• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Avionë privatë, anije e qindra makina luksoze, ky është mbreti më i pasur në botë

Editor Nga Editor
22 Shtator, 2025
në Uncategorized
A A
0
Avionë privatë, anije e qindra makina luksoze, ky është mbreti më i pasur në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Monarku i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur zyrtarisht si Rama X është mbreti më i pasur në botë. Ai zotëron një pasuri të jashtëzakonshme, që përfshin rreth 17 mijë prona vetëm në Bangkok, 38 avionë privatë, mbi 300 makina luksoze dhe 52 anije ceremoniale të mbuluara me ar. Ajo që për të është pjesë e përditshmërisë, për botën duket thuajse e pabesueshme.

Pas vdekjes së babait të tij, mbretit legjendar Bhumibol Adulyadej, Rama X mori fronin në vitin 2016. Me kurorën, trashëgoi edhe një pasuri kolosale prej rreth 43 miliardë dollarësh, duke u bërë menjëherë monarku më i pasur në botë. Por Vajiralongkorn nuk është mjaftuar me trashëgiminë: ai ka ditur të investojë me kujdes dhe inteligjencë, duke e rritur ndjeshëm pasurinë e tij personale.

Pronat e shumta në kryeqytetin tajlandez i sjellin të ardhura të mëdha nga qiratë, ndërsa projektet prestigjioze të ndërtimit në zona të lakmuara të Bangkokut kanë shumëfishuar fitimet. Për më tepër, Rama X zotëron aksione të rëndësishme në kompani strategjike të energjisë dhe telekomunikacionit, duke ndërtuar një perandori ekonomike që shkon shumë përtej trashëgimisë mbretërore.

I lindur si djali i vetëm i mbretit Bhumibol dhe i mbretëreshës Sirikit, Vajiralongkorn u përgatit prej vitesh për rolin e tij. Ai ka studiuar në akademi ushtarake në Australi dhe në Britaninë e Madhe, dhe është trajnuar si pilot avionësh dhe helikopterësh. Në rininë e tij mori pjesë në misione ushtarake brenda vendit, duke bashkuar disiplinën ushtarake me luksin e jashtëzakonshëm që e ka shoqëruar gjithnjë.

Megjithatë, Rama X mbetet një figurë kontradiktore, një monark që ecën në kufirin delikat mes një tradite të shenjtë dhe një stili jete që shpesh sfidon pritshmëritë. Ai përfaqëson një Tajlandë të ndarë mes adhurimit ndaj figurës mbretërore dhe kritikave për ekstravagancën e tepruar. /Skyweb.al

Etiketat: mbretpasuritetajlande
Artikulli para

Boeing përshpejton punën: Avioni i gjeneratës së GJASHTË, F-47 nis fluturimin në 2028

Artikulli pas

Wizz Air Pilot Academy organizon open day në Tiranë më 27 shtator

Editor

Editor

Nga Kategoria

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës
Uncategorized

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile
Uncategorized

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

22 Korrik, 2026
Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara
Uncategorized

Procedohen 9 administratorë dyqanesh në Tiranë, tregtonin veshje luksoze të kontrabanduara

18 Korrik, 2026
Artikulli pas
Wizz Air Pilot Academy organizon open day në Tiranë më 27 shtator

Wizz Air Pilot Academy organizon open day në Tiranë më 27 shtator

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri
Ekonomi

Rekord europian, shqiptarët punojnë kryesisht për t’u ushqyer

Nga SkyWeb
22 Korrik, 2026
0

Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë, duke lënë pas vendet...

Lexo të plotë
DETAJET/ SEPA ul ndjeshëm koston e transfertave të parave për shqiptarët

DETAJET/ SEPA ul ndjeshëm koston e transfertave të parave për shqiptarët

20 Shkurt, 2026
Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

5 Nëntor, 2025
Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

2 Gusht, 2026
Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më afër se kurrë familjes europiane, për t’i shtuar vlerat dhe energjinë tonë

9 Maj, 2026

Të Fundit

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr