• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 11 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Mars, 2026
në Aviacion, Ekonomi
A A
0
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Share on FacebookShare on WhatsApp
MABCO Constructions ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për Aeroportin e Vlorës, duke sqaruar marrëdhënien financiare me kredidhënësin Delphos dhe duke kundërshtuar interpretimet për ndikime të huaja.

Në një deklaratë zyrtare, kompania thekson se kredia e marrë nga Delphos është një marrëdhënie e zakonshme tregtare me një institucion financiar ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet për ndikim rus në projekt.

Sipas MABCO, kjo kredi është marrë në emër të kompanisë dhe nuk cenon në asnjë moment strukturën e pronësisë apo kontrollin mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Po ashtu, shlyerja e saj lidhet vetëm me aktivitetin ekonomik të kompanisë dhe nuk përbën mekanizëm për transferim asetesh strategjike.

Kompania sqaron se fondet dhe institucionet financiare ndërkombëtare janë multinacionale dhe operojnë në tregje globale, duke përfshirë investime në instrumente të ndryshme financiare, gjë që nuk mund të interpretohet si ndikim i ndonjë shteti të caktuar mbi projekte konkrete.

Për të mbështetur këtë qëndrim, MABCO referon edhe dokumente shoqëruese, përfshirë një opinion të kompanisë së auditimit BDO dhe një përgjigje nga vetë Delphos, të cilat sipas saj tregojnë se pretendimet për lidhje me fonde ruse janë të pabazuara.

Në reagim theksohet se interpretimi i marrëdhënieve financiare si ndikim gjeopolitik është i gabuar dhe nuk përputhet me praktikat standarde të tregjeve ndërkombëtare.

MABCO shton se do të vazhdojë të operojë në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet ndërkombëtare, duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugë ligjore ndaj çdo publikimi që, sipas saj, cenon reputacionin e kompanisë përmes informacionit të pasaktë.

Reagimi i plotë

Në lidhje me një shkrim të publikuar së fundmi në disa media, i cili përpiqet të krijojë perceptimin e një ndikimi të pretenduar të huaj në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, MABCO Constructions S.A. e konsideron të nevojshme të sqarojë opinionin publik mbi disa të pavërteta dhe spekulime të qarta. Në këtë material rikthehet edhe një herë teoria konspirative, sipas së cilës, aeroporti i Vlorës do t’i jepej rusëve, një histori e fabrikuar dhe e ricikluar nga palë të interesuara që qëndrojnë pas përpjekjeve për të grabitur dhe shpronësuar padrejtësisht MABCO. Kjo tezë është ndërtuar mbi një interpretim të qëllimshëm të marrëdhënies së kredisë me Delphos, duke tentuar ta paraqesë atë si një lidhje të paqenë me palë të treta ruse.

E njëjta skemë spekulative u artikulua që në fazat e para të përpjekjeve për rrëmbimin e projektit dhe po risillet sot në qarkullim në të njëjtën formë, për të ndikuar perceptimin publik në prag të zhvillimeve të rëndësishme ligjore. Për më tepër, fakti që ky material është marrë nga një media periferike e Prishtinës, po shpërndahet nga mediat e Shqipërisë, të cilat nuk i janë referuar kurrë më parë këtij burimi, me të njëjtin titull dhe përmbajtje, dëshmon qartë se nuk kemi të bëjmë me informim të pavarur, por me një përpjekje të koordinuar për të ndërtuar një narrativë të rreme që synon të mbulojë një grabitje të pastër që po i bëhet aksionerit që gëzon 98% të pronës.

Po ashtu, titulli dhe përmbajtja e këtij shkrimi janë tërësisht spekulative dhe nuk mbështeten në asnjë provë konkrete. Referencat ndaj strukturave financiare ndërkombëtare janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe interpretuar në mënyrë të qëllimshme për të krijuar një narrativë të rreme.

Fakti që një fond ndërkombëtar investimi, i cili operon në tregjet globale, mund të ketë ekspozim në instrumente të ndryshme financiare, përfshirë edhe obligacione sovrane të shteteve të ndryshme, nuk përbën në asnjë mënyrë lidhje, ndikim apo kontroll të këtyre shteteve mbi projektin e Aeroportit të Vlorës. Në të njëjtën logjikë absurde, çdo investim në tregjet financiare ndërkombëtare mund të interpretohej si “ndikim gjeopolitik”.

Për më tepër, struktura financiare e përmendur në shkrim lidhet me një marrëdhënie kredie të zakonshme tregtare, e lidhur midis MABCO Constructions S.A. dhe një institucioni financiar ndërkombëtar. Kjo kredi është marrë në emër të MABCO dhe nuk cenon në asnjë moment strukturën e pronësisë apo kontrollin mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Shlyerja e saj është e lidhur me aktivitetin ekonomik të kompanisë dhe nuk përbën asnjë mekanizëm transferimi të aseteve strategjike.

Fondet dhe institucionet financiare ndërkombëtare janë, nga natyra e tyre, multinacionale dhe përfshijnë investitorë nga një gamë e gjerë vendesh. Përpjekja për të reduktuar këtë realitet kompleks në histori të thjeshtuara dhe alarmuese përbën dezinformim të pastër.

Gjithsesi për të qartësuar opinionin publik, Mabco sjell në vëmendje dy dokumenta, të bashkangjitura, që kanë të bëjnë me një opinion të BDO, një prej kompanive me të mëdha të auditimit financiar, por edhe një përgjigje të vetë Delfos në lidhje me aludimet për fonde ruse. Dy dokumentat tregojnë edhe një herë se aludimet e raportuara në media janë shpifje dashakeqe.

Investimi në obligacione sovrane të vendeve të ndryshme ka qenë dhe mbetet praktikë standarde në tregjet globale financiare. Edhe institucione të mëdha financiare amerikane dhe europiane, si JPMorgan, Citigroup dhe Goldman Sachs kanë pasur për vite me radhë ekspozim të konsiderueshëm në borxhin sovran rus. Nëse do të ndiqej logjika e përdorur në këto shkrime, atëherë do të duhej të konkludohej në mënyrë po aq absurde se edhe këto institucione kanë qenë apo janë “nën ndikim rus”, një përfundim që bie ndesh me çdo standard profesional dhe ekonomik.

Nëse do të ndiqnim të njëjtën logjikë të përdorur në këto shkrime, atëherë do të duhej të pranonim edhe absurditete të tjera: për shembull, fakti që një pjesë e vogël e aksioneve të ortakut tjetër është përdorur si kolateral pranë një banke të nivelit të dytë, do të thoshte se tani kontrolli i aeroportit rrezikon të kalojë tek vendi i origjinës së asaj banke. Me këtë standard interpretimi, Aeroporti i Vlorës do të duhej të konsiderohej sot “i marrë” nga Turqia, një përfundim që nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe që tregon qartë nivelin e manipulimit në këto publikime.

Është e qartë se publikime të tilla nuk synojnë informimin e drejtë të publikut, por krijimin e një klime presioni dhe konfuzioni në një moment të rëndësishëm për proceset ligjore në vijim. Sa më shumë afrojnë vendimmarrjet e radhës të gjykatave, përfshirë shqyrtimin në apel të çështjeve të iniciuara nga MABCO, aq më shumë shtohen përpjekjet për të ndërtuar narrativa të pabazuara që synojnë të ndikojnë perceptimin publik.

Kjo fushatë tregon se, në mungesë të argumenteve juridike të qëndrueshme, po tentohet të ndërtohen teori konspirative për “ndikime të jashtme”, të cilat nuk i rezistojnë as analizës më elementare. Opinion publik dhe çdo vëzhgues racional e kupton lehtësisht diferencën mes një fakti financiar dhe një insinuate qesharake dhe për të ardhur keq.

MABCO Constructions S.A. mbetet e angazhuar për transparencë dhe respektim të plotë të kuadrit ligjor në Republikën e Shqipërisë dhe në juridiksionet ndërkombëtare ku operon. Çdo pretendim i kundërt është i pabazuar dhe do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Në këtë kuadër, kompania rezervon të drejtën të ndjekë rrugët ligjore ndaj çdo publikimi që cenon reputacionin e saj përmes shpërndarjes së informacionit të pasaktë, të paplotë apo të pavërtetuar, përfshirë rastet e riprodhimit “copy-paste” të materialeve të tilla.

MABCO i bën thirrje publikut dhe mediave që të bazohen në fakte të verifikueshme dhe në interpretim profesional të tyre, duke shmangur përhapjen e narrativave që nuk qëndrojnë mbi prova.

Etiketat: aeroporti vlores
Artikulli para

Pse ndryshimi i orës ndikon negativisht në shëndet

Artikulli pas

Butrinti, i preferuari i turistëve në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Probleme me motorin, avioni i Lufthansa-s kthehet me URGJENCË në Athinë
Aviacion

Probleme me motorin, avioni i Lufthansa-s kthehet me URGJENCË në Athinë

11 Maj, 2026
Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale
Aviacion

Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale

11 Maj, 2026
Lushnjën askush s’e do! Bashkia nxjerr prej dy vitesh klubin në shitje, por nuk ka blerës
Ekonomi

Lushnjën askush s’e do! Bashkia nxjerr prej dy vitesh klubin në shitje, por nuk ka blerës

11 Maj, 2026
TABELAT/ PD kap kreun, Jorida Tabaku ndryshon strategji, Agron Shehaj vijon ritmin: Sa shpenzoi secili kandidat në META gjatë javës së fundit
Ekonomi

Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet: Komunikimi transferohet nga telefoni në rrjete sociale

11 Maj, 2026
Rama thotë se prokurimet publike do bëhen me inteligjencë artificiale
Aktualitet

Rama thotë se prokurimet publike do bëhen me inteligjencë artificiale

11 Maj, 2026
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars
Ekonomi

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars

11 Maj, 2026
Artikulli pas
Butrinti, i preferuari i turistëve në Shqipëri

Butrinti, i preferuari i turistëve në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët
Ekonomi

Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët

Nga SkyWeb
20 Tetor, 2025
0

Çmimet e pasurive të paluajtshme vijojnë të rriten pa ndalur, ndërsa shumë investitorë përballen me një pyetje të natyrshme: A...

Lexo të plotë
Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

Britanikët po braktisin Spanjën për të testuar Shqipërinë

2 Korrik, 2025
Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania

Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania

13 Prill, 2026
“Mirror”: Shqipëria, mes destinacioneve evropiane më të lira për pushime në maj

“Mirror”: Shqipëria, mes destinacioneve evropiane më të lira për pushime në maj

8 Prill, 2026
Pas shiut vjen dëbora, nisin reshjet në disa zona të vendit

Pas shiut vjen dëbora, nisin reshjet në disa zona të vendit

8 Janar, 2026

Të Fundit

Dua Lipa padit Samsung, kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim

Dua Lipa padit Samsung, kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim

11 Maj, 2026
Probleme me motorin, avioni i Lufthansa-s kthehet me URGJENCË në Athinë

Probleme me motorin, avioni i Lufthansa-s kthehet me URGJENCË në Athinë

11 Maj, 2026
Risia në industrinë automobile. A është bota gati për një makinë pa xham të pasmë?

Risia në industrinë automobile. A është bota gati për një makinë pa xham të pasmë?

11 Maj, 2026
Avokati shpjegon simbolin e Ilir Metës në gjyq

Avokati shpjegon simbolin e Ilir Metës në gjyq

11 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr