• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 10 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Metra të fshehura dhe çmime të rreme, tatimet zbërthejnë problematikat e kompanive të ndërtimit

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tkurren industria dhe sektori i energjisë, ekonominë e mban ndërtimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka përfunduar një analizë të detajuar të sektorit të ndërtimit, duke evidentuar pikat më problematike që do të jenë në fokus të aksionit kundër informalitetit deri më 23 maj 2026.

Sipas analizës së Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut, ndërtimi renditet ndër sektorët me nivel të lartë rreziku për shmangie tatimore, për shkak të volumit të madh financiar dhe praktikave të përhapura informale.

Një nga problematikat kryesore lidhet me mosdeklarimin e plotë të xhiros dhe të sipërfaqeve. Tatimet evidentojnë raste të deklarimit të çmimeve të shitjes nën çmimet reale të tregut dhe poshtë çmimeve të referencës. Në këtë kategori përfshihen gjithashtu shitjet “cash” pa lëshim fature apo fiskalizim, veçanërisht në fazat e para të projekteve, përfshirë kaparët dhe parapagimet informale.

Një tjetër grup shkeljesh ka të bëjë me nëndeklarimin e kostove të punës dhe punësimin informal. Administrata Tatimore ka konstatuar numër të ulët punonjësish të deklaruar në raport me vëllimin real të punimeve, paga të deklaruara ndjeshëm më të ulëta se niveli mesatar i tregut për profesionet e ndërtimit, si dhe përdorimin e punëtorëve të përkohshëm ose të padeklaruar gjatë fazave intensive të punës.

Në fokus të kontrolleve do të jenë edhe rastet e furnitorëve fiktivë dhe faturave të rreme. Sipas Tatimeve, përdorimi i subjekteve pa aktivitet real, pa staf ose me histori mospagesash shërben për të rritur artificialisht kostot, me qëllim uljen e fitimit të tatueshëm dhe të TVSH-së së pagueshme.

Problematika të shumta janë evidentuar edhe në mospërputhjen mes lejeve të ndërtimit dhe deklarimeve tatimore. Në disa raste, sipërfaqet e deklaruara për qëllime tatimore rezultojnë më të vogla se ato të miratuara në lejet e ndërtimit, të regjistruara në kadastër apo të realizuara fizikisht në terren. Po ashtu, janë konstatuar projekte të përfunduara, por me deklarime të vonuara ose të pjesshme të të ardhurave.

Sipas Administratës Tatimore, sektori i ndërtimit paraqet gjithashtu rrezik të lartë për pastrim parash, për shkak të përdorimit të gjerë të transaksioneve cash dhe vështirësive në përcaktimin e kostos reale të investimeve. Për këtë arsye, ndërtimi shfaqet shpesh edhe në raportet për pastrimin e produkteve të veprës penale, si sektor i përdorur për fshehje dhe riciklim kapitali.

Një tjetër problematikë e theksuar lidhet me deklarimin e të ardhurave nga arkëtimet sipas kontratave dhe marrëveshjeve para shitjes përfundimtare të pasurive të paluajtshme. Tatimet kanë konstatuar moslëshim të faturës tatimore për çdo shitje apartamenti, ndërtese apo pasurie të paluajtshme, pavarësisht nëse transaksioni është i përjashtuar apo jo nga TVSH-ja. Po ashtu, janë evidentuar raste të moslëshimit të faturës për të gjitha arkëtimet e marra si paradhënie për porosi apo shitje apartamentesh.

Administrata Tatimore bën me dije se këto problematika do të jenë në qendër të kontrolleve deri në maj të vitit 2026, në kuadër të forcimit të luftës kundër informalitetit në një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të ekonomisë shqiptare. /skyweb.al

Artikulli para

RCC thotë se historia dhe politika mbeten pengesat kryesore të bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet e rajonit

Artikulli pas

Afrika po ndahet në dy pjesë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

10 Prill, 2026
AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP
Aktualitet

Skandali me tenderat e AKSHI-t, Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit për paranë elektronike

10 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Kriza e karburantit kërcënon fluturimet në Europë, aeroportet paralajmërojnë mungesa brenda tre javësh

10 Prill, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Kriza e çmimeve, Ibrahimaj: Paketë subvencionimi nëse shtrenjtohen produktet e shportës

10 Prill, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

10 Prill, 2026
INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Ekonomi

Kujt ia ka caktuar Vangjel Tavo tenderin për çeljen e sezonit turistik? Një ankimim në KPP zbulon pazaret në Bashkinë Himarë

10 Prill, 2026
Artikulli pas
Afrika po ndahet në dy pjesë

Afrika po ndahet në dy pjesë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë
Aktualitet

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

Nga SkyWeb
14 Prill, 2025
0

Me një ofertë prej 78.81 mln lekë, Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë studimin dhe hartimin...

Lexo të plotë
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

26 Shkurt, 2026
Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë

Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë

13 Janar, 2026
Censusi, ku shkuan të moshuarit?!

Censusi, ku shkuan të moshuarit?!

4 Shtator, 2024
Prag festash, sa do të kushtonte sot karroca e famshme e Kevinit tek “I vetëm në shtëpi”

Prag festash, sa do të kushtonte sot karroca e famshme e Kevinit tek “I vetëm në shtëpi”

4 Dhjetor, 2025

Të Fundit

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

10 Prill, 2026
UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

10 Prill, 2026
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

10 Prill, 2026
Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

10 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr