• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

OKB: Çdo 10 minuta vritet një grua në familje!

Editor Nga Editor
25 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
OKB: Çdo 10 minuta vritet një grua në familje!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përafërsisht çdo dhjetë minuta, një grua ose vajzë bie viktimë e dhunës vdekjeprurëse brenda një marrëdhënieje ose familjes, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.

Vitin e kaluar, rreth 83 mijë gra në mbarë botën u vranë qëllimisht – dhe në rreth 60 përqind të këtyre rasteve, autori i krimit ishte një anëtar i familjes ose partner, njoftoi OKB me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Në të kundërt, vetëm 11 përqind e vrasjeve kundër burrave u kryen nga partnerë intimë ose anëtarë të familjes.

Vrasjet e grave shpesh janë pjesë e një “dhune në vazhdimësi”, tha Sarah Hendriks, Drejtoreshë e Politikave në UN Women. Ajo fillon me kontrollin, kërcënimet dhe ngacmimet, përfshirë ato në internet. Çdo grua dhe vajzë ka të drejtë të jetë e sigurt në të gjitha aspektet e jetës së saj. Shtetet duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar këto vrasje dhe për t’i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë.

Dallime mes vendeve të ndryshme

Shifrat bazohen në të dhëna nga 117 vende. Sipas statistikave të OKB-së, femicidet – rastet e dhunës vdekjeprurëse në të cilat gratë vriten për shkak të gjinisë së tyre – janë veçanërisht të shpeshta në vendet afrikane. Amerika e Jugut dhe e Veriut vijnë pas tyre. Ndërsa ende mjaft femicide ndodhin në shumë vende aziatike dhe evropiane, numri i tyre është relativisht më i ulët në krahasim me popullsinë.

Një studim i kohëve të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) zbuloi se më shumë se 30 përqind e të gjitha grave në mbarë botën kanë përjetuar dhunë në një moment të jetës së tyre. OBSH vlerëson se ka 840 milionë viktima. Megjithatë, shkalla e vërtetë e problemit është ndoshta edhe më e madhe, pasi shumë viktima kanë shumë frikë të flasin hapur, thuhet në studim.

Edhe në Gjermani ka mjaft viktima të dhunës familjare: 308 gra dhe vajza humbën jetën vitin e kaluar si pasojë e krimeve të dhunshme, sipas shifrave nga Ministria Federale e Brendshme. Në 191 raste, autori i krimit ishte partner, ish-partner ose anëtar i familjes.

Për më shumë se tre dekada, 25 nëntori në mbarë botën kujtohet si “Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave”. Në këtë ditë aksioni të njohur edhe si “Dita Portokalli” ndërtesat ndriçohen në ngjyrë portokalli, zhvillohen  mitingje e evenimente të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën e përhapur ndaj grave dhe vajzave. /DW

Etiketat: dhunagrate
Artikulli para

Tensionet me Turqinë dhe vendet arabe si edhe linja direkte e fluturimit sjellin izraelitët në Shqipëri, rekord hyrjesh në tetor

Artikulli pas

Taksitë pa shofer po zaptojnë rrugët. A jemi gati për transportin autonom?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?
Aktualitet

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

12 Janar, 2026
Industria del nga Toka, ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga hapësira
Aktualitet

Industria del nga Toka, ndërtohet fabrika që do të prodhojë materiale nga hapësira

12 Janar, 2026
Robotët që bëjnë punët e shtëpisë, sa jemi vërtet afër një shërbëtori artificial?
Aktualitet

Robotët që bëjnë punët e shtëpisë, sa jemi vërtet afër një shërbëtori artificial?

12 Janar, 2026
PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative
Aktualitet

PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative

12 Janar, 2026
Mijëra turistë bllokohen në Lapland të Finlandës
Aktualitet

Mijëra turistë bllokohen në Lapland të Finlandës

12 Janar, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore

12 Janar, 2026
Artikulli pas
Taksitë pa shofer po zaptojnë rrugët. A jemi gati për transportin autonom?

Taksitë pa shofer po zaptojnë rrugët. A jemi gati për transportin autonom?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi
Aktualitet

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

Nga SkyWeb
8 Dhjetor, 2025
0

Zbulimi i disa mesazheve në celularin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, ka hapur një debat të ri politik brenda...

Lexo të plotë
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

Pas miliardave ndër vite, qeveria rrit taksat për “peshkaqenët” e tenderëve të AKSHI-t

31 Tetor, 2025
Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

31 Tetor, 2025
Paqja fiskale, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

Paqja fiskale, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

23 Dhjetor, 2025
Pse po rritet me shpejtësi çmimi i arit

Pse po rritet me shpejtësi çmimi i arit

6 Shtator, 2025

Të Fundit

Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

12 Janar, 2026
Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
Kolonja “magjike” nën bardhësinë e borës

Kolonja “magjike” nën bardhësinë e borës

12 Janar, 2026
Grekët të shqetësuar: Shqipëria ka infrastrukturë aeroportuale më të mirë se e jona

Grekët të shqetësuar: Shqipëria ka infrastrukturë aeroportuale më të mirë se e jona

12 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr