• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Dashuria në bilanc, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri?

Editor Nga Editor
14 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Dashuria në bilanc, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matshme. Për disa ditë me radhë, tregu i Tiranës merr ngjyrë të kuqe, restorantet kthehen në studio me qirinj dhe muzikë live, agjencitë publikojnë paketat e fundjavës, ndërsa rrjetet sociale bëhen vitrinë ku surpriza duhet të duket po aq sa të ndihet.

Në një ekonomi ku konsumatori po mësohet të krahasojë, të kërkojë ofertë dhe të blejë më shumë “përvojë”, 14 shkurti është një mini sezon që i rrit xhiron një serie sektorësh njëherësh, nga lule e ëmbëlsira te argjendaria, hoteleria dhe shërbimet e argëtimit.

Kjo ditë vjen edhe në një moment ku çmimet, edhe kur nuk janë në alarm, mbeten të pranishme në vendimmarrje. Inflacioni vjetor në dhjetor 2025 ishte 2.3 për qind, ndërsa rritja mesatare vjetore e çmimeve në 2025 ishte 2.2 për qind.

“Darka romantike” dhe “buqeta e bukur” nuk janë thjesht zgjedhje emocionale, por pjesë e një buxheti që ndërtohet me më shumë kujdes se disa vite më parë. Dhe pikërisht këtu nis ekonomia e Shën Valentinit: jo me pyetjen “Sa do?”, por me pyetjen “Sa duket?”.

Shumë marka shqiptare dhe ndërkombëtare kanë investuar në reklama të shtrenjta gjatë periudhës së Shën Valentinit, duke përdorur influencues të njohur dhe fushata të personalizuara për të tërhequr konsumatorët. Kjo ka bërë që një festë që dikur ishte e thjeshtë të bëhet një ngjarje masive, duke e kthyer tregun shqiptar në një mundësi të madhe për bizneset.

Lulet janë sinjali më i shpejtë i kësaj ekonomie. Ato janë produkt i menjëhershëm, i fotografueshëm, i krahasueshëm dhe me një varësi të fortë nga importi, pra nga kursi i këmbimit, kostot e transportit dhe sezonaliteti. Sipas të dhënave të INSTAT, importet e luleve rriten vit pas viti dhe kulmojnë në muajt e shkurtit e marsit, si edhe në verë, kur shtohen dasmat.

Kjo është arsyeja pse në prag feste, dyqanet e luleve nuk shesin vetëm trëndafila, por edhe “paketë”: aksesorë, kartolina, tullumbace, kuti dhuratash, pra një vlerë të shtuar rreth produktit bazë, sepse konkurrenca nuk bëhet më te lulja, por te kompozimi dhe shërbimi.

Sipas të dhënave të INSTAT për kapitullin “Pemët dhe bimët, rrënjët, lulet dhe gjethet zbukuruese”, pesha neto e importeve është rritur nga rreth 5.20 milionë kilogramë në vitin 2020 në rreth 9.53 milionë kilogramë në vitin 2025.

Kjo është një rritje afërsisht 83 për qind në gjashtë vjet. Edhe vlera është zgjeruar ndjeshëm, nga rreth 884.3 milionë në 2020 në rreth 1.39 miliardë në 2025, rritje afërsisht 58 për qind. Në vitin 2025, Holanda dhe Italia janë dy qendrat kryesore të këtij importi, por me role të ndryshme. Holanda kryeson në vlerë, ndërsa Italia në volum.

Floristët në kryeqytet pohojnë se kërkesa për buqetë lulesh në Shën Valentin është gjithmonë e qëndrueshme, shpenzimet për to nisin nga 2000-10mijë lekë.

Nga buqeta te tavolina, “shpenzimi i dashurisë” zhvendoset shpejt te restorantet dhe hotelet. Ajo që blihet në fakt është koha jashtë rutinës, një ambient që të duket i veçantë, një menu e menduar si ceremoni, një performancë e vogël që e dallon mbrëmjen nga një darkë e zakonshme.

Në vitet e fundit, ky model është përforcuar edhe nga mënyra se si paguajmë. Banka e Shqipërisë ka raportuar rritje të fortë të pagesave elektronike dhe të pagesave me kartë në POS, duke sinjalizuar se gjithnjë e më shumë transaksione kalojnë në kanale formale, aty ku ofertat, paketat dhe promocionet e organizuara funksionojnë më lehtë.

Sipas komunikimeve me disa restorante në kryeqytet, çmimet për një darkë speciale mund të variojë nga 60 deri në 100 euro për çift, varësisht nga tipologjia e restorantit dhe ofrimi i menusë speciale. Për restorantet me një reputacion të njohur, çmimi mund të arrijë deri në 200 euro për çift. Në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku turizmi dhe aktivitetet janë më të pranishme, oferta e restoranteve dhe hoteleve që ofrojnë paketat speciale është më e lartë.

Në skajin tjetër të spektrit janë dhuratat “e qëndrueshme”, argjendaria, bizhuteritë, ora, parfumi, ku shpenzimi ka edhe një mesazh statusi. Edhe këtu, tregu ka mësuar të luajë me psikologjinë e konsumatorit: ulje çmimesh, koleksione me motive zemre, personalizime, kuti premium, pra mekanizma që e bëjnë blerjen të duket si investim emocional, jo si luks i thjeshtë. në një kontakt me argjendari Roche Bianka kërkesat këtë vit kanë qenë të përqendruara drejt produkteve të personalizuara, kostot për produkte të tilla varionin nga 120-500 euro.

Ndërkohë, për një pjesë të çifteve, blerja më e madhe nuk është një send, por një udhëtim i shkurtër, një fundjavë jashtë, një arratisje e vogël që kthehet në kujtim dhe përmbajtje për rrjete sociale, pra edhe në “kapital” simbolik.

Nga agjencia Ilirida bëhet me dije se përkimi i 14 shkurtit me fundjavën ka rritur ndjeshëm interesin për paketa dy ose tre ditore, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Sipas tyre, rezervimet kanë nisur më herët se zakonisht, me kërkesa që janë përqendruar kryesisht te destinacionet urbane në rajon dhe qytetet evropiane me fluturime direkte, ku çmimi i biletës dhe koha e shkurtër e qëndrimit e bëjnë udhëtimin të përballueshëm edhe për buxhete mesatare.

Brenda vendit destinacionet më të kërkuara kanë qenë Vlora, Gjirokastra dhe Korça, si edhe zonat me resorte dhe hotele me shërbime spa, ku çmimet për një fundjavë për çift variojnë zakonisht nga 150 deri në 300 euro, në varësi të standardit dhe shërbimeve të përfshira.

Për udhëtimet jashtë vendit, interes ka pasur kryesisht për Romën, Milanon, Venezia dhe Stambollin, me kosto totale për dy persona që në shumicën e rasteve luhaten nga 400 deri në 700 euro, duke përfshirë fluturimin dhe akomodimin për dy net.

Kujdesi personal mendohet se zë një vend shumë të rëndësishëm në shpenzimet e femrave dhe çdo festë, sikurse edhe 14 shkurti, e dëshmon këtë. Kërkesat për t’i bërë partneres një dhuratë të tillë këtë vit kanë qenë të shumta. Përfaqësuesja e “My spa” në kryeqytet pohon se edhe këtë vit, kur krijuan paketat për Shën Valentin, menduan që të ofronin një gamë të gjerë të shërbimeve: Spa, masazhe, trajtime të ndryshime estetike, me qëllim që të kenë interes të gjerë.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj. Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt.

Paketat nisin nga 4000 lekë personi ose në ofertë 6000 lekë në çift./Monitor

Artikulli para

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës protestojnë teksa Rama futet në bashki

Artikulli pas

“E dimë çfare keni fituar”, preken mijëra pronare banesash, urdhri i Tatimeve: Deklaroni të ardhurat nga qiratë dhe rrjetet sociale ose…

Editor

Editor

Nga Kategoria

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA
Ekonomi

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!
Ekonomi

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

31 Mars, 2026
Kina pezullon blerjen e naftës ruse
Ekonomi

Konflikti në Lindjen e Mesme, vazhdon rritja e çmimit të naftës

31 Mars, 2026
Sot afati i fundit për plotësimin e DIVA-s, Tatimet kujtojnë gjobat: Mos u vononi, penalizoheni
Ekonomi

Sot afati i fundit për plotësimin e DIVA-s, Tatimet kujtojnë gjobat: Mos u vononi, penalizoheni

31 Mars, 2026
Në kulmin e krizës, shteti i shet “qelepir” 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil
Ekonomi

Në kulmin e krizës, shteti i shet “qelepir” 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil

31 Mars, 2026
Artikulli pas
“E dimë çfare keni fituar”, preken mijëra pronare banesash, urdhri i Tatimeve: Deklaroni të ardhurat nga qiratë dhe rrjetet sociale ose…

“E dimë çfare keni fituar”, preken mijëra pronare banesash, urdhri i Tatimeve: Deklaroni të ardhurat nga qiratë dhe rrjetet sociale ose…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro nuk luhatet, rritet dollari

Nga Editor
19 Shkurt, 2026
0

Dollari amerikan ka shënuar rritje këtë të enjte në tregun vendas valutor, duke u blerë me 81.2 lekë dhe u...

Lexo të plotë
The Sun: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës

The Sun: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës

9 Mars, 2026
Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

24 Mars, 2026
Rama paralajmëron shtrenjtim të karburanteve, kur aktivizohet mekanizmi i uljes me 20% të akcizës

Rama paralajmëron shtrenjtim të karburanteve, kur aktivizohet mekanizmi i uljes me 20% të akcizës

21 Mars, 2026
Ryanair zgjeron bazën në Tiranë dhe shton dhjetëra fluturime për verën 2026

Ryanair zgjeron bazën në Tiranë dhe shton dhjetëra fluturime për verën 2026

20 Janar, 2026

Të Fundit

Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri

Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri

1 Prill, 2026
Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

1 Prill, 2026
Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

31 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr