• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë
Share on FacebookShare on WhatsApp
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka futur aviacionin ndërkombëtar në një krizë të re, me mijëra fluturime të anuluara dhe hapësira ajrore të boshatisura në një nga korridoret më të rëndësishme të trafikut ajror në botë.

Vetëm gjatë së hënës u regjistruan mbi 1.500 anulime fluturimesh drejt dhe nga rajoni, ndërsa në fundjavë shifrat arritën në disa mijëra.

Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroporte, pasi një seri vendesh në Gjirin Persik mbyllën hapësirat ajrore për arsye sigurie. Situata po konsiderohet si një nga tronditjet më të mëdha për udhëtimet ajrore që nga pandemia.

Aeroportet kryesore të rajonit, përfshirë Dubain dhe Abu Dhabin, operojnë vetëm me kapacitete të kufizuara, ndërsa disa kompani ajrore kanë pezulluar plotësisht fluturimet. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lejuar vetëm fluturime speciale për të evakuuar pasagjerët e mbetur në pritje.

Hapësira ajrore mbi Iranin, Irakun, Izraelin, Kuvajtin, Katarin dhe Bahreinin është praktikisht e zbrazët, sipas të dhënave të monitorimit të trafikut ajror.

Ndërprerjet nuk janë kufizuar vetëm në Lindjen e Mesme, por kanë prekur edhe itinerare ndërkontinentale drejt Evropës dhe Azisë, me linja ajrore që kanë riplanifikuar ose anuluar dhjetëra shërbime.

Vështirësitë shtohen nga fakti se ekuipazhet dhe pilotët janë shpërndarë në aeroporte të ndryshme, çka e bën më të komplikuar rikthimin e shpejtë të operacioneve edhe nëse hapësirat ajrore rihapen.

Tensionet kanë reflektuar menjëherë edhe në tregjet financiare. Aksionet e kompanive të mëdha ajrore dhe turistike kanë pësuar rënie, ndërsa çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke shtuar presionin mbi kostot operative të linjave ajrore.

Brent është ngjitur drejt nivelit 80 dollarë për fuçi, me analistët që paralajmërojnë rritje të mëtejshme nëse kriza vazhdon.

Në këtë klimë pasigurie, një pjesë e udhëtarëve me kapacitet financiar të lartë po zgjedhin fluturime private për t’u larguar nga rajoni, me çmime që arrijnë në qindra mijëra dollarë për një itinerar drejt Evropës.

Situata mbetet fluide dhe e varur nga zhvillimet e sigurisë në rajon, ndërsa aviacioni global po përballet me një tjetër test të fortë në një periudhë tensioni të lartë gjeopolitik. /skyweb.al 

Etiketat: anulimeanulohenfluturime
Artikulli para

Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë

Artikulli pas

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale
Aviacion

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

Të Përzgjedhura

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

Nga Editor
9 Mars, 2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë kërkon punonjës. Selia diplomatike amerikane ka bërë thirrje për të gjithë...

Lexo të plotë
Nëntë këshilla për t’u përballur me polenin dhe alergjenët sezonalë

Nëntë këshilla për t’u përballur me polenin dhe alergjenët sezonalë

29 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

Pajisjet DPI u instaluan me bujë për internet më të sigurt, por AKSK ankohet sërish për probleme me sulmet kibernetike

27 Tetor, 2025
“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

“Me votimin në Kuvend, çështja Balluku për ne ështe e mbyllur”, Rama: Hetimi le të vazhdojë

15 Mars, 2026
Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit për 20 ditë

Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit për 20 ditë

6 Tetor, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr