• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pagesat me kartë, drejt tarifave më të ulëta – BSH propozon “tavan” për komisionet që bankat paguajnë për transaksionet me POS

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
0
Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Blerjet me kartë bankare në Shqipëri mund të bëhen më të lira dhe më transparente për konsumatorët e bizneset. Banka e Shqipërisë ka publikuar për konsultim publik një projektrregullore që vendos kufij për tarifat e shkëmbimit, pra tarifat që bankat i paguajnë njëra-tjetrës sa herë kryhet një pagesë me kartë.

Kur një qytetar paguan me kartë në dyqan, në transaksion përfshihen banka që ka lëshuar kartën e qytetarit dhe banka që i ofron biznesit terminalin POS. Për çdo pagesë, banka e biznesit i paguan një tarifë bankës së klientit kur këto të fundit janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Kjo tarifë shkëmbimi ndikon në mënyrë indirekte bizneset, për arsye se kur ata i paguajnë bankës komisionin e terminalit të POS, tek ajo kosto përfshihet edhe tarifa e shkëmbimit që bankat do i paguajnë njëra-tjetrës.

Me rregullat e reja, kjo tarifë nuk do të mund të jetë më e lartë se 0.2% e vlerës së transaksionit për kartat e debitit dhe 0.3% për kartat e kreditit.

Për shembull, nëse një qytetar kryen një blerje prej 10 mijë lekësh me kartë debiti, tarifa e shkëmbimit nuk do të mund të kalojë 20 lekë. Kjo shumë nuk paguhet drejtpërdrejt nga klienti, por është pjesë e kostos që biznesi paguan për pranimin e pagesës me kartë.

Projektrregullorja synon gjithashtu të rrisë transparencën. Bankat do të duhet t’u tregojnë bizneseve në mënyrë të detajuar se sa paguajnë për çdo lloj tarife në transaksionet me kartë. Nga ana tjetër, konsumatorët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje në rastet kur karta e tyre mbështet më shumë se një skemë pagese.

Një tjetër ndryshim është se bizneset nuk do të jenë më të detyruara të pranojnë çdo lloj karte të së njëjtës skemë pagesash dhe do të kenë të drejtë t’i orientojnë klientët drejt mënyrës së pagesës që u kushton bizneseve më pak, duke respektuar rregullat për informimin e konsumatorit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndryshime synojnë ta bëjnë tregun e pagesave me kartë më transparent, më konkurrues dhe më efikas, ndërsa njëkohësisht përafrojnë legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. /tvscan.al

Artikulli para

USA Today: Shqipëria, destinacioni mesdhetar i përballueshëm

Artikulli pas

Çdo shqiptar prodhoi 383 kg mbetje në vit, shumica groposen ose hidhen përrenjve dhe lumenjve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë
Ekonomi

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Skema korruptive me inceneratorin lë Elbasanin përballë krizës së mbetjeve, kërkohet një landfill i ri

Çdo shqiptar prodhoi 383 kg mbetje në vit, shumica groposen ose hidhen përrenjve dhe lumenjve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sllovenët e NLB Bank synojnë tregun e Shqipërisë
Ekonomi

Sllovenët e NLB Bank synojnë tregun e Shqipërisë

Nga SkyWeb
7 Shkurt, 2026
0

Tregu bankar shqiptar po hyn në një fazë të re interesi nga aktorë të rëndësishëm rajonalë. Grupi bankar slloven Nova...

Lexo të plotë
Sulm Kibernetik ndaj Postës Shqiptare, Homeland Justice: Do ndërmarrim veprime më shkatërruese

Sulm Kibernetik ndaj Postës Shqiptare, Homeland Justice: Do ndërmarrim veprime më shkatërruese

25 Mars, 2026
Rama prezanton Evis Salën në krye të Shëndetësisë, ministrja vendos rimbursimin e barnave onkologjikë në krye të agjendës

Rama prezanton Evis Salën në krye të Shëndetësisë, ministrja vendos rimbursimin e barnave onkologjikë në krye të agjendës

20 Shtator, 2025
BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

20 Gusht, 2026
Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

Forbes: A do të jetë Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

18 Janar, 2026

Të Fundit

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr