• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2025
në Ekonomi, Turizëm
A A
0
New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të reja të Evropës, shkruan gazetarja Valeriya Safronova për prestigjiozen amerikane New York Times.

Në jug të vendit, pranë ishullit grek të Korfuzit, qëndron qyteti antik i Butrintit, një trashëgimi mijëravjeçare me teatër në natyrë, pagëzimore bizantine, ujësjellës romak dhe një park kombëtar prej 93 kilometrash katrorë ku enden dhelpra, skifterë dhe shqiponja. Vetëm dhjetë minuta larg, resorti modern i Ksamilit ofron një atmosferë të gjallë mes shezlongëve, muzikës elektronike dhe sporteve ujore, shpesh i krahasuar nga influencerët me Maldivet.

Shqipëria është një destinacion ku mund të shëtitësh nëpër rrënoja antike në mëngjes dhe të kërcesh mbi rërë në mbrëmje. Kjo, sipas autorës, është një nga arsyet pse vendi po tërheq çdo vit më shumë vizitorë: 11,7 milionë turistë në vitin e kaluar nga 10 milionë një vit më parë. Përveç bregdetit, ata eksploruan malet, liqenet e veriut dhe Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë, i përfshirë nga New York Times në listën e 52 vendeve për t’u vizituar në vitin 2023.

“Shqipëria është ende një vend ekzotik për shumë njerëz”, tha Frenkli Prengaj nga “Discover Albania”.

Vendi, i shtrirë mes Greqisë dhe Malit të Zi, shpalli pavarësinë në vitin 1912. Nga vitet ’40 deri në vitin 1990, Shqipëria jetoi nën një diktaturë staliniste, e izoluar nga bota. Në fund të viteve ’90 përjetoi krizë ekonomike dhe trazira, por sot, me stabilizimin politik dhe çmimet e ulëta, turizmi është bërë motor i zhvillimit.

Ksamil është shembulli i qartë i kësaj Shqipërie të re. Dikur zonë bujqësore e kufizuar për shkak të afërsisë me Korfuzin, sot është kthyer në një resort të gjallë. Gazetarja përshkruan një drekë të qetë me oktapod (1 800 lekë) në “Freskia e Jonit”, me pamje nga uji kristal dhe ishujt e gjelbër. Për pushime më të qeta, turistët mund të zgjedhin Jalën, Borshin apo Dhërmiun, ku zhvillohet edhe festivali i muzikës “Kala”.

Vetëm 20 minuta larg Ksamilit, Saranda ofron plazhe publike, shëtitore të gjallë dhe restorante me ushqim deti si “Haxhi” dhe “Marini”. Autorja tregon se qëndroi në “LaFe Boutique Hotel” dhe shijoi atmosferën familjare të qytetit.

Berati, një tjetër destinacion i veçantë, i listuar nga UNESCO, shquhet për çatitë e kuqe dhe dritaret e shumta të shtëpive. Kalaja, kishat bizantine, xhamitë e hershme dhe muzeu “Onufri” dëshmojnë historinë e pasur. Në “Amalia Homemade Food”, gazetarja shijoi një menu tradicionale me sallata të freskëta, perime të pjekura, byrek dhe biftek, të shoqëruar me raki të bërë me kanellë.

Në Gjirokastër, të përshkruar nga Ismail Kadare si një “krijesë parahistorike”, vizitorët mund të zbulojnë shtëpitë prej guri, kështjellën dhe tunelet e Luftës së Ftohtë të ndërtuara nga diktatori Enver Hoxha. Agjencia “Experience Gjirokastra” organizon ture në bunkerë për vetëm 200 lekë.

Një nga vizitat më mbresëlënëse ishte ajo në shtëpinë e Skendulajve, ndërtuar mbi 300 vjet më parë, me 64 dritare, 44 dyer, gjashtë banjo dhe katër hamame. “Dhoma e sigurt”, shpjegon Edlira Skenduli, ka shërbyer si strehë për 70 persona gjatë luftërave botërore.

Ndërsa dielli perëndonte mbi qytetin e gurit, gazetarja përshkruan kontrastin mes thirrjes melodike për lutje në luginë dhe atmosferës së largët të plazheve të zhurmshme përtej maleve.

Etiketat: new york times'shqiperia
Artikulli para

Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet

Artikulli pas

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë
Ekonomi

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan më shumë se mesatarja e BE-së, tregu nën presion nga kërkesa e lartë

15 Prill, 2026
Gafa me tenderin 300 milionë lekë, tre kompani “padisin” Vangjel Tavon në KPP
Ekonomi

Gafa me tenderin 300 milionë lekë, tre kompani “padisin” Vangjel Tavon në KPP

15 Prill, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

15 Prill, 2026
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri
Ekonomi

Shqipëria, “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

15 Prill, 2026
Misioni i pamundur i Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Ekonomi

Bllokada në Gjirin e Hormuzit po rrit eksportet amerikane të naftës

15 Prill, 2026
Kaosi me sistemin e ri të kontrollit, disa aeroporte europiane rikthejnë policët
Aviacion

Kaosi me sistemin e ri të kontrollit, disa aeroporte europiane rikthejnë policët

14 Prill, 2026
Artikulli pas
Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?
Shëndet

A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?

Nga Editor
15 Dhjetor, 2025
0

“Po të ma kishit bërë këtë pyetje 15 vjet më parë, do t’ju kisha thënë: ‘Absolutisht marrëzi. Është çështje gjenetike...

Lexo të plotë
Washington Post: Shqipëria, magnet turistik me plazhe dhe kamping

Washington Post: Shqipëria, magnet turistik me plazhe dhe kamping

28 Shtator, 2025
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

15 Prill, 2026
“Travel and Tour World”: “Magji” dimërore në Korçë, destinacioni që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: “Magji” dimërore në Korçë, destinacioni që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

30 Dhjetor, 2025
Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

15 Prill, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

15 Prill, 2026
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan më shumë se mesatarja e BE-së, tregu nën presion nga kërkesa e lartë

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr