• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kompania e inceneratorit, 7 milionë euro fitim në 2025. Miliona euro që u vodhën po paguhen si borxhe nga shqiptarët

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
Kompania e inceneratorit, 7 milionë euro fitim në 2025. Miliona euro që u vodhën po paguhen si borxhe nga shqiptarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pak ditë më parë, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, janë dorëzuar bilancet e kompanisë Integrated Energy BV, e cila ka në pronësi kontratën koncesionare të Landfillit të Sharrës.

Sipas të dhënave të dorëzuara në QKB, shoqëria, që prej tre vjetësh administrohet nga shteti pasi është sekuestruar nga SPAK, ka realizuar një bilanc pozitiv financiar.

Të ardhurat e gjeneruara nga tarifa e depozitimit të mbetjeve, që u merret bashkive të qarqeve Tiranë dhe Durrës, janë në vlerën e rreth 1.5 miliardë lekëve, apo rreth 16 milionë eurove.

Fitimi para tatimit është në vlerën e rreth 7.9 milionë eurove, ndërsa fitimi neto është në vlerën e rreth 6.7 milionë eurove. Marzhi i fitimit në raport me xhiron vjetore ka arritur në vlerën 44.8% neto, apo, thënë ndryshe, një tjetër rekord, që garantohet nga paratë e shqiptarëve.

Megjithatë, kompania deklaron se ka arritur të akumulojë një kapital prej rreth 4.2 miliardë lekësh, apo më shumë se 44 milionë eurosh, pasi nuk ka shpërndarë dividend gjatë viteve të fundit.

“Kapitali neto më 31 dhjetor 2025 arriti 4,217,015,540 lekë, kundrejt 3,544,262,825 lekë më 31 dhjetor 2024; ndryshimi përfaqëson fitimin neto të vitit 2025 prej 672,752,715 lekësh. Shoqëria nuk ka shpërndarë dividendë gjatë periudhës”, thuhet në bilancet e kompanisë.

Shqiptarët po paguajnë faturën e borxheve që u vodhën nga “hienat” e inceneratorëve

Por lajmi i vërtetë nuk është vetëm fitimi i lartë i kompanisë, që sigurohet nga pagesat e bashkive, pavarësisht se edhe tarifa e aplikuar për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës është 29 euro/ton.

Lajmi qëndron në faktin se vjedhjen galopante që u është bërë shqiptarëve me këtë aferë po e paguajnë shqiptarët nga xhepat e tyre.

Në datën 2 korrik 2026, SPAK dërgoi për gjykim të tjerë persona, të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në komunikatën për mediat, SPAK zbardhte se: “Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se në zbatim të kontratës koncesionare të lidhur në datën 31.8.2017, nga momenti i lidhjes së kontratës deri në vitin 2023, që përkon me kohën e vendosjes së sekuestros preventive, nga ana e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., janë siguruar të ardhura në vlerën 11,319,754,405 lekë, ndërsa është investuar për ndërtimin e objektit vetëm vlera 21,017,157 Euro”.

Më tej, Prokuroria e Posaçme shprehej se dy të ashtuquajturit “bosët e inceneratorëve”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kanë përfituar miliona euro në mënyrë të parregullt, shuma e të cilave, të zbardhura nga SPAK, arrin vlerën e rreth 30 milionë eurove.

“Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro”, thuhej në deklaratën e SPAK.

Siç është vërtetuar edhe më herët, një pjesë e parave që janë “vjedhur” nga inceneratori janë marrë në formën e parapagimeve, faturave fiktive, pagesa TVSH-je, ndërsa të ardhurat kanë ardhur kryesisht nga kreditë bankare që supozohej se do të investoheshin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane.

Dhe pikërisht, këto borxhe janë duke u shlyer vit pas viti nga të ardhurat që kompania Integrated Energy BV sot merr nga buxheti i shtetit.

Më konkretisht, gjatë vitit 2025, sipas bilanceve, shoqëria ka paguar rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra kredi bankare, apo rreth 2.7 milionë euro.

“Huatë bankare u ulën me 251,658,851 lekë, nga 749,475,517 lekë në 497,816,666 lekë, në përputhje me planet e shlyerjes”, thuhet në bilance.

Sekuestro nga SPAK “djeg” impiantin e incenerimit të mbetjeve

Gjatë vitit që lamë pas, shoqëria deklaron se ka kryer investime në vlerën e rreth 2.1 milionë eurove, duke pësuar një ulje me rreth 24 mijë euro investim në raport me një vit më parë.

“Gjatë vitit 2025, vlera e investimit në impiantin e trajtimit të mbetjeve, ku Shoqëria është sipërmarrës dhe investitor sipas kontratës koncesionare, arriti 215,410,131 lekë, kundrejt 239,484,208 lekësh të realizuara në vitin 2024, me një ulje prej 24,074,098 lekësh”, thuhet në bilanc.

Por, ajo që është me rëndësi për shqiptarët në këtë pjesë është fakti se edhe pas gati 9 vjetësh nga nënshkrimi i kontratës koncesionare, shoqëria Integrated Energy BV nuk ka arritur të realizojë investimin kryesor, për të cilin u nis koncesioni: ndërtimin e impiantit të incenerimit të mbetjeve.

Për herë të parë, në bilance, administratori shtetëror i shoqërisë ia faturon dështimin Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Infrastrukturës, duke u shprehur se ndërtimi i impiantit do të varet nga marrëveshja me autoritetin kontraktor.

“Grafiku i investimeve të kontratës koncesionare, përfshirë impiantin e prodhimit të energjisë, mbetet i parealizuar në afat; mënyra dhe afatet e realizimit të investimit të mbetur varen nga ecuria e procesit të administrimit dhe nga marrëveshjet me autoritetin kontraktor, siç përshkruhet në seksionin e risqeve dhe pasigurive”, thuhet ndër të tjera në bilance./KlikNews.al

Etiketat: inceneratoret
Artikulli para

Fëmija refuzoi rripin e sigurimit, piloti anulon fluturimin: Nis debati për sigurinë në avion

Artikulli pas

Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën nga sa mendoni

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën nga sa mendoni

Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën nga sa mendoni

Të Përzgjedhura

Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite
Shëndet

Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite

Nga Editor
18 Mars, 2026
0

Një studim i ri sugjeron se një regjim i veçantë ushqimor mund të ngadalësojë plakjen e trurit me më shumë...

Lexo të plotë
Trump dhe rrethi i tij drejtojnë botën, bijtë shtuan miliardat nga projektet në kripto

Trump dhe rrethi i tij drejtojnë botën, bijtë shtuan miliardat nga projektet në kripto

8 Shkurt, 2026
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

10 Qershor, 2026
Studentët e refuzojnë,  Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë

Studentët e refuzojnë, Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026
Drama e familjes shqiptare, 1 në 3 çifte NDAHET: Ulet në nivel rekord numri i martesave

Drama e familjes shqiptare, 1 në 3 çifte NDAHET: Ulet në nivel rekord numri i martesave

28 Janar, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr