 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Krahasuar me janarin e vitit 2025, kur u shënuan 125 aksidente, rezulton një rënie prej 23,2 për qind, duke e bërë këtë një nga fillimet më të ulëta të viteve të fundit për sa i përket aksidenteve.

Sipas analizës së shkaqeve, 85,4 për qind e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve, duke konfirmuar edhe një herë se faktori njerëzor mbetet elementi kryesor i rrezikut në rrugë. Në aspektin demografik, grup mosha 25 deri në 34 vjeç përbën pjesën më të madhe të aksidenteve, me 31,3 për qind të totalit.

Nga pikëpamja kohore, dita e premte rezulton më problematikja, me 21,9 për qind të aksidenteve të regjistruara, ndërsa dita e martë ka shënuar nivelin më të ulët, me vetëm 6,3 për qind. Po ashtu, intervali orar 19:00 deri në mesnatë rezulton më i rrezikshmi, duke përqendruar 24 për qind të aksidenteve të muajit.

Sipas shpërndarjes sipas qarqeve, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të aksidenteve, me 38 raste dhe 44 persona të aksidentuar, e ndjekur nga Lezha me 16 aksidente dhe 41 të aksidentuar. Në krahun tjetër, qarqe si Berati dhe Dibra paraqesin numrin më të ulët të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat janë paraprake dhe mund të përditësohen, por trendi i muajit të parë të vitit 2026 tregon një ulje të frekuencës së aksidenteve, ndërsa sfida kryesore mbetet reduktimi i faktorëve të lidhur me sjelljen e drejtuesve në rrugë.

Etiketat: aksident
Artikulli para

“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

Artikulli pas

Nga se ka “frikë” Edi Rama

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nga se ka “frikë” Edi Rama

Nga se ka "frikë" Edi Rama

Të Përzgjedhura

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040
Ekonomi

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

Nga Editor
19 Shtator, 2025
0

Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë një rritje prej 37% në vlerën e tregtisë dhe shërbimeve globale deri në vitin 2040,...

Lexo të plotë
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

24 Shkurt, 2026
Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me kancerin, zbulon studimi i ri

Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me kancerin, zbulon studimi i ri

6 Korrik, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

31 Mars, 2026
Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë

Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë

26 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr