• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar

Editor Nga Editor
22 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Nga karrigia me rrota në hapësirë, udhëtimi historik i gjermanes me aftësi të kufizuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një inxhiniere nga Gjermania është bërë personi i parë në botë, me aftesi te kufizuar që përdor karrige me rrota dhe shkon në hapësirë, raporton BBC.

Michaela Benthaus, e cila pësoi një dëmtim të palcës kurrizore në një aksident me biçikletë malore shtatë vite më parë, kishte kontaktuar online një inxhinier të pensionuar të hapësirës për ta pyetur nëse ëndrra e saj për t’u bërë astronaute ishte ende e mundur.

Ai më pas ndihmoi në organizimin e fluturimit historik 10-minutësh me Blue Origin, kompaninë e turizmit hapësinor të themeluar nga Jeff Bezos.

Znj. Benthaus dhe pesë persona të tjerë u nisën nga Teksasi të shtunën dhe arritën pak mbi të ashtuquajturin “kufi” të hapësirës, i njohur si vija Kármán. “Ishte përvoja më e jashtëzakonshme!” tha ajo pas uljes, në një video të publikuar nga Blue Origin.

“Nuk më pëlqeu vetëm pamja dhe mungesa e gravitetit, por edhe ngritja. Ishte shumë e bukur – çdo fazë e ngritjes.”

New Shepard, mjeti nën-orbital i ripërdorshëm i Blue Origin, u nis nga platforma e kompanisë në Teksas në orën 14:15 GMT.

Znj. Benthaus, e cila punon në Agjencinë Evropiane të Hapësirës, tha se pas aksidentit kishte kuptuar “vërtet, vërtet se sa i paarritshëm është ende bota jonë” për personat me aftësi të kufizuara.

Ajo hyri vetë nga karrigia e saj me rrota në kapsulë, duke përdorur një stol që shtrihej nga hyrja.

Hans Koenigsmann, ish-menaxher i SpaceX në pension, i cili ndihmoi në organizimin e udhëtimit, ishte ulur pranë saj për të ofruar ndihmë gjatë fluturimit nëse do të ishte e nevojshme.

“Herën e parë që e takova Hansin ishte online,” tha znj. Benthaus. “E pyeta thjesht: ti ke punuar për kaq gjatë për SpaceX, mendon se njerëz si unë mund të bëhen astronautë?”

Koenigsmann tha se znj. Benthaus “e frymëzoi thellësisht” për ta realizuar këtë nismë. “Është këmbëngulja e saj ajo që më bindi se duhej ta bënim këtë dhe të përjetonim diçka që unë e kisha parë vetëm nga jashtë për një kohë të gjatë,” u shpreh ai.

Blue Origin tha se kishte shtuar pajisje mbështetëse në tokë për ta ndihmuar znj. Benthaus të hynte dhe të dilte nga kapsula.

“Fluturimi i Michi-t është veçanërisht domethënës, sepse tregon se hapësira është për të gjithë, dhe ne jemi krenarë që e ndihmuam ta realizojë këtë ëndërr,” tha Phil Joyce, nënkryetar i lartë i programit New Shepard.

Kostoja e misionit, që ishte fluturimi i 16-të suborbital turistik i kryer nga Blue Origin, nuk është bërë publike.

Kompania ka dërguar dhjetëra turistë në hapësirë. Në prill, këngëtarja Katy Perry, e fejuara e Bezos-it Lauren Sánchez dhe prezantuesja e CBS Gayle King ishin mes gjashtë grave që u nisën drejt hapësirës me një raketë të Blue Origin, në një fluturim që zgjati rreth 11 minuta.

Këto fluturime shumë të komentuara vijnë në një kohë kur kompanitë private të hapësirës po konkurrojnë ashpër për dominim në turizmin hapësinor. /Skyweb.al

Etiketat: hapesireudhetim
Artikulli para

OPINION/ Nga 300 apartamentet te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

Artikulli pas

DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia
Aktualitet

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën
Aktualitet

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas
Aktualitet

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t

DOSJA/ Andis Papa dhe Ermal Beqiri “blenë” 10 mln euro çokollata e biskota me paratë e AKSHI-t

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash
Aviacion

Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash

Nga SkyWeb
11 Tetor, 2025
0

Një sistem i ri sigurie në kufijtë e Bashkimit Europian, që do të regjistrojë gjurmët e gishtave dhe fotografitë biometrike...

Lexo të plotë
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

25 Gusht, 2025
Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

7 Prill, 2026
Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?

Pse tani ka më shumë se kurrë burra dhe gra “single”?

27 Dhjetor, 2025
TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

22 Gusht, 2026

Të Fundit

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr