• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Shqipëria shënoi në janar rritjen e fluturimeve komerciale me ritmin më të lartë në Europë

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Terminali në TIA. Për përpunimin grafik të fotos janë përdorur elementë të AI

Share on FacebookShare on WhatsApp

Fluturimet komerciale po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një indikator të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit dhe të lëvizshmërisë së qytetarëve.

Rritja e trafikut ajror reflekton jo vetëm kërkesën në rritje për udhëtime, por edhe intensifikimin e lidhjeve ekonomike dhe turistike me tregjet ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Shqipëria po shfaq një performancë të fortë, duke konsoliduar gradualisht pozicionin e saj si një nga destinacionet më dinamike në rajon.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë janarit 2026 vendi ka regjistruar një rritje prej 115.7% të fluturimeve komerciale krahasuar me të njëjtin muaj të periudhës para pandemisë.

Ky nivel e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë për ritmin e zgjerimit të trafikut ajror, duke reflektuar një rikuperim të shpejtë dhe një zgjerim të mëtejshëm të ofertës së udhëtimeve.

Në rajon, rritja e trafikut ajror ka qenë gjithashtu e ndjeshme, por në nivele më të ulëta.

Serbia renditet e dyta me një rritje prej 56.7%.

Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut përfshihen gjithashtu mes vendeve me performancë të lartë, me rritje përkatësisht 52.4% dhe 48.5%, duke konfirmuar një rimëkëmbje të përgjithshme të sektorit në Ballkan.

Në kontrast, Mali i Zi ka regjistruar një rënie prej 4.6%.

Në nivel kontinental, pas Shqipërisë renditet Islanda, ndërsa Qipro me 41.3%, Malta me 38% dhe Greqia me 26.2% janë ndër vendet që kanë përfituar ndjeshëm nga rritja e kërkesës për udhëtime dhe turizëm.

Panorama europiane mbetet e pabarabartë. Sllovenia shënon rënien më të theksuar me 44.6% më pak fluturime krahasuar me periudhën para pandemisë.

Tendenca negative vërehet edhe në Suedi me 37.6% rënie, në Letoni me 30.9% dhe në Gjermani me 27.9%, duke treguar se rikuperimi i trafikut ajror po zhvillohet me ritme të ndryshme nëpër kontinent.

Rritja e fortë e Shqipërisë në këtë tregues konfirmon rolin gjithnjë e më të madh të transportit ajror në ekonominë e vendit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që zgjerimi i lidhjeve ajrore ka mbi turizmin, investimet dhe lëvizjen e qytetarëve.

Artikulli para

Marka e njohur nxjerr në shitje për 1 mijë dollarë këmishën “e djegur me hekur”

Artikulli pas

Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

Nuk u shpenzuan dot në 2025, shkon në 167 milionë euro fondi për pensionet

20 Shkurt, 2026
Moti i keq, mbyllen aeroportet e Vjenës dhe Mynihut
Aviacion

Moti i keq, mbyllen aeroportet e Vjenës dhe Mynihut

20 Shkurt, 2026
Tmerri nga SPAK-u dhe intrigat mes kompanive me ankesa të vazhdueshme bllokojnë tenderin 2.5 mln euro të AKSHI-t për titujt akademikë
Ekonomi

Tmerri nga SPAK-u dhe intrigat mes kompanive me ankesa të vazhdueshme bllokojnë tenderin 2.5 mln euro të AKSHI-t për titujt akademikë

20 Shkurt, 2026
DETAJET/ SEPA ul ndjeshëm koston e transfertave të parave për shqiptarët
Ekonomi

DETAJET/ SEPA ul ndjeshëm koston e transfertave të parave për shqiptarët

20 Shkurt, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Ku ka ngecur rivlerësimi i pronave edhe pse ligji u bë kohë që është miratuar?

20 Shkurt, 2026
Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes
Ekonomi

Parlamenti miraton katër emrat e rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

20 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

DOKUMENTI/ Kush po kërkon t’ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?
Ekonomi

DOKUMENTI/ Kush po kërkon t’ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?

Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
0

Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime ditët e fundit, teksa kryeministri thuhet se ka nisur konsultimet...

Lexo të plotë
Agjencia SHARGAN në Panirin e DUBAIT, interes i lartë studentësh për Shqipërinë

Agjencia SHARGAN në Panirin e DUBAIT, interes i lartë studentësh për Shqipërinë

3 Maj, 2025
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Biznesi kërkon uljen në 5-7% të TVSH-së për ushqimet, a do të përkthehej kjo në çmime më të ulta?

25 Nëntor, 2025
Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

20 Tetor, 2025
Pagë mesatare 1 000 euro, rritje pensionesh dhe heqje e parasë CASH, Ibrahimaj shpall planin për 2026 e më tej

Pagë mesatare 1 000 euro, rritje pensionesh dhe heqje e parasë CASH, Ibrahimaj shpall planin për 2026 e më tej

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit

Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit

20 Shkurt, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Nuk u shpenzuan dot në 2025, shkon në 167 milionë euro fondi për pensionet

20 Shkurt, 2026
Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

20 Shkurt, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Shqipëria shënoi në janar rritjen e fluturimeve komerciale me ritmin më të lartë në Europë

20 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr