• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tatimet i rikujtojnë bizneseve datën 31 Mars si limitin për dorëzimin e pasqyrave financiare

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve dhe organizatave që kanë detyrimin ligjor për raportim financiar të dorëzojnë pasqyrat për vitin 2025 brenda datës 31 mars 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, raportimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes sistemit e-Filing dhe është i detyrueshëm për subjektet që paguajnë Tatimin mbi Fitimin Korporativ ose Tatimin mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi. Detyrimi vlen gjithashtu edhe për organizatat jofitimprurëse kur qarkullimi vjetor i tyre kalon mbi 5 milionë lekë.

Autoritetet tatimore sqarojnë se ky proces bazohet në legjislacionin në fuqi për tatimin mbi të ardhurat dhe për procedurat tatimore, si edhe në vendimin e qeverisë që përcakton deklarimin e dokumenteve tatimore vetëm në formë elektronike.

Pasqyrat financiare duhet të përgatiten në përputhje me ligjin për kontabilitetin dhe raportimin financiar. Ato dorëzohen në dy formate: në version PDF të skanuar dhe në version Excel.

Dokumentet në PDF duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga administratori i shoqërisë ose nga personi përgjegjës për hartimin e tyre.

Së bashku me pasqyrat financiare duhet të dorëzohen edhe disa dokumente shtesë. Ndër to përfshihet gjendja e inventarit të mallrave, lëndës së parë, prodhimit në proces dhe produkteve të gatshme në datën 31 dhjetor 2025, si edhe inventari i mjeteve të transportit në pronësi të subjektit.

Administrata Tatimore thekson gjithashtu se subjektet duhet të plotësojnë edhe të dhënat përkatëse në seksionin “Kontabilitet” në llogarinë e tyre në sistemin e-Filing, duke përzgjedhur periudhën tatimore dhe duke plotësuar të gjitha fushat e kërkuara nga sistemi.

Në rastet kur pasqyrat financiare hartohen nga një punonjës i subjektit, duhet të deklarohet identifikimi personal i tij. Ndërsa kur ato përgatiten nga një kontabilist i licencuar, kompani auditimi apo shoqëri kontabiliteti, duhet të deklarohet numri unik i identifikimit të subjektit përkatës.

Administrata Tatimore u bën thirrje bizneseve që të respektojnë afatin ligjor për të shmangur penalitetet. Për çdo paqartësi, tatimpaguesit mund të drejtohen pranë drejtorive rajonale tatimore ose të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002. /skyweb.al

Etiketat: biznesetfatura
Artikulli para

Paga mesatare arrin në 84 000 lekë në Shqipëri, kush merr rrogë më të lartë

Artikulli pas

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Ekonomi

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Ekonomi

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

Të Përzgjedhura

Media franceze shkruan për bunkerët: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik
Turizëm

Media franceze shkruan për bunkerët: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik

Nga Editor
8 Korrik, 2026
0

Media franceze “SciencePost.fr” i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar historisë së bunkerëve shqiptarë, një prej simboleve më të dukshme,...

Lexo të plotë
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

12 Prill, 2025
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

19 Dhjetor, 2025
Tekstilet e këpucët në krizë, punësimi në fason pëson tkurrje

Tekstilet e këpucët në krizë, punësimi në fason pëson tkurrje

8 Tetor, 2025
Tesla shton taksitë pa shofer në rrugët e SHBA

Tesla shton taksitë pa shofer në rrugët e SHBA

3 Korrik, 2026

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr