• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
në Turizëm
A A
0
Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rezervimi i pushimeve, dikur një detyrë e lodhshme në zyrat e agjencive turistike, më pas një proces i gjatë në internet, po përjeton një transformim të ri: integrimin e inteligjencës artificiale.

Platformat kryesore të udhëtimeve po testojnë mjete të reja për të ndihmuar përdoruesit. Expedia ka prezantuar “Romie”, Trip.com ka sjellë “TripGenie” dhe Booking.com ka hedhur në treg “AI Trip Planner”, transmeton Skyweb.al.

Qëllimi është të thjeshtohet përvoja e përdoruesit përmes krijimit të itinerareve të personalizuara. “Mund të kërkosh një arratisje romantike, por me elemente qesharake,” deklaroi Rob Francis nga Booking.com.

Kërkimi tradicional, shton ai, nuk ofron filtër për një shtrat në formë zemre.

Por testimet e hershme tregojnë se këto mjete janë ende në fazë zhvillimi. Një test i kryer nga Evercore në mars i vlerësoi si premtuese, por jo të përgatitura plotësisht.

Në një rast, TripGenie rekomandoi një hotel romantik në Paris… pranë aeroportit.

Konkurrenca më e fortë mund të vijë nga OpenAI, e cila po teston “Operator”, një sistem që simulon përdorimin njerëzor të internetit.

Edhe versioni i tanishëm, ChatGPT, kur pyetet për sugjerime në Paris, ofron hotele me pamje nga Kulla Eiffel. Megjithatë, OpenAI nuk ka akses të drejtpërdrejtë në sistemet e rezervimeve – përdor platformat ekzistuese.

Nga ana tjetër, Booking.com, Trip.com dhe Expedia zotërojnë të dhëna të mëdha për disponueshmëri dhe komente të përdoruesve. Pavarësisht zhvillimeve të reja, vlerat e tyre në treg janë rritur në një vit, me Booking.com që kryeson, pjesërisht për shkak të bashkëpunimit me OpenAI.

Megjithatë, përdorimi i AI nuk është pa rreziqe. Air Canada u shpall përgjegjëse pas një gabimi të chatbot-it që premtoi zbritje të pavlefshme. Ekziston edhe rreziku që një sistem AI të mashtrohet me sugjerime të qëllimshme, duke bërë rezervime të panevojshme apo duke rënë pre e mashtrimeve.

Në fund, inteligjenca artificiale ende nuk arrin të kuptojë plotësisht shijet e ndryshme të njerëzve. Një pamje e shtrenjtë drejt një strukture metalike mund të mos jetë ideja universale e romancës.

Një çift që u martua gjatë një fluturimi mes Islandës dhe Francës është shembull i qartë se zgjedhjet personale shpesh janë jashtë çdo algoritmi.

Për momentin, AI në turizëm është një ndihmës në zhvillim, me potencial, por jo pa kufizime./Economist-skyweb.al

Etiketat: Agjenci udhetimeshAI
Artikulli para

HISTORIKE/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

Artikulli pas

Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit
Turizëm

Media franceze: Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm të Ballkanit

6 Tetor, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Turizëm

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Tetor, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit
Turizëm

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Turizëm

Media franceze: Shqipëria, destinacioni i ri për pushime të përballueshme

4 Tetor, 2026
Artikulli pas
Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

Nga SkyWeb
21 Shtator, 2026
0

Në vetëm 7 muaj, 8,500 persona morën mbështetje financiare për trajtimin shëndetësor. Kjo shifër tregon një realitet që shumë familje...

Lexo të plotë
Nobelistët në Ekonomi shpjegojnë pse disa shtete përparojnë dhe të tjerë jo

Nobelistët në Ekonomi shpjegojnë pse disa shtete përparojnë dhe të tjerë jo

5 Prill, 2025
Kompania ajrore kineze thyen rekordin, nis fluturimin më të gjatë në botë

Kompania ajrore kineze thyen rekordin, nis fluturimin më të gjatë në botë

4 Dhjetor, 2025
Rama nxjerr VIDEON nga Vlora: Kamarierët paguhen nga 1 mijë euro dhe bakshishet i mbajnë VETË!

Rama nxjerr VIDEON nga Vlora: Kamarierët paguhen nga 1 mijë euro dhe bakshishet i mbajnë VETË!

30 Qershor, 2026
Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

8 Maj, 2026

Të Fundit

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

8 Tetor, 2026
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr