Erjon Ismaili, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, është marrë në pyetje në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve që lidhen me atë që prokuroria e konsideron një grup kriminal të përfshirë në ndërhyrje në tenderët e AKSHI-t, pengmarrje dhe presion ndaj kundërshtarëve në biznes.
Prania e tij në SPAK nuk zgjati shumë, jo për shkak se roli i tij vlerësohet i vogël, por sepse provat ndaj tij konsiderohen të pakundërshtueshme, pasi shumica janë me zë dhe figurë, kurse të tjerat me dokumente.
Ai u mor sërish në pyetje për detaje që lidhen kryesisht me aktivitetin e tij gjatë kohës kur mbante detyrën e zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, në raport me figurën e atij që konsiderohet “shefi” i tij i vërtetë, Ergys Agasi.
Sipas dosjes së SPAK, aktiviteti i Ismailit në shërbim të këtij grupi përforcohet nga orë të tëra filmimesh që SPAK disponon, të realizuara në zyrën e Agasit, ku ai shfaqet duke shkuar periodikisht.
Në materialet e dosjes thuhet se shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe me qëllim detyrimin e tij për të tërhequr ankimimet pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, sipas dosjes, heqja dorë nga këto ankime do t’u krijonte lehtësira të konsiderueshme për vijimin e aktivitetit në fushën e prokurimeve publike, i cili ishte pezulluar në disa raste për shkak të ankimimeve të bëra nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.
Nga deklarimet e Gerond Meçes, rezulton se Erjon Ismaili i ka kërkuar atij të “rri larg AKSHI”, fakt që sipas hetuesve përputhet edhe me pamjet e këqyrura në zyrën e Ergys Agasit, duke treguar lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkëta mes tyre.
Në një komunikim të përfshirë në dosje evidentohet edhe personi me emrin “labi”, i identifikuar si Elgerti Bixha, për të cilin thuhet se Agasi synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish-ministri Damian Gjiknuri, i konsideruar sipas dosjes si pengesë për realizimin e përfitimeve të paligjshme nga Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako.
Në një mesazh të datës 6 mars 2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj”, çka sipas përmbajtjes së komunikimit nënkupton përdorimin e lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë për të hequr pengesat.
Kjo rrethanë lidhet edhe me pengmarrjen e Gerond Meçes, pasi edhe ai, përmes ankimimeve të shumta pranë KPP, kishte krijuar pengesa në procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSHI-t, duke sugjeruar se mënyra e veprimit e grupit ka qenë e njëjtë.
Në vijim të këtij arsyetimi, në dosje përmendet dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të Ergys Agasit si organizator dhe pjesëmarrës në pengmarrjen e shtetasit Gerond Meçe.
Pjesë nga dosja:
25 Shtator 2023
Ergys Agasi: Merret me kokainë Gysi, ça po bo me kokainë…
Ermal Beqiri: Informacioni është gjë shumë më e madhe se numrat.
Ergys Agasi: Nuk e diskutoj fare o burrë, tani jemi goxha, shumë, shumë më lart.
Takime në të cilat shfaqet edhe Erioni Ismaili, nëndrejtori i Policisë së Tiranës.
Zyrtari i Policisë që biznesmeni Gerond Meçe, e akuzonte në dëshminë e tij si të lidhur me kundërshtarin e tij në biznes, Ermal Beqirin.
Lidhje midis të dyve që faktohet edhe nga pamjet filmike të ruajtuara nga Ergys Agasi në biznesin e tij.
Bisedat
3o Tetor 2023
Ergys Agasi: Ky po na e dekonspiron…
Erion Ismaili: O vëlla si je…
Ermal Beqiri: Deklaratë Noteriale
Erion Ismaili: Te kush?
Ergys Agasi: I ka thënë ky i gjykatës?
Erion Ismaili: E shtyu ai?
Ergys Agasi: Tja bojmë yzmetin njëherë
Erion Ismaili: Është edhe profesionist, dhe i0 zoti
Ergys Agasi që në një moment të bisedave del se merr informacione të sakta për operacionet policore.
Dhe pasi merr këtë informacion, njofton miqtë e tij që të kenë kujdes dhe të ruhen.
Siç është edhe kjo bisedë e datës 5 Dhjetor 2023.
Që ka lidhje me një operacion ku në qëndër të goditjes janë fallsifikimet.
Bisedat
5 Dhjetor 2023
Ergys Agasi: Hë mo vëlla, ça bën ti, mirë. Shiko do vi E***** se do bëhet një aksion për disa fallsifikime
Dhe që të mos dali fjala, se dun me i plas mrena. Kupto ti, me kujdes…
Kështu vjen edhe takimi midis Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasit në ambientin e biznesit të tij.
Takim që mban datën 17 Janar 2024.
Ku nga konteksti i bisedës lihet të kuptohet se flasin për një tender dhe paracaktimin e tij.
Bisedat
17 Janar 2024
Mirlinda Karçanaj: Ja ta tregoj pse
Do ta dërgoj dhe …
Ke procedura SPA, që na çoj kjo A****
Ergys Agasi: Po tja fillosh ti e tja them unë, do digjem unë…
Mirlinda Karçanaj e cila shfaqet edhe në vazhdim në ambientet e shoqërisë ‘EA Tabaço’
në pronësi të Ergys Agasit
Siç është edhe ky takim që mban datën 16 Mars 2024.
Ayty ku i pranishëm është edhe biznesmeni Ermal Beqiri.
Ku edhe këtu janë të shqetësuar lidhur mbi një tender, ku në fund Ergys Agasi thotë se nga 2 do e bëjnë 4 milionë euro.
Ku thotë se ka marrë garanci, por pa e përcaktuar se nga kush.
Bisedat
16 Mars 2024
Ergys Agasi: Hej ça bën ti …
Do ta them unë copë, trembëdhjetë i kishe bo
Mirlinda Karçanaj: Sa?
Ergys Agasi: 13 copë
Mirlinda Karçanaj: Me izraelitët testin, ok Ermal
Ergys Agasi: Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë katër milion
Shife çdo bëj unë tashi, kë do tja japim projektin.
Do çuditen fare.
Mirlinda Karçanaj: Kaq garanci
Nuk futet as në eksperiencë
Komunikimet midis Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj që kanë qenë të vazhdueshme, edhe nëpërmjet bisedave të zhvilluara nëpërmjet telefonit apo ëhats app. Gjë që është provuar edhe nga zbardhja e tabulateve telefonike si edhe nga qelizat telefonike që kanë provuar vendndodhjen e tyre të njëjtë në zonën ku ndodhen ambientet e biznesit të Ergys Agasit.
Prova e lidhjes së Ergys Agasit me biznesmenin Ermal Beqiri, dhe mënyrën se si ai përfitonte paratë nga AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ishte kompania ‘EA Solution’. Një kompani fiktive e cila fshihej pas ‘Soft Solution’ me administrator Ermal Beqirin.
E cila nga hetimi del se ka fituar miliona euro pa bërë asnjë punë.
Gjë që doli edhe nga kërkimet e SPAK, të cilat pasi shkuan në zyrat e EA Solution, panë që në këtë zyrë nuk kishte as drita.
Dhe se EA Solution ishte krijuar fiktivisht me qëllim kalimin e pagesave të përftuara nga shoqëria Soft Solution në drejtim të shtetasit Ergys Agasi. /skyweb.al















