Bordi i Transparencës në tregun e hidrokarbureve do të mblidhet sot për herë të parë, ndërsa çmimet e karburanteve në tregun e panics vijojnë të mbeten të larta.
Lajmi u dha nga ministri i Pushtetit Vendor, i cili pyetur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë tha se bordi është duke mbledhur informacion mbi lëvizjen e çmimeve në bursa dhe tregun e pakicës dhe pritet që brenda ditës të dalë me një vendimmarrje konkrete.
Për sa i përket reflektimeve në tregun e pakicës edhe për ndryshime të çmimeve te produktet ushqimore, ministri Demo tha rritja e çmimit të naftës dhe ndikimi i inflacionit kërkojnë kohë për t’u reflektuar. Ai tha se autoritetet shtetërore do të garantojnë transparencë në përcaktimin e çmimeve dhe masa për të shmangur spekulimet në treg.
















