• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 5 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria do të ngrejë 20 “baza” për pritjen e emigrantëve nga Azia

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Shqipëria do të ngrejë 20 “baza” për pritjen e emigrantëve nga Azia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.

Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.

Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.

“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.

Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja

Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.

-Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.

Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.

-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.

-Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.

Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.

-Në qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.

Kostoja

Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. /monitor.al

Etiketat: emigrantepritjeqendra
Artikulli para

Boeing shtyn prodhimin e avionit 777X deri në vitin 2027, humb 5 miliardë dollarë

Artikulli pas

Merr rrugë investimi 40 milionë euro për park fotovoltaik në Belsh, gati ratifikimi i marrëveshjes së huasë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence
Ekonomi

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

5 Dhjetor, 2025
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika
Ekonomi

Merr rrugë investimi 40 milionë euro për park fotovoltaik në Belsh, gati ratifikimi i marrëveshjes së huasë

5 Dhjetor, 2025
Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë
Aktualitet

Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë

4 Dhjetor, 2025
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

Rama: Mbi 96 000 pensionistë kanë tërhequr deri më tani bonusin e fundvitit

4 Dhjetor, 2025
Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë globale
Aktualitet

Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë globale

4 Dhjetor, 2025
Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale
Aktualitet

Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

4 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

Merr rrugë investimi 40 milionë euro për park fotovoltaik në Belsh, gati ratifikimi i marrëveshjes së huasë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Dhjetëra mijëra apartamente bosh, por shqiptarët jetojnë ngushtë sipas Eurostat

Nga SkyWeb
2 Dhjetor, 2025
0

Shqipëria renditet e para në Europë për mbipopullimin e banesave, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2024....

Lexo të plotë
SPAK po heton një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë që dyshohet se i përket Arben Ahmetajt

SPAK po heton një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë që dyshohet se i përket Arben Ahmetajt

17 Nëntor, 2025
BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

23 Prill, 2025
Yuval Noah Harari: Vetëm bujaria mund të sjellë paqe mes Izraelit dhe Palestinës

Yuval Noah Harari: Vetëm bujaria mund të sjellë paqe mes Izraelit dhe Palestinës

10 Nëntor, 2025
Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e kupton dot

Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e kupton dot

5 Korrik, 2025

Të Fundit

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

5 Dhjetor, 2025
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

Merr rrugë investimi 40 milionë euro për park fotovoltaik në Belsh, gati ratifikimi i marrëveshjes së huasë

5 Dhjetor, 2025
Shqipëria do të ngrejë 20 “baza” për pritjen e emigrantëve nga Azia

Shqipëria do të ngrejë 20 “baza” për pritjen e emigrantëve nga Azia

5 Dhjetor, 2025
Boeing shtyn prodhimin e avionit 777X deri në vitin 2027, humb 5 miliardë dollarë

Boeing shtyn prodhimin e avionit 777X deri në vitin 2027, humb 5 miliardë dollarë

5 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr