• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rregullorja, qeveria do të filtrojë investimet e huaja direkte në sektorë strategjikë

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po vendos një mekanizëm të ri kontrolli për investimet e huaja në sektorët strategjikë, përmes një rregulloreje që për herë të parë përcakton rregulla të detajuara për vlerësimin, hetimin dhe miratimin e çdo investimi që prek sigurinë kombëtare.

Projektvendimi është publikuar për konsultim publik dhe synon të filtrojë me kujdes investimet që lidhen me infrastrukturën kritike si energjia, transporti, rrjetet digjitale, shëndetësia, furnizimi me ujë dhe teknologjitë e përdorimit të dyfishtë.

Sipas rregullores së propozuar, investimet që i japin investitorëve të huaj akses në të dhëna të ndjeshme ose në informacione strategjike do t’i nënshtrohen një procedure të veçantë shqyrtimi. I njëjti vlerësim do të aplikohet edhe në rastet kur investimi mund të ndikojë në lirinë e medias.

Për zbatimin e këtij mekanizmi krijohet një Komitet Ndërministror i drejtuar nga Ministria e Ekonomisë, me pjesëmarrjen e institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës. Ky komitet do të ketë kompetencë të kërkojë informacion shtesë, të hetojë investitorët, të vendosë kushte detyruese ose të ndalojë investimin nëse konsiderohet i rrezikshëm për interesin kombëtar.

Një element i rëndësishëm është edhe detyrimi për bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Shqipëria do duhet të njoftojë Komisionin Evropian dhe vendet anëtare sa herë një investim i huaj mund të prekë sigurinë europiane ose projekte me rëndësi të përbashkët.

Projektvendimi parashikon gjoba të ashpra për investitorët që nuk deklarojnë transaksionet, japin informacion të rremë ose nuk zbatojnë kushtet e vendosura. Sanksionet mund të arrijnë deri në dyfishin e vlerës së investimit.

Qeveria argumenton se ky mekanizëm është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare, për të shmangur rreziqet e depërtimit të kapitalit të rrezikshëm dhe për të harmonizuar legjislacionin shqiptar me standardet e BE-së në kuadër të procesit të anëtarësimit. /skyweb.al

Etiketat: direkthuajainvestimet
Artikulli para

Si Gentian Kreka po fiton me INCOMED miliona euro tendera pa garë

Artikulli pas

Azili përgjysmohet, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët
Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri
Ekonomi

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere
Aktualitet

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Artikulli pas
Azili përgjysmohet, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Azili përgjysmohet, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro
Ekonomi

Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

Nga Editor
28 Dhjetor, 2025
0

Sezoni i festave ka nisur dhe për shumë familje blerja e lodrave është një nga prioritetet kryesore. Të dhënat më...

Lexo të plotë
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Euro zhytet edhe më tepër, sot theu rekordin historik

21 Janar, 2026
Nga liderë globalë në viktima të tregut, si po “fundosen” markat kineze të makinave elektrike

Nga liderë globalë në viktima të tregut, si po “fundosen” markat kineze të makinave elektrike

27 Shtator, 2025
Avioni i “Turkish Airlines” bën ulje emergjente në Brindisi pas një krize epileptike të një 17-vjeçari, por autoritetet zbulojnë se ai ishte shpallur i zhdukur prej vitesh në Itali

Avioni i “Turkish Airlines” bën ulje emergjente në Brindisi pas një krize epileptike të një 17-vjeçari, por autoritetet zbulojnë se ai ishte shpallur i zhdukur prej vitesh në Itali

26 Korrik, 2025
Bashkimi Europian nis hetim ndaj Google

Bashkimi Europian nis hetim ndaj Google

13 Nëntor, 2025

Të Fundit

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

23 Janar, 2026
Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

23 Janar, 2026
Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

23 Janar, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr