• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria në prag të një hapi historik: Hapet kapitulli i fundit i negociatave me BE

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shqipëria në prag të një hapi historik: Hapet kapitulli i fundit i negociatave me BE
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sot në Bruksel zhvillohet Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave, “Bujqësia dhe Kohezioni”.

Ky moment shënon përmbylljen e procesit teknik të hapjes së të gjitha kapitujve negociues me Bashkimin Europian.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në tryezë marrin pjesë komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, vendi që mban presidencën e radhës së BE-së.

Deri më tani, Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër.

BE ka shprehur optimizëm të qartë se vendi mund ta mbyllë procesin e negociatave deri në vitin 2027 dhe të synojë anëtarësimin e plotë deri në vitin 2030. Kryeministri Rama e ka shpallur integrimin europian si prioritet absolut të mandatit të tij të katërt.

Një proces i përshpejtuar që nga viti 2022

Procesi negociues ka ecur me ritme të larta që prej 19 korrikut 2022, kur Shqipëria u ul në konferencën e parë ndërqeveritare. Më pas:

  • 15 tetor 2024 (Luksemburg, presidenca hungareze): U hap kapitulli i parë, “Themeloret”.
  • 17 dhjetor 2024: U nisën bisedimet për kapitullin e dytë, “Marrëdhëniet me Jashtë”.
  • Prill 2025: U çel kapitulli “Tregu i Brendshëm”.
  • Maj 2025: U hap “Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse”.
  • 15 shtator 2025: U hap kapitulli i pestë, “Axhenda e Gjelbër”.

Konferenca e sotme është e fundit në ciklin e hapjes së të gjashtë kapitujve dhe është kyçe për mbylljen e procesit teknik deri në 2027.

Pas kësaj, Shqipëria do të hyjë në fazën politike të integrimit, ku miratimi i anëtarësimit duhet të kalojë nga parlamentet e të 27 shteteve anëtare të BE-së. /skyweb.al

Artikulli para

E gjithë java me reshje të dendura shiu, harta e rrezikut për përmbytjet

Artikulli pas

“Në njësinë 5, ishte 740 euro metri, tani është bërë 2 200”, Si janë rritur çmendurisht në 20 vite çmimet e apartamenteve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Studentët e refuzojnë,  Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët e refuzojnë, Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin, prokuroria mbështet ekstradimin drejt Shqipërisë, biznesmeni: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg!
Aktualitet

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin, prokuroria mbështet ekstradimin drejt Shqipërisë, biznesmeni: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg!

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Në njësinë 5, ishte 740 euro metri, tani është bërë 2 200”, Si janë rritur çmendurisht në 20 vite çmimet e apartamenteve

"Në njësinë 5, ishte 740 euro metri, tani është bërë 2 200", Si janë rritur çmendurisht në 20 vite çmimet e apartamenteve

Të Përzgjedhura

S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

Tatimet publikojnë formularët për aplikimin e Paqes Fiskale dhe rideklarimit të pasqyrave

Nga Editor
26 Maj, 2026
0

Që prej datës 15 maj 2026 kanë nisur zyrtarisht aplikimet për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale dhe rideklarimin e...

Lexo të plotë
Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

3 Shkurt, 2026
Shkolla e lartë nuk është gjithçka për amerikanët, të rinjtë pa diplomë më të punësuarit

Shkolla e lartë nuk është gjithçka për amerikanët, të rinjtë pa diplomë më të punësuarit

10 Shtator, 2026
“Diella” në agoni, por qeveria miraton Kadastrën Digjitale: Çfarë ndodh me pronat

“Diella” në agoni, por qeveria miraton Kadastrën Digjitale: Çfarë ndodh me pronat

28 Janar, 2026
Netët e nxehta po u “vjedhin” gjumin njerëzve

Netët e nxehta po u “vjedhin” gjumin njerëzve

16 Korrik, 2026

Të Fundit

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr