• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 12 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kuvendi do të miratojë amnisti penale: Sa lirohen nga burgu dhe kategoritë që përfitojnë

Editor Nga Editor
28 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Kuvendi do të miratojë amnisti penale: Sa lirohen nga burgu dhe kategoritë që përfitojnë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kuvendi pritet të miratojë një amnisti penale. Nismën e ka komunikuar Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë që përfitojnë dhe sa është numri. 

“Nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, thotë Ministri i Drejtësisë.

Sipas tij në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore

Më tej Lamallari thekson edhe ata që nuk përfitojnë nga amnistia. “Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.  Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë”, shprehet Lamallari duke theksuar se kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. 

“Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike europiane”, thotë ministri Lamallari. 

Mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë, në mbyllje të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nismën për miratimin e një amnistie penale, një akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë. 

Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne. 

Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë ne burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale.

Amnistia që ne do të miratojmë në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane.

Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. 

Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian. 

Përmes kësaj amnistie qeveria po ndërmerr një tjetër akt parandalues dhe human, përpara se problemi të kthehet në krizë sistemike. 

Më konkretisht, nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative. 

Jam vecanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Efekti është konkret dhe i menjëhershëm:

-popullimi në burgje ulet me gati 7%

-përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit

-si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor

Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.  Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë.

Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe gëzuar festat.

 

Etiketat: amnisti penaleburgjet
Artikulli para

Si të largojmë kilogramët e tepërt pas festave?

Artikulli pas

Si të mos sëmureni gjatë fluturimit me avion, ka shumë rëndësi ku uleni: Mjeku i njohur zbulon “sekretet”

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Jo më shumë se 10 milionë banorë”, Zvicra referendum për të limituar popullsinë
Aktualitet

“Jo më shumë se 10 milionë banorë”, Zvicra referendum për të limituar popullsinë

12 Shkurt, 2026
Rama emëron Afrim Qendron në krye të IKMT
Aktualitet

Rama emëron Afrim Qendron në krye të IKMT

12 Shkurt, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Europa brenda dhe jashtë

12 Shkurt, 2026
Kostot priten të larta! Skepticizëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave, BB kundër praktikës që synon të ndjekë qeveria
Ekonomi

Kostot priten të larta! Skepticizëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave, BB kundër praktikës që synon të ndjekë qeveria

12 Shkurt, 2026
Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi
Ekonomi

Bletët në rrezik: Si po i helmojmë insektet, nga pesticidet, tokat toksike e deri te hashashi

12 Shkurt, 2026
Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend
Aktualitet

Rama: Qendra e re e Drejtësisë do të financohet nga buxheti, investimi më i madh administrativ në vend

12 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Si të mos sëmureni gjatë fluturimit me avion, ka shumë rëndësi ku uleni: Mjeku i njohur zbulon "sekretet"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi
Aviacion

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Britaninë e Madhe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Ahmedabad të Indisë duke shkaktuar...

Lexo të plotë
Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon

Shqiptarët jetojnë “të dalë ku të dalë”, të fundit në rajon për sigurimin e jetës: Pse kjo nuk shkon

22 Tetor, 2025
Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

8 Dhjetor, 2025
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

2 Dhjetor, 2025
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, të kthehet sovraniteti i shteteve

6 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

12 Shkurt, 2026
Çfarë fshihet në ushqimet për bebe? Studimi i ri zbulon se janë ultra të përpunuara

Çfarë fshihet në ushqimet për bebe? Studimi i ri zbulon se janë ultra të përpunuara

12 Shkurt, 2026
“Isha i vdekur  për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

“Isha i vdekur për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

12 Shkurt, 2026
Kina vendos tarifa  të reja për produktet e qumështit nga BE

Kina vendos tarifa të reja për produktet e qumështit nga BE

12 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr