• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

File source: http://commons.wikimedia.org/wiki/File:HK_Sai_Ying_Pun_Lin_Heung_Kui_restaurant_cleaning_lady_n_kitchen_Aug-2012.JPG

Share on FacebookShare on WhatsApp

Një pjesë e madhe e punonjësve shqiptarë po mendojnë largimin nga vendi i punës aktual, duke sinjalizuar pakënaqësi të thellë në tregun e punës.

Sipas raportit më të fundit të Gallup “State of the Global Workplace 2025”, 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht mundësi të reja profesionale, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 8-të në Europë dhe Azinë Qendrore për këtë tregues. Pas saj mbeten vende si Norvegjia, Suedia dhe Serbia.

Edhe pse shifra është më e ulët se një vit më parë (42%), ajo mbetet një tregues i fortë i pasigurisë dhe pakënaqësisë. Sipas ekspertëve, pagat e ulëta, kushtet e pamjaftueshme të punës, mungesa e sigurisë dhe emigracioni ekonomikjanë faktorët kryesorë që i shtyjnë shqiptarët të kërkojnë alternativa.

Raporti i Gallup thekson se dëshira për të ndryshuar punë lidhet ngushtë me nivelin e lartë të stresit, mungesën e angazhimit dhe mirëqenien e ulët në vendin e punës. Në Shqipëri, këto sfida janë të dukshme sidomos tek profesionistët e rinj dhe të kualifikuar, të cilët shpesh e shohin emigrimin si zgjidhjen më të arsyeshme.

Analistët paralajmërojnë se, nëse nuk adresohen këto probleme, vendi rrezikon një largim masiv të trurit të kualifikuar, duke ndikuar negativisht jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr investime të huaja, raporton Monitor.al.

Punëdhënësit shqiptarë, sipas raportit, përballen me sfidën për të rritur pagat, përmirësuar kushtet e punës dhe investuar në mirëqenien e punonjësve, nëse duan të ruajnë talentin brenda vendit.

Ndërkohë, Gallup vë në dukje rëndësinë e një mjedisi pune mbështetës, ku drejtuesit ofrojnë motivim dhe mundësi zhvillimi profesional. Përndryshe, fenomeni i largimit të punonjësve do të vijojë të thellohet, duke e bërë Shqipërinë gjithnjë e më të brishtë ndaj emigracionit të fuqisë punëtore.

Etiketat: puneVend pune
Artikulli para

Kina dhe Rusia patrullojnë bashkë me nëndetëse, a duhet të shqetësohet SHBA-ja?

Artikulli pas

Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, "mbahen" ndërtimi dhe tregtia

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Jetojmë më gjatë, por plakemi më shpejt. Pse ndodh?
Shëndet

Jetojmë më gjatë, por plakemi më shpejt. Pse ndodh?

Nga Editor
6 Janar, 2026
0

Duke parë fotografitë e paraardhësve tanë, shpesh krijohet përshtypja se ata duken shumë më të vjetër nga sa kanë qenë...

Lexo të plotë
“Frena” Inteligjencës Artificiale, rregullat e reja strikte për mbrojtjen e fëmijëve

“Frena” Inteligjencës Artificiale, rregullat e reja strikte për mbrojtjen e fëmijëve

30 Dhjetor, 2025
Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

11 Nëntor, 2025
Avionë privatë, anije e qindra makina luksoze, ky është mbreti më i pasur në botë

Avionë privatë, anije e qindra makina luksoze, ky është mbreti më i pasur në botë

22 Shtator, 2025
Tetori Rozë, SIGAL i kujton çdo gruaje rëndësinë e kujdesit, kontrollit dhe sigurimit

Tetori Rozë, SIGAL i kujton çdo gruaje rëndësinë e kujdesit, kontrollit dhe sigurimit

17 Tetor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr