Shteti shqiptar ka rënë! Shumë e mendojnë këtë, të tjerë janë bindur, por sot kemi provën. Tenderi 3.1 milionë euro, e dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për projektin “Sistem Enterprise Service Bus (ESB)”, e fituar pikërisht nga Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i gjendeur në arrati, e konfirmon çfarë themi më sipër.

Tenderi 3.1 milionë euro i KLGJ është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Soft & Solution dhe Horizon. Të dyja këto janë kompani në pronësi të Ermal Beqirit.

Kjo ndodh ndërkohë që pronarët e çdo kompania në vend duhet të dorëzojnë vërtetim që nuk janë nën hetim në çdo rast prokurimi publik.

Se kush është Ermal Beqiri, ju ftojmë të lexoni raportimet e vazhdueshme të redaksisë mbi të dhe “bosat” e tij:
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët
SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn
DOSJA/ Si u zbulua lidhja mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, BKH ia beh papritur në zyrë, punonjësit: Nuk dimë…..
Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet
Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike
Ermal Beqiri “out”, Gerond Meçe “in”: Biznesi vazhdon, kush është producenti i spektaklit të vjedhjes së fondeve publik që vijon të lëvizë fijet te AKSHI?
Skenari i fryrjes fiktive të tenderave nën koordinimin e Ergys Agasit! Ermal Beqiri përfitoi miliona euro nga AKSHI me kunatin Gentian Likaj si prestanome
SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn