• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

I mbijetuari i vetëm i rrëzimit të avionit në Indi: Jam njeriu më me fat në botë, por humba vëllanë

Editor Nga Editor
5 Nëntor, 2025
në Aviacion
A A
I mbijetuari i vetëm i rrëzimit të avionit në Indi: Jam njeriu më me fat në botë, por humba vëllanë
Share on FacebookShare on WhatsApp

I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror të Air India, ku humbën jetën 241 persona, është shprehur se ndihet “njeriu më me fat në botë”, por po vuan fizikisht dhe mendërisht pas tragjedisë.

Viswashkumar Ramesh arriti të shpëtonte nga rrënojat e avionit Boeing 787 që po fluturonte drejt Londrës dhe u rrëzua pak pas ngritjes në Ahmedabad të Indisë. Ai e quajti arratisjen e tij “një mrekulli”, por tha se ka humbur gjithçka, pasi vëllai i tij i vogël Ajay, që ishte ulur disa rreshta më larg, humbi jetën në aksident.

Pas kthimit në Leicester të Anglisë, Ramesh po përballet me çrregullim post-traumatik (PTSD) dhe nuk ka mundur të komunikojë me gruan dhe djalin e tij katërvjeçar. Ai tha se qëndron i mbyllur në dhomë dhe shmang kontaktet me familjen.

Gjatë një interviste për BBC News, 39-vjeçari tha se ende nuk mund ta besojë që ka mbetur gjallë. “Jam i vetmi që shpëtova. Ende s’e besoj. Është një mrekulli,” tha ai, duke shtuar se humbja e vëllait e ka shkatërruar emocionalisht.

Ramesh tregoi se që nga aksidenti, jeta e tij është bërë shumë e vështirë. Ai vuan nga dhimbje në këmbë, shpatull, gju dhe shpinë, nuk mund të ecë si më parë dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë.

Këshilltarët e tij, Sanjiv Patel dhe Radd Seiger, thanë se ai është “i thyer” dhe ka nevojë për mbështetje të menjëhershme. Ata akuzuan Air India se nuk e ka trajtuar siç duhet pas aksidentit dhe kërkuan një takim me drejtuesit e kompanisë për të diskutuar ndihmën që i nevojitet.

Air India ka ofruar një kompensim të përkohshëm prej 21,500 paundësh, të cilin Ramesh e ka pranuar, por ekipi i tij thotë se kjo shumë është e pamjaftueshme. Biznesi familjar i peshkimit në Diu, që ai drejtonte me vëllain, është mbyllur pas tragjedisë.

Në një deklaratë, kompania, e cila është në pronësi të grupit Tata, tha se po vazhdon të kontaktojë familjet e viktimave dhe se i ka ofruar Rameshit një takim, duke shpresuar për një përgjigje pozitive.

“Unë nuk flas me askënd tjetër. Çdo natë mendoj për atë ditë. Jam duke vuajtur mendërisht. Çdo ditë është e dhimbshme për të gjithë familjen,” tha Ramesh, i cili ende përpiqet të gjejë forcën për t’u rikthyer në jetën e përditshme. /Skyweb.al

Etiketat: air indiaavioniI mbijetuari
Artikulli para

Ulet pragu për pagesat me cash, çdo biznes do të ketë detyrimisht POS deri në fund të 2026

Artikulli pas

Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori
Aviacion

“Ryanair” dhe “easyJet” anulojnë mijëra fluturime

15 Tetor, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

RyanAir “fshin” fluturimet nga 13 aeroporte europiane

15 Tetor, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

“Boom-i” i transportit ajror në Shqipëri, TIA përpunoi mbi 11.6 milionë pasagjerë në 2025! Rritje me 4.4 milion në 2 vjet

15 Tetor, 2026
Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi
Aviacion

Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi

14 Tetor, 2026
Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri

Rama firmos ndryshime të tjera në qeveri

Të Përzgjedhura

“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?
Shëndet

“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?

Nga Editor
7 Prill, 2026
0

Një trend i ri po shfaqet në familjet moderne: rikthimi i telefonit fiks si mënyrë për të kufizuar përdorimin e...

Lexo të plotë
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

21 Korrik, 2026
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

11 Nëntor, 2025
“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

19 Qershor, 2026
Më mirë qen se sa pensionist në Vlorë

Më mirë qen se sa pensionist në Vlorë

27 Prill, 2026

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr