• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bizneset në tension 6 kV duhet të dalin në tregun e lirë të energjisë nga 1 janari 2026

Editor Nga Editor
23 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Bizneset në tension 6 kV duhet të dalin në tregun e lirë të energjisë nga 1 janari 2026
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bizneset e lidhura në nivelin e tensionit 6 kilovolt do të duhet të sigurojnë vetë furnizimin me energji elektrike në tregun e lirë, duke kontraktuar një furnizues privat, duke nisur nga data 1 janar 2026.

Pas njoftimeve të përsëritura nga shoqëritë e OSHEE Group, edhe Enti Rregullator i Energjisë u ka kërkuar këtyre subjekteve që të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me fazën e fundit të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë.

Sipas njoftimit të ERE-s, nga 1 janari 2026, klientët e lidhur në tension 6 kV, të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe teknike për daljen në tregun e liberalizuar, kanë detyrimin të gjejnë dhe të kontraktojnë furnizuesin e tyre në tregun e lirë të energjisë elektrike. Rregullatori u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që i përkasin kësaj kategorie, si edhe çdo konsumatori tjetër që ka plotësuar kriteret për daljen në treg të lirë, të ndërmarrin në kohë hapat për përzgjedhjen e furnizuesit nga lista e subjekteve të licencuara.

ERE sqaron se në faqen zyrtare të institucionit janë të publikuara të dhënat e furnizuesve të licencuar, si edhe modalitetet për kontaktimin dhe kontraktimin e tyre. Paralelisht, konsumatorët mund të përdorin edhe platformën e krahasimit të çmimeve PCT, të ndërtuar nga ERE, për të gjetur ofertat më të përshtatshme të furnizimit për kategorinë përkatëse.

Rregullatori thekson se konsumatorët që kanë plotësuar kriteret për daljen në treg të lirë, por nuk kanë mundur të kontraktojnë një furnizues ose kanë humbur furnizuesin aktual, mund të përfitojnë përkohësisht nga shërbimi i Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Ky furnizim ofrohet për një periudhë të kufizuar prej 60 ditësh, në kushte të rregulluara, në përputhje me legjislacionin e sektorit të energjisë elektrike.

Në çdo rast, subjektet kanë të drejtën ligjore të ndryshojnë furnizuesin e energjisë pa pagesë shtesë, sa herë që e shohin të arsyeshme.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka nisur që në vitin 2018, fillimisht me bizneset e lidhura në tension 35 kilovolt. Më pas, liberalizimi është zgjeruar në disa faza, duke përfshirë bizneset në tension 20 kilovolt dhe 10 kilovolt. Në fazën aktuale, rreth 2300 subjekte të lidhura në tension 6 kilovolt janë të verifikuara për daljen në treg të lirë, ndërsa një numër tjetër ndodhet ende në proces verifikimi për shkak të detyrimeve të prapambetura ndaj furnizuesit aktual.

/skyweb.al

Etiketat: enti rregullatori I energjise
Artikulli para

Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’

Artikulli pas

PENSIONET/ BB sugjeron uljen e kontributit vullnetar për të zgjeruar pjesëmarrjen

Editor

Editor

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

PENSIONET/ BB sugjeron uljen e kontributit vullnetar për të zgjeruar pjesëmarrjen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

REKORD/ Pa zhurmë dhe bujë, si u bë Finnair kompania ajrore më e sigurt në Europë
Aviacion

REKORD/ Pa zhurmë dhe bujë, si u bë Finnair kompania ajrore më e sigurt në Europë

Nga SkyWeb
25 Maj, 2025
0

Kompania ajrore kombëtare e Finlandës, Finnair është themeluar në vitin 1923 dhe mbetet një nga linjat më të vjetra ajrore...

Lexo të plotë
Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit

Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit

20 Shkurt, 2026
Pse Airbus A220 konsiderohet një avion revolucionar

Pse Airbus A220 konsiderohet një avion revolucionar

25 Maj, 2025
Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

12 Shtator, 2025
Rama takohet me drejtorin e Qatar Airways: Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet për Tiranën

Rama takohet me drejtorin e Qatar Airways: Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet për Tiranën

24 Nëntor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr