• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

A dinë gjë Ilir Proda dhe Gent Gazheli për 3 milion euro verë të Ergys Agasit që u zhduk gjatë natës në Tiranë?

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
A dinë gjë Ilir Proda dhe Gent Gazheli për 3 milion euro verë të Ergys Agasit që u zhduk gjatë natës në Tiranë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Jo vetëm Ergys Agasi, por edhe sasia e konsiderueshme e verës në pronësi të tij, me një vlerë tregu të përllogaritur rreth 3 milionë euro, është zhdukur pa lënë gjurmë gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja po hetohet nga organet e drejtësisë dhe lidhet me persona tashmë nën hetim nga SPAK në dosje të tjera penale.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e familjes Agasi, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit konstatuan një kantinë me verëra super të shtrenjta.

Duke qenë se vera dyshohej se ishte mall kontrabandë, sipas procedurës u njoftua Drejtoria e Doganave. Punonjësit doganorë kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogariten një dëm të madh për buxhetin e shtetit nga mospagimi i akcizës.

Për shkak se kontrolli u krye gjatë natës dhe transporti i mallit nuk ishte i mundur, vera u la në ruajtje në ambientet e vilës. Në raste të tilla, malli i dyshuar kontrabandë duhet të ruhet nga Policia e Shtetit dhe punonjësit e doganave. Rrjedhimisht, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme janë përgjegjëse për humbjen e verës.

Ngjarja e mistershme i jep krahë spekulimeve për kontrollin e Agasit ndaj kupolës së Policisë së Shtetit dhe Gent Gazhelit.

Sipas të njëjtave burime, gjatë natës dyshohet se Eno Agasi, i afërm i Ergys Agasit, ka larguar të gjithë sasinë e verës nga kantina. Po ashtu, dyshohet se janë hequr edhe serverat e kamerave të sigurisë. Të nesërmen, kur autoritetet doganore janë rikthyer në banesë për të vijuar procedurat, kantina është gjetur plotësisht e boshatisur.

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë mallrash dhe pastrim parash. Sipas hetimeve, ai dyshohet si personi që ka zhdukur verën nga kantina e Ergys Agasit.

Ngjarja zhvillohet në një kontekst më të gjerë hetimesh ndaj rrethit të Ergys Agasit. Mediat kanë raportuar më herët për lidhje të tij me zyrtarë të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, i cili ndodhet nën masë sigurie nga SPAK, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal.

Janë kryer kontrolle edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të policisë.

Po ashtu, Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj dyshohet se kanë marrë peng një biznesmen tjetër, duke e kërcënuar që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderët e AKSHI-t. Për këtë dosje, në hetim nga SPAK kanë përfunduar edhe drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi, të dyja nën masë arresti në shtëpi. /skyweb.al 

Etiketat: ergys agasigent gazheliilir proda
Artikulli para

Bashkia Tiranë lëshon dorën, 200 mijë euro tender për të larë makinat. Kompania e lidhur me djalin e ish-deputetit të PS

Artikulli pas

Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mungesa e likuiditetit, prodhuesit e tullave: Rrezikojmë falimentin, apartamentet nuk shiten

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Artikulli pas
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mungesa e likuiditetit, prodhuesit e tullave: Rrezikojmë falimentin, apartamentet nuk shiten

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Nesër rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të kushtojë një litër naftë dhe benzinë

Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
0

Nisja e javës pas një fundjave të gjatë pritet t’i gjejë shqiptarët me çmime më të lritura të karburanteve në...

Lexo të plotë
RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?

16 Janar, 2026
Stuhia shkakton probleme me linjat ajrore, disa avionë ulen në aeroportet fqinje

Stuhia shkakton probleme me linjat ajrore, disa avionë ulen në aeroportet fqinje

4 Prill, 2025
Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, kush e zëvendëson

28 Janar, 2026
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

14 Korrik, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr