• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Tre mënyra të lehta që iu ndihmojnë të kapërceni trishtimin e dimrit

Editor Nga Editor
23 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Tre mënyra të lehta që iu ndihmojnë të kapërceni trishtimin e dimrit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tani që dita është më e shkurtër, shumë prej nesh shkojnë dhe kthehen nga puna në errësirë dhe ndonjëherë edhe humori bie. Mund të ndihemi më të lodhur se zakonisht, të kemi më pak energji ose ta kemi të vështirë të përqendrohemi.

Seasonal Affective Disorder (SAD), ose “depresioni dimëror”, mund të prekë këdo. Për ata që e kanë të vështirë të vazhdojnë aktivitetet e përditshme, National Health Service (NHS) këshillon të kontaktoni mjekun tuaj të familjes (GP).

Për ata me simptoma më të lehta, ja tre mënyra për të përballuar ditët e errëta, madje edhe për t’i përqafuar ato.

  1. Përqendrohuni te ajo që mund të bëni

Psikologia Kari Leiboëitz thotë se duke u rritur në SHBA, në një qytet ku vera ishte në qendër të jetës, ajo e shihte dimrin si kufizues dhe të pakëndshëm. Por udhëtimi në Norëay, ku disa zona kanë pothuajse fare pak dritë gjatë dimrit, ia ndryshoi mendësinë.

Ajo vuri re se, në vend që njerëzit të binin në humor të keq për shkak të errësirës, ata e përqafonin dimrin, duke gjetur aktivitete të reja si sportet e dëborës, thurja apo gatimi.

“Ata e shohin dimrin si një periudhë të vitit plot mundësi,” thotë ajo.

  1. Pranoni që keni nevojë për më shumë pushim

Me punën dhe angazhimet shoqërore që vazhdojnë si zakonisht, mund të pyesim veten pse ndihemi kaq të lodhur. Por Kari Leiboëitz thotë se duhet të pranojmë që trupat tanë kanë nevojë për më shumë pushim në dimër.

“Është në fakt mirë të mos jesh aq produktiv apo aktiv sa në muajt e verës, sepse trupat tanë janë biologjikisht të programuar për më shumë pushim gjatë dimrit,” thotë ajo.

Ashtu si kafshët dhe bimët, edhe ne duhet të ngadalësojmë ritmin dhe të ndryshojmë sjelljen.

Dr. Em May Armstrong, studiuese e bimëve, thotë se çelësi është të gjejmë ekuilibrin mes pushimit dhe rënies në plogështi.

Ajo sugjeron të ashtuquajturën “letargji aktive”, një stil jetese më i qetë dhe pushues, por që përfshin aktivitete që na mbajnë të angazhuar mendërisht.

Këto mund të jenë thurja, riparimi i rrobave ose aktivitete që ju përgatisin për vitin që vjen.

“Edhe pse kjo nuk është aq aktive sa udhëtimet apo kampingu, është po aq aktive në një mënyrë më rigjeneruese.”

  1. Bëni plane

Edhe pse pushimi është i natyrshëm, është ende e rëndësishme të gjeni kohë për gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe të qëndroni në kontakt me të tjerët, sipas mjekut të familjes Gavin Francis.

“Ne jemi qenie shumë sociale; edhe njeriu më i vetmuar nuk jeton plotësisht i izoluar. Të gjithë varemi nga të tjerët.”

Ai sugjeron të planifikoni aktivitete paraprakisht, të përqendroheni te njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe te aktivitetet që përmirësojnë humorin tuaj.

Në këtë mënyrë, jeni të përkushtuar dhe një humor i ulët afër datës nuk do t’ju ndalojë.

“Mund të filloni të planifikoni në agjendë më shumë takime me këta njerëz gjatë dimrit,” thotë ai.

Gjithashtu, gjëra të thjeshta praktike si sigurimi i një gjumi të mirë, shmangia e alkoolit të tepërt apo e netëve shumë të vona dhe mbajtja e një diete të shëndetshme janë shumë të rëndësishme.

“Këto nuk janë gjëra të ndërlikuara, por janë thelbësore për një ritëm të shëndetshëm cirkadian dhe për një fiziologji të mirë gjatë dimrit.”

Marrë nga BBC

/Skyweb.al

Etiketat: dimritrishtim
Artikulli para

“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë

Artikulli pas

Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja
Shëndet

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja

9 Prill, 2026
Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim
Shëndet

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

9 Prill, 2026
“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?
Shëndet

“Lufta” me ekranet, prindërit rikthejnë telefonin fiks për fëmijët. Sa funksionon?

7 Prill, 2026
Cili është pickimi më i dhimbshëm në botë?
Shëndet

Cili është pickimi më i dhimbshëm në botë?

7 Prill, 2026
Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit
Shëndet

Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit

7 Prill, 2026
Shkencëtarët thonë se fëmijët mund të preken më shumë nga varianti i ri i Covid-19. Çfarë duhet të dini rreth BA.3.2
Shëndet

Shkencëtarët thonë se fëmijët mund të preken më shumë nga varianti i ri i Covid-19. Çfarë duhet të dini rreth BA.3.2

6 Prill, 2026
Artikulli pas
Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës
Aktualitet

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
0

Vështirë se mund të gjendet një pushues ditor nga kryeqyteti që të mos ketë ndaluar të paktën një herë të...

Lexo të plotë
Vizitorët shijojnë “magjinë” e borës në Razëm

Vizitorët shijojnë “magjinë” e borës në Razëm

24 Nëntor, 2025
Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

9 Shkurt, 2026
Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

27 Shkurt, 2026
AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

AI dhe Etika: Si të dallojmë të vërtetën në epokën digjitale

9 Shkurt, 2026

Të Fundit

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

10 Prill, 2026
Rama njofton rritje dhe ndryshim të skemës së pensioneve, kartë ushqimesh për një kategori familjesh

Rama njofton rritje dhe ndryshim të skemës së pensioneve, kartë ushqimesh për një kategori familjesh

10 Prill, 2026
OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

10 Prill, 2026
“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

10 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr