• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

Editor Nga Editor
29 Shtator, 2026
në Uncategorized
A A
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Adoleshentë francezë u vunë zjarrin koshave të plehrave dhe hodhën sende të ndryshme ndaj policisë të martën, ndërsa vazhduan bllokimin e disa shkollave të mesme, duke kërkuar kushte më të mira.

Nxënësit e shkollave të mesme kanë zhvilluar protesta para shkollave të tyre që prej javës së kaluar, për shkak të ankesave që lidhen me oraret mësimore, numrin e nxënësve në klasa dhe mungesën e mësuesve, si edhe me klasat e mbinxehura pas valëve të fundit të të nxehtit.

Lëvizja në lice, të cilat në Francë përfshijnë vitet e fundit të arsimit parauniversitar, nisi në rajonin Île-de-France rreth Parisit, ku autoritetet arsimore raportuan të martën bllokime në rreth 10 shkolla.

Tani protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera në mbarë vendin.

Nxënës të maskuar u mblodhën para Liceut César Baggio në Lille, në veri të Francës, duke u vënë zjarrin koshave të plehrave, raportoi një fotograf i AFP-së.

Strehët e autobusëve dhe tabelat reklamuese u dëmtuan, ndërsa shishe, gurë shtrimi dhe objekte të ndryshme u hodhën ndaj policisë, e cila u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës.

Në Liceun Gabriel Guist’hau në qytetin perëndimor të Nantes, adoleshentët grumbulluan dhjetëra kosha plehrash për të penguar hyrjen. Ndërkohë, në Paris, pati një përplasje të tensionuar mes rreth 30 nxënësve dhe një grupi policësh në shkollën Arago.

Veprime të ngjashme u raportuan edhe në qytete të tjera, përfshirë Marsejën në jug, Bordeaux-n në perëndim dhe Lyon-in në juglindje.

Në shkollën Lamartine në Paris, rreth 80 nxënës u mblodhën jashtë, duke mbajtur pankarta me slogane si: “Më shumë orë mësimi se gjumë” dhe “Nga ora 8:00 deri në 18:00, a jemi nxënës apo të arrestuar?”

Situata u tensionua edhe në Liceun Bréquigny në qytetin veriperëndimor të Rennes, shkolla e mesme më e madhe e Brittany-së, ku rreth 100 nxënës hodhën sende të ndryshme drejt ndërtesës, sipas një gazetari të videos së AFP-së.

Protestat u zhvilluan në të njëjtën ditë kur sindikatat planifikuan demonstrata mbarëkombëtare, si edhe greva kundër projektbuxhetit të kryeministrit Sébastien Lecornu, një aleat i afërt i presidentit Emmanuel Macron.

Artikulli para

Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë

Artikulli pas

Shqetësime për sigurinë, OpenAI shtyn publikimin e modelit të ri të ChatGPT

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës
Uncategorized

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
Artikulli pas
Shqipëria, ndër vendet ku përdoret më pak Inteigjenca Artificiale

Shqetësime për sigurinë, OpenAI shtyn publikimin e modelit të ri të ChatGPT

Të Përzgjedhura

Shqipëria prodhoi 147 mijë ton ullinj gjatë 2024
Ekonomi

Shqipëria prodhoi 147 mijë ton ullinj gjatë 2024

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
0

Viti 2024 ka sjellë zhvillime pozitive në bujqësinë shqiptare, me disa kultura që kanë kapur nivele rekord prodhimi. Më i...

Lexo të plotë
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Prezantohen syzet inteligjente me autofokus

Prezantohen syzet inteligjente me autofokus

8 Janar, 2026
ANALIZA/ Si do të reagonte bota ndaj një sulmi kinez mbi Tajvanin

ANALIZA/ Si do të reagonte bota ndaj një sulmi kinez mbi Tajvanin

24 Shtator, 2025
A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

4 Tetor, 2026

Të Fundit

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr