• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E diel, 9 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pakti për Universitetin, si i braktisi qeveria premtimet me të cilat shuajti protestën e studentëve

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Nëntor, 2025
in Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pakti për Universitetin, si i braktisi qeveria premtimet me të cilat shuajti protestën e studentëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Esiona Konomi

Në dhjetorin e ftohtë të vitit 2018, rrugët përreth Ministrisë së Arsimit u mbushën me mijëra studentë të zemëruar, me pankarta në duar dhe zëra që kumbonin “Jo dialogut, duam vendime!”. Ishte një nga lëvizjet më të fuqishme spontane që kishte parë Shqipëria pas viteve ’90, pa parti, pa liderë, por me një qëllim të qartë: dinjitet dhe drejtësi në arsim. Kryeministri Edi Rama kërkonte dialog, por studentët e refuzonin me këmbëngulje, duke e akuzuar se kërkonte të zbehte fuqinë e protestës me fjalë boshe. Ajo përballje simbolizoi më shumë se një revoltë universitare, ishte një sfidë e hapur ndaj arrogancës së pushtetit dhe një kujtesë e gjallë se zëri i qytetarëve nuk negociohet.

Por qeveria, pas shumë vështirësish, arriti të ulet në dialog me disa studentë dhe ofroi në publik, më zhurmë të madhe mediatike disa mujore, “Planin e Paqes”.

ADVERTISEMENT

“Pakti për Universitetin” u publikua nga qeveria shqiptare më 24 dhjetor 2018, si reagim ndaj protestës masive të studentëve që kishte nisur në fillim të muajit. Dokumenti u paraqit nga kryeministri Edi Rama si një plan me masa konkrete për të adresuar kërkesat e studentëve, përfshirë uljen e tarifave, përmirësimin e kushteve në konvikte dhe transparencën në administrimin universitar, megjithëse shumë studentë e konsideruan atë si një përpjekje për të zbutur presionin publik pa bërë ndryshime reale strukturore.

Pakti ja doli të shuajë protestën, por 7 vjet më pas, premtimet kryesore ngelen të pa mbajtura.

Buxheti për arsimin nuk u rrit

Në faqen 3 të “Paktit për Universitetin”, që ende gjendet i botuar online në faqen e qeverisë shqiptare, angazhimi i parë ishte: “Rritja e Buxhetit të Arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte)”.

7 vjet më pas, ky premtim ngel tërësisht i pa mbajtur, pasi Ministria e Financave, në përgjigje të një kërkesë për informacion për këtë artikull, tha se: “Në buxhetin e vitit 2025, për sektorin e arsimit janë parashikuar të shpenzohen 3.3% e PBB”.

Sipas të dhënave në publikim të Projekt‑Buxheti 2026, për sektorin e arsimit në Shqipëri është parashikuar një fond prej rreth 89,8 miliardë lekësh, që përbën rreth 3,2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ky nivel financimi mbetet shumë larg premtimit që ju bë studentëve dhe objektivit ndërkombëtar (zakonisht rreth 5 % të PBB‐së), duke nënvizuar një sfidë të vazhdueshme për cilësinë dhe kapacitetin e sistemit arsimor në Shqipëri.

 “Kërkesa e studentëve që buxheti për arsimin të shkonte në 5%, nuk është realizuar”,-thotë Qëndresa Qytetare, një organizatë që ka monitoruar arsimin e lartë në dekadën e fundit.

Tarifat nuk u përgjysmuan

Gjithashtu, Pakti për Universitetin angazhohej për përgjysmimin e tarifave të studimit.

Universiteti i Tiranës deklaroi për këtë artikull, se “tarifat e shkollimit për ciklin e pare të studimeve (Bachelor) nga viti 2017-2018 e në vazhdim nuk kanë ndryshuar.”

Të njëjtën përgjigje dha edhe Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

I vetmi universitet që ka deklaruar ulje të pjesshme për masën më të madhe të studentëve, është Universiteti i Gjirokastrës.

“Për vitin akademik  2025-2026  të gjithë studentët  e vitit te parë dhe ata me notë mesatare 6 e mbi të vitit të dytë dhe të tretë paguajnë 10.000 (dhjetë mijë ) lekë në vit.

Studentët  me notë mesatare nën 6-të paguajnë  20.000 (njëzetë mijë) lekë në vit. Për vitin akademik 2017-2018 të gjithë studentët në nivel “Bachelor” në të gjitha profilet ishte 20.000 (njëzetë mijë ) lekë në vit”,-tha Universiteti “Eqerem Cabej”.

“Tarifat janë përmirësuar, por nuk u përgjysmuan- sic u premtua në paktin për universitetin”,-tha Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.

Përmirësimi që shoqëria civile citon, lidhet me mbështetjen e studentëve të shkëlqyer, ose me nevoja të veçanta ekonomike. Ministria e Arsimit, e pyetur për këtë çështje, nuk u përgjigj drejtpërdrejt se sa janë ulur tarifat e studimit për të rinjtë, por listoi kategoritë që kanë përfituar nga tarifat e reduktuara, sipas vendimit të qeverisë.

Sipas MAS, në studimet master, paguajnë vetëm gjysmën e tarifës, “Studentët me aftësi të kufizuara, si dhe studentët, fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, studentët, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike, apo fëmijët jetimë”.

Lista vijon më fëmijët e zyrtarëve të rënë në krye të detyrës, ish të përndjekurit, si dhe studentët me mesataren vjetore 9-10.

Ministria e Arsimit veçon se studentët që zgjedhin programe prioritare dhe ata në nevojë, trajtohen me bursa.

Karta e studentit

Pakti për Universitetin premtonte gjithashtu: “Lëshimi i Kartës për çdo student të regjistruar në vitin akademik 2019-2020.”

Si Ministria, ashtu edhe Universitetet Publike nuk japin dot një përgjigje direkte nëse çdo student ka sot një kartë të tillë, dhe aq më pak të tregojnë sa efektive është ajo e çfarë shërbimesh kryen. Topi pasohet tek bashkitë që ku janë vendosur këtë universitete.

Ministria e Arsimit tha se ka nënshkruar marrëveshje me të gjitha Bashkitë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë Bashkive një rol thelbësor në zbatimin e kësaj nisme.

“Kjo marrëveshje kooperimi ka siguruar që çdo Bashki të marrë përsipër përgjegjësinë për të administruar, hartuar dhe zgjeruar paketën e uljeve dhe shërbimeve specifike brenda territorit të saj, duke garantuar që Karta e Studentit të jetë një dokument funksional dhe i vlefshëm në mbarë vendin për të gjithë studentët”,-tha MAS.

Universitetet pohojnë se po lëshojnë menjëherë karta për studentët e tyre, por pa shpjeguar shërbimet që ofrohen.

“Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër deklaroi se “nuk ofron drejtpërdrejt këtë shërbim, por bashkëpunon me QSHA-në dhe institucionet përgjegjëse për verifikimin e të dhënave të studentëve, në kuadër të procesit kombëtar të pajisjes me Kartë Studenti”.

Universiteti i Tiranës gjithashtu spostoi përgjegjësinë tek bashkia duke thënë se: “Ky shërbim është i vazhdueshëm dhe menaxhohet në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Bashkisë së Tiranës”.

Politekniku saktësoi se “shumica e studentëve të UPT-së janë pajisur me Kartën e Studentit”.

Universiteti i Shkodrës specifikon se ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkinë, por procesi i pajisjeve me karta, do të vijojë, në të ardhmen.

Antiplagjiatura dhe titujt akademikë

Studentët gjithashtu kërkuar verifikimin të titujve akademikë dhe një sistem antiplagjiaturë, kërkesë të cilën Pakti për Universitetin merrte përsipër ta zgjidhte, saktësisht kështu:  “Krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në RSH pranë MASR; Ministria përgjegjëse për arsimin do të dorëzojë raportet e kontrollit digjital antiplagjaturë pranë IAL-ve respektive. Duke marrë në konsideratë proceset paraprake për sigurimin e soſtware-it ,që do kryejë procesin e kontrollit antiplagjiaturë të disertacioneve, pritet që ky kontroll të fillojë në muajin qershor 2019”.

Të dhënat e kryqëzuara mes universiteteve, ministrisë dhe shoqërisë civile, tregojnë se nuk është bërë gjë në këtë drejtim.

Qeveria jua ka deleguar universiteteve, të cilat, në çdo rast nuk kanë bërë ndonjë verifikim të titujve ekzistues, por bëjnë përpjekje për të kontrolluar titujt e rinj që mund të jepen.

“Pakti për Universitetin parashikonte ngritjen e Arkivit Digjital të Titujve Shkencorë, që do të përmbante të gjitha doktoratat dhe punimet shkencore të akademikëve, do të ishte digjital dhe transparent. Ky arkiv nuk ekziston”,-raporton Qëndresa Qytetare.

Ministria e arsimit thotë se ky kontroll duhet të bëhet nga vetë universitetet.  “Institucionet e arsimit të lartë kryejnë kontrollin digjital antiplagjiaturë të disertacioneve të përdorura për marrjen e gradës shkencore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, deklaron MAS.

Universiteti i Durrësit tha se “nuk ka nisur asnjë proces të kontrollit antiplagjiaturë të disertacioneve, përveç rasteve kur një kërkesë e tillë është paraqitur nga vetë stafi akademik, në kuadër të procedurave të doktoratës, ose kur një anëtar i stafit akademik aplikon për ndonjë post drejtues pranë UAMD-së”.

“Në Universitetin ‘Ismail Qemali” nuk janë nisur kontrolle antiplagjaturë nga Ministria”,-tha koordinatorja për të drejtën e informimit në Vlorë. 

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër deklaron se “nuk ka ende disertacione të përfunduara për t’u verifikuar, pasi proceset e studimeve të doktoraturës janë në fazën fillestare të zbatimit”, dhe se kur të ketë të tilla, do të kryejë kontrollin e duhur.

As Universiteti Politeknik nuk ka kryer verifikim të titujve akademikë të fituara tashmë, por po e bën këtë për gradat e ardhshme. “Për studimet e ciklit të tretë doktoratë, zhvillohet kontrolli antiplagjaturë i disertacioneve me platformën “TurnitIn” nga vetë UPT”-thuhet në informacionin e përcjellë.

Në Shkodër, universiteti thotë se aktualisht doktorantët dorëzojnë disertacionet së bashku me vetëdeklarimin që punimi është i tyre, origjinal. “Ndërkohë, universiteti po punon për identifikimin e mënyrës më të përshtatshme për blerjen e një softueri të tillë, në mënyrë që ta përdorë në mënyrë të pavarur për verifikimin e punimeve shkencore”,-tha Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Biblioteka online

Studentët i kërkuan gjithashtu qeverisë ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online falas për studentët në gjuhën shqipe.

Pakti për Universitetin premtonte që brenda muajit mars 2019, biblioteka dixhitale do të ishte në dispozicion të studentëve ndërsa brenda qershorit të po këtij viti, do të ngrihej një komision përcaktimi të literaturës akademike ndërkombëtare, që do të përkthehet në shqip.

“Për bibliotekën online u shpenzuan 600 mijë euro, që u ndërtua nga Rrjeti Akademik Shqiptar, por nuk përmbante asnjë libër që lidhej me kurrikulat studentore. Studentët vijuan që t’i blejnë librat, po aq shtrenjtë, po nga ata pedagogë, po me detyrim, e me të njëjtat probleme”,-thuhet në raportin e Qëndresës Qytetare.

Ministria e Arsimit nuk dha informacion se ku është me mbajtjen e këtij premtimi.

Universiteti i Durrësit tha se ka në bibliotekën e tij tha se të vetmet leksione falas në shqip që ofron, janë  “leksionet e stafit akademik në të gjitha programet;  kërkime shkencore dhe disertacione nga stafi akademik i universitetit. Ndërsa në gjuhë të huaj ofrohet literaturë elektronike falas  në të gjitha programet”.

Universiteti i Vlorës tha se ka një bibliotekë aktive online,  që mund ta përdorë çdo student, por nuk tha dot nëse këtu ka botime në shqip.

Përgjigjes direkte ju shmang edhe Universiteti i Gjirokastës: “Libraria digitale U-Library dhe Jstore ofrojnë artikuj shkencorë, revista dhe libra elektronik”.

Universiteti Politeknik premton ta kryejë këtë shërbim në të ardhmen.

“Biblioteka është në procesin e skanimit/digjitimit të teksteve mësimore (libra në gjuhën shqipe) dhe materialeve bibliotekare që ka në koleksionet e saj dhe do të mund të shfaqet online me përfundimin e këtij procesi”,-tha UPT në përgjigje të kërkesës për informacion.

Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, deklaron se ju ofron studentëve dhe stafit akademik libra falas në gjuhën shqipe. “Kryesisht janë libra dhe revista të digjituara nga Arkivi i bibliotekës ”Willy Kamsi””,-tha ky universitet, ndërsa nuk specifikoi nëse në këtë fond online janë vërtetë librat që studentëve ju duhen për kurrikulën mësimore.

Pesha e studentëve në zgjedhje

Pakti për Universitetin angazhohej që t’i jepte një përgjigje edhe kërkesës së studentëve, që insistonin tek rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

“Pesha e studentëve në zgjedhje, nuk u mor parasysh, pasi u tha se nuk ka një precedent tjetër në Evropë që pesha e studentëve për zgjedhjet e organeve të brendshme të jetë më shumë se 10%. Ne i kemi dërguar qeverisë dhe parlamentit shembullin e Universitetit të Barcelonës ku pesha e studentëve është 30%, por nuk është pranuar nga ana e tyre,”-deklaron Qëndresa Qytetare.

Të gjitha universitetet publike të kontaktuara, konfirmuan se “Votat e studentëve në përzgjedhjen e Rektorit dhe Dekanit llogariten në masën 10% të totalit të përgjithshëm të votave, ndërsa votat e personelit akademik, zënë 90%”.

Kështu, roli i studentëve në zgjedhjen e organeve drejtuese nuk ka ndryshuar dhe është e ulët, sa ç‘ishte përpara protestës studentore të vitin 2018.

Përfaqësimi i studentëve në borde

Pakti për Universitetin përfshinte edhe kërkesën e studentëve që të kishin një përfaqësues të tyrin në bordet e administrimit të universiteteve, kërkesë kjo që nga verifikimi, rezulton e parealizuar.

“Në bordet e administrimit, studentët kanë të drejtë të zgjedhin një anëtar të tyren, por ai nuk është student. Pra, nuk është studenti vetë anëtar i bordit siç e kërkuam, dhe për pasojë nuk ka një llogaridhënie e transparencë të drejtpërdrejtë”,-shprehet Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.

Ministria e Arsimit tha se “ligji e përcakton qartë se studentët duhet të jenë të përfaqësuar në masën fikse prej 10% (dhjetë për qind). Kjo kuotë siguron që studentët, përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur nga Këshilli Studentor, të kenë një zë të drejtpërdrejtë dhe të plotë vote në diskutimet e çdo çështjeje akademike”, por nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse kjo kuotë po zbatohet në çdo universitet publik.

Po ashtu, MAS nuk tha dot nëse në çdo bord universiteti, studentët kishin zgjedhur një përfaqësues të tyre.

Universiteti i Durrësit tha se në Senatin e tij kishte dy studentë, por “nuk ka përfaqësues nga çdo fakultet”, ndërsa në bord, përfaqësuesi i studentëve, nuk ishte një student.

Universiteti i Tiranës tha se kishte 4  studentë në Senatin Akademik (pra jo çdo fakultet ka një student përfaqësues) ndërsa tha se për Bordin e Administrimit nuk kishte studentë, pasi “Në përzgjedhjen e tij, Universiteti i Tiranës, ruan të njëjtin standard në përzgjedhjen e anëtarëve nga ana e UT-së me standardin e përzgjedhjes së anëtarëve që përzgjidhen nga ministria përgjegjëse për arsimin, të cilët duhet të jenë  ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike”.

Në Senatin Akademik te UPT zgjidhen 4 studentë, te cilet përbëjnë rreth 11% e numrit të anëtarëve të Senatit. “Aktualisht nuk ka një përfaqësues te zgjedhur nga studentet ne Bordin e Administrimit . Z Fatjon Dhuli është anëtar i përzgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili për momentin përfaqëson interesat e studentëve, deri ne zgjedhjen e këtij anëtari nga studentet”,-tha Universiteti Politeknik i Tiranës.

Shtatë vjet pas protestës studentore që tronditi Tiranën dhe solli “Paktin për Universitetin”, realiteti tregon se premtimet e qeverisë kanë mbetur kryesisht në letër.

Buxheti për arsimin nuk u rrit në nivelin e premtuar, tarifat nuk u përgjysmuan, karta e studentit nuk funksionon siç duhet, sistemi antiplagjiaturë dhe arkivi digjital mungojnë, ndërsa pjesëmarrja e studentëve në vendimmarrje mbetet simbolike.

“Pakti” që dikur u shpalos si zgjidhje e madhe për arsimin e lartë shqiptar, sot shihet si një instrument politik për të shuar një revoltë të drejtë, pa i dhënë asaj rezultatet konkrete që studentët kërkuan: dinjitet, transparencë dhe arsim cilësor.

Etiketat: esiona konomipakti per universitetin
ADVERTISEMENT
Artikulli para

Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?

Artikulli pas

Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EKSKLUZIVE/ Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

9 Nëntor, 2025
Ekonomia në tranzicion, pse raporti bakër–ar nuk funksionon më si më parë
Ekonomi

Ekonomia në tranzicion, pse raporti bakër–ar nuk funksionon më si më parë

8 Nëntor, 2025
STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore
Kryesore

STUDIMI/ Duhen 7 herë pushime në vit për të na mbrojtur nga sëmundjet mendore

8 Nëntor, 2025
Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori
Aviacion

Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

8 Nëntor, 2025
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto
Ekonomi

Çfarë bën Elon Musk me të gjitha paratë e tij?

8 Nëntor, 2025
Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri
Aktualitet

Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri

8 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri

Harta interaktive, sa rrugë ndërtoi Perandoria Romake në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?
Kryesore

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Nga SkyWeb
14 Qershor, 2025
0

“Shqipëria është vetëm një hap larg Italisë dhe ofron pushime të përballueshme, të pasura me aktivitete dhe bukuri natyrore,” shkruan...

Lexo të plotë
Tarifat e Trump, çmimi i një iPhone deri në 3 000 dollar?

Donald Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

12 Prill, 2025
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Prona, pasuri e pambrojtur nga shqiptarët/ AMF: Bien me 3.5% primet nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtimeve të tjera

31 Gusht, 2025
“Dua të mbetem askushi”, kush është “misteriozi” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armani

“Dua të mbetem askushi”, kush është “misteriozi” që menaxhoi pasurinë e Giorgio Armani

19 Shtator, 2025
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Dita dhe ora më e rrezikshme për të bërë aksident sipas të dhënave të korrikut

28 Gusht, 2025

Të Fundit

EKSKLUZIVE/ Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

EKSKLUZIVE/ Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

9 Nëntor, 2025
A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

8 Nëntor, 2025
Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

8 Nëntor, 2025
Ekonomia në tranzicion, pse raporti bakër–ar nuk funksionon më si më parë

Ekonomia në tranzicion, pse raporti bakër–ar nuk funksionon më si më parë

8 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr