• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
në Aviacion
A A
Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria ka tashmë një hartë të re aeronautike të standardit ndërkombëtar ICAO në shkallën 1:500 000, e prodhuar nga Albcontrol në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

Harta përmbush kërkesat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për navigimin ajror vizual dhe shërben si një instrument i rëndësishëm për planifikimin para fluturimit. Ajo përfshin informacion të detajuar mbi hapësirën ajrore, aerodromet, zonat e kufizuara, pengesat, pikat e raportimit dhe elemente të tjera thelbësore për sigurinë e operimeve ajrore.

Dokumenti i ri hartografik mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë dhe hapësirën përreth, duke reflektuar strukturën aktuale të hapësirës ajrore dhe ndarjen e zonave të kontrollit. Përmes këtij produkti, përditësohen të dhënat që përdoren nga pilotët për navigimin vizual, si dhe nga operatorët ajrorë për planifikimin e itinerareve.

Publikimi i hartës konsiderohet një hap i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së informacionit aeronautik dhe në rritjen e standardeve të sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare.

Çfarë është harta aeronautike

Harta aeronautike është një hartë e specializuar për aviacionin, e krijuar për t’u përdorur nga pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror.

Nuk është hartë e zakonshme si ato rrugore apo turistike. Ajo përmban informacion teknik të domosdoshëm për fluturimin, si:

• Hapësirat ajrore dhe kufijtë e tyre

• Aeroportet dhe aerodromet

• Zonat e ndaluara ose të kufizuara për fluturim

• Lartësitë e terrenit dhe pengesat si antena, male, ndërtesa të larta

• Pikat e raportimit dhe korridoret ajrore

• Frekuencat e komunikimit

Pilotët e përdorin për navigim, veçanërisht në fluturimet vizuale ku orientimi bëhet duke parë terrenin. Gjithashtu shërben për planifikimin e rrugës para ngritjes.

Shkalla 1:500 000 do të thotë që 1 centimetër në hartë përfaqëson 5 kilometra në terren.

Me pak fjalë, është “harta rrugore” e avionëve, por shumë më teknike dhe e standardizuar sipas rregullave ndërkombëtare të aviacionit. /skyweb.L

Artikulli para

Janari ka ndryshime, kush janë 10 më të pasurit e Globit në këtë fillim 2026

Artikulli pas

Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale
Aviacion

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave
Aviacion

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër
Aviacion

Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër

2 Nëntor, 2026
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in
Aviacion

“Ryanair” paralajmëron shtrenjtim të biletave për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

2 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve
Aviacion

Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

Të Përzgjedhura

VËZHGIMI/ Premtimi i pambajtur për plazhe publike në jug
Turizëm

VËZHGIMI/ Premtimi i pambajtur për plazhe publike në jug

Nga SkyWeb
21 Gusht, 2026
0

Më 4 korrik 2026, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video me mbishkrimin “Plazhet publike në Ksamil”. Pamjet...

Lexo të plotë
Bota po konsumon më pak VERË dhe këto janë shkaqet

Bota po konsumon më pak VERË dhe këto janë shkaqet

25 Dhjetor, 2025
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

10 Qershor, 2026
Në kulmin e shqetësimit për sigurinë ushqimore, AKU Shkodër njofton se bllokoi mbi 1 KV djath, por FSHEH arsyen

Në kulmin e shqetësimit për sigurinë ushqimore, AKU Shkodër njofton se bllokoi mbi 1 KV djath, por FSHEH arsyen

24 Qershor, 2025
Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

23 Janar, 2026

Të Fundit

Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

4 Nëntor, 2026
Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr