• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Korridori VIII futet në infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Korridori VIII futet në infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s
Share on FacebookShare on WhatsApp

Korridori VIII, që nis nga kompleksi portual Durrës–Porto Romano dhe shtrihet drejt Detit të Zi, është përfshirë zyrtarisht në planet e infrastrukturës kritike ushtarake të NATO-s, duke u njohur si një korridor sigurie në funksion të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Lajmi u bë publik nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në përfundim të Ministerialit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, të zhvilluar në Bruksel.

Sipas Vengut, përfshirja e Korridorit VIII në infrastrukturën prioritare të NATO e pozicionon Shqipërinë si një nyje strategjike në arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe e vendos vendin në qendër të planeve rajonale dhe investimeve që Aleanca pritet të përqendrojë në vitet e ardhshme.

Ministri theksoi se vendimi është rezultat i një pune të gjatë dhe të qëndrueshme institucionale, duke e cilësuar atë si një arritje konkrete që rrit peshën strategjike të Shqipërisë në rajon.

Sipas tij, përfshirja e këtij korridori në hartën e infrastrukturës ushtarake të NATO-s do të ndikojë jo vetëm në dimensionin e sigurisë, por edhe në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës kombëtare, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Aleancës.

Korridori VIII konsiderohet një aks kyç që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke krijuar një rrjet të integruar transporti dhe lëvizshmërie, me rëndësi të veçantë për mobilitetin ushtarak dhe reagimin e shpejtë në kuadër të mbrojtjes kolektive.

Përfshirja e tij në planet strategjike të NATO-s pritet të forcojë rolin e Shqipërisë në strukturat e sigurisë euroatlantike dhe të nxisë investime të reja infrastrukturore në rajon. /skyweb.al

Etiketat: korridori tete
Artikulli para

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

Artikulli pas

“Ti s’mbrojte policin Azbi Spahiu që tentoi vetëvrasjen pas presionit që arrestoi Martin Manen, djalin e oligarkut Samir Mane, do mbrosh policët nga molotivi”: Debate mes deputetëve pas protestës së opozitës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Artikulli pas

"Ti s'mbrojte policin Azbi Spahiu që tentoi vetëvrasjen pas presionit që arrestoi Martin Manen, djalin e oligarkut Samir Mane, do mbrosh policët nga molotivi": Debate mes deputetëve pas protestës së opozitës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT
Ekonomi

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Nga SkyWeb
16 Qershor, 2025
0

Evidentimi i talenteve, të rinjve të guximshëm e vizionarë, që përmes ideve të tyre kërkojnë të japin një kontribut të...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Aktorët e tregut paralajmërojnë një zhvlerësim të mëtejshëm të euros

10 Tetor, 2025
Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë

Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë

5 Janar, 2026
Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

19 Dhjetor, 2025
“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve

“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve

6 Janar, 2026

Të Fundit

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr