• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t
Share on FacebookShare on WhatsApp

SPAK dyshon se një skemë faturimesh fiktive është përdorur për të kanalizuar fondet e përfituara nga AKSHI, përmes kompanive të lidhura me Andis Papën dhe Ermal Beqirin, drejt subjekteve të tjera, duke i justifikuar transaksionet formalisht si blerje të produkteve ushqimore, sipas dosjes që ka konsultuar skyweb.al.

Në qendër të kësaj skeme, sipas akteve hetimore, janë shoqëritë “Soft & Solution” sh.p.k. dhe “Fastech” sh.p.k., të cilat për periudhën 2018–2021 rezultojnë se kanë blerë produkte nga subjekti “Mega Distribution” sh.p.k., i regjistruar me NIPT L02302016U. Ky subjekt aktualisht administrohet nga Bedri Rryta, ndërsa në periudhën e mëparshme ka qenë në pronësi të Rogers Rrytës, i pyetur nga hetuesit në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit.

Nga deklarimet e dhëna në dosje rezulton se “Mega Distribution” ushtron aktivitet tregtar në fushën e produkteve ushqimore dhe veshjeve, duke shpërndarë çokollata, biskota, akullore dhe produkte të tjera të konsumit, si dhe veshje të shitura në dyqane me emrin “Rogers”. Subjekti nuk ka aktivitet dhe nuk ka ushtruar aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit.

Megjithatë, referuar akteve bankare, në llogaritë e “Mega Distribution” janë konstatuar kreditime të vazhdueshme gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, në një shumë totale mbi 10 milionë euro, në disa llogari bankare dhe në monedha të ndryshme. Këto fonde janë deklaruar si pagesa për fatura shitjeje që lidhen me tregtimin e çokollatave dhe biskotave ndaj shoqërive “Soft & Solution” dhe “Fastech”.

Sipas SPAK, pikërisht këto transaksione ngrenë dyshime serioze, pasi shoqëritë “Soft & Solution” dhe “Fastech” operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe rezulton e paqartë arsyeja ekonomike për blerje masive të produkteve ushqimore me vlera që kapin mbi 10 milionë euro. Hetimet dyshojnë se këto faturime janë përdorur si mekanizëm formal për qarkullimin dhe kanalizimin e fondeve publike të përfituara nga tenderët e AKSHI-t.

Në deklarimet e tij, administratori i “Mega Distribution” ka pohuar se fondet janë përdorur për vijimin e aktivitetit tregtar të shoqërisë, por ka deklaruar se nuk ka dijeni për aktivitetin tregtar të “Soft & Solution” dhe “Fastech”, si dhe se nuk njeh dhe nuk ka pasur marrëdhënie me Andis Papën, Ermal Beqirin, Ergys Agasin dhe Mirlinda Karçanajn. /skyweb.al 

Etiketat: andis papabedri rrytaea solutionermal beqirifastechfirstRogers Rrytasoft and solution
Artikulli para

Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar

Artikulli pas

Teknologji e lartë edhe te rrobat, premtojnë shëndet dhe mirëqenie

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Teknologji e lartë edhe te rrobat, premtojnë shëndet dhe mirëqenie

Teknologji e lartë edhe te rrobat, premtojnë shëndet dhe mirëqenie

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri
Ekonomi

Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
0

Tensionet në Lindjen e Mesme po përkthehen me shpejtësi në presion mbi tregun e energjisë dhe pritet që brenda pak...

Lexo të plotë
IMT vendos heqjen e strukturave të jashtme të bareve dhe restoranteve në stadiumin ‘Air Albania’

IMT vendos heqjen e strukturave të jashtme të bareve dhe restoranteve në stadiumin ‘Air Albania’

10 Qershor, 2025
Fermerët  grekë vazhdojnë me bllokimet e rrugëve, nxënësit e shkollave bojkotojnë mësimin në përkrahje të tyre

Fermerët grekë vazhdojnë me bllokimet e rrugëve, nxënësit e shkollave bojkotojnë mësimin në përkrahje të tyre

12 Dhjetor, 2025
Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

21 Tetor, 2025
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

30 Qershor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr