• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paga mesatare arrin në 84 000 lekë në Shqipëri, kush merr rrogë më të lartë

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on WhatsApp

Pagat në Shqipëri kanë vijuar të rriten gjatë vitit 2025, duke e çuar nivelin mesatar të të ardhurave mujore në gati 84 mijë lekë. Të dhënat zyrtare tregojnë se paga mesatare është rritur nga rreth 77.4 mijë lekë që ishte një vit më parë.

Në krahasim me vitin 2024, pagat u rritën me 8.4%. Megjithatë, ritmi i rritjes është disi më i ngadaltë se një vit më parë, kur pagat kishin shënuar një rritje rreth 10%.

Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 86.984 lekë. Ky nivel është rreth 4.3% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe rreth 4.4% më i lartë se në tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sektorët që paguajnë më shumë në ekonomi mbeten financat dhe teknologjia. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit regjistruan pagën mesatare më të lartë në ekonomi, me rreth 173 mijë lekë në muaj.

Pas tyre renditet sektori i informacionit dhe komunikacionit me rreth 131 mijë lekë.

Rritja më e madhe e pagave gjatë vitit u regjistrua pikërisht në sektorin e informacionit dhe komunikacionit, ku pagat u rritën me rreth 7.9%. Në krahun tjetër, rritja më e ulët u shënua në aktivitetet e lidhura me artin, argëtimin dhe shërbimet e tjera, ku pagat u rritën vetëm me rreth 2.2%.

Edhe në nivel profesionesh, diferencat mbeten të dukshme. Pagat më të larta vazhdojnë të përqendrohen tek menaxherët, drejtuesit dhe funksionet ekzekutive, ku paga mesatare arrin rreth 135 mijë lekë. Specialistët me arsim të lartë renditen menjëherë pas tyre me rreth 115 mijë lekë në muaj.

Rritja më e fortë e pagave sipas profesioneve u regjistrua tek Forcat e Armatosura, me një rritje rreth 10.6%, ndërsa nëpunësit shënuan një rritje prej rreth 6.2%. Në anën tjetër, drejtuesit e lartë dhe menaxherët patën rritjen më të ulët të pagave, rreth 3.3%.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një zhvendosje të shpërndarjes së të punësuarve drejt pagave më të larta. Në fund të vitit 2025, pjesa e të punësuarve që marrin mbi 120 mijë lekë në muaj u rrit në 16.2%, nga 14.1% një vit më parë. Edhe grupi i pagave nga 95 mijë deri në 120 mijë lekë u rrit lehtë.

Ndërkohë, numri i të punësuarve që paguhen deri në nivelin e pagës minimale ka rënë, nga 14.2% në 12.8%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit, rritja më e dukshme është përsëri tek grupi i pagave mbi 120 mijë lekë.

Në tërësi, struktura e pagave në fund të vitit 2025 tregon një tendencë të lehtë drejt niveleve më të larta të të ardhurave në tregun e punës. /skyweb.al

Etiketat: mesatarepagapagatrrogat
Artikulli para

Papunësia zbret në kufijtë e 8% në Shqipëri, por rinia dhe gratë kanë nivele të larta

Artikulli pas

Tatimet i rikujtojnë bizneseve datën 31 Mars si limitin për dorëzimin e pasqyrave financiare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”
Ekonomi

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

10 Mars, 2026
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave
Ekonomi

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave

10 Mars, 2026
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Euro mbetet në nivelet më të ulëta, shënon rënie edhe dollari

10 Mars, 2026
Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë
Ekonomi

Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

10 Mars, 2026
Artikulli pas
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

Tatimet i rikujtojnë bizneseve datën 31 Mars si limitin për dorëzimin e pasqyrave financiare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë
Turizëm

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
0

Nga ujërat e cekëta ngjyrë akuamarine të Greqisë te kënetat plot zogj të Francës, lagunat përfaqësojnë një alternativë të qetë...

Lexo të plotë
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

15 Tetor, 2025
Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

20 Gusht, 2025
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

12 Gusht, 2025
“Lonely Planet” zbulon për të të huajt kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë

“Lonely Planet” zbulon për të të huajt kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë

15 Shkurt, 2026

Të Fundit

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

10 Mars, 2026
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

Tatimet i rikujtojnë bizneseve datën 31 Mars si limitin për dorëzimin e pasqyrave financiare

10 Mars, 2026
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Paga mesatare arrin në 84 000 lekë në Shqipëri, kush merr rrogë më të lartë

10 Mars, 2026
Papunësia zbret në kufijtë e 8% në Shqipëri, por rinia dhe gratë kanë nivele të larta

Papunësia zbret në kufijtë e 8% në Shqipëri, por rinia dhe gratë kanë nivele të larta

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr