Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në Tunelin e Krrabës do të zhvillohen punime për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe pritet të zgjasin deri në 20 ditë.
Gjatë intervalit 21:00–06:00, qarkullimi në tunel do të realizohet vetëm përmes njërit tub, me lëvizje të mjeteve në të dyja drejtimet. Fillimisht, ndërhyrja do të kryhet në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të shërbejë për qarkullimin në të dyja senset.
Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht, me të dy tubat e tunelit në funksion.
Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut, gjatë orëve të punimeve do të jetë e pranishme edhe Policia Rrugore.
ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore gjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve.















