• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Gati gjysma e punëtorëve në Greqi ankohen për oraret e zgjatura të papaguara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Puna jashtë orarit zyrtar, pa pagesë dhe pa regjistrim, mbetet një problem serioz për punonjësit në Greqi, pavarësisht vendosjes së sistemit elektronik për monitorimin e orëve të punës.

Një sondazh i publikuar nga platforma e rekrutimit kariera.gr zbulon se 42% e punonjësve të anketuar deklarojnë se nuk paguhen dhe nuk u njihen zyrtarisht orët shtesë të punës.

Sondazhi, i zhvilluar gjatë muajit shtator përmes platformës LinkedIn, ka analizuar mënyrën se si zbatohet karta dixhitale e punës, respektimin e orarit dhe kompensimin e punonjësve.

Sipas rezultateve, 26% e të anketuarve pranojnë se vazhdojnë të punojnë edhe pasi kanë regjistruar elektronikisht përfundimin e orarit, pa deklaruar kohën shtesë.

Ndërkohë, 62% thonë se e ndërpresin punën në përfundim të orarit zyrtar, 7% nuk e dinë nëse orët shtesë regjistrohen, ndërsa vetëm 3% deklarojnë se vazhdojnë të punojnë me orët shtesë të regjistruara rregullisht.

Sondazhi zbulon gjithashtu presionin që përballojnë punonjësit për të qëndruar në punë përtej orarit të përcaktuar.

Rreth 25% e të anketuarve deklarojnë se do të pranonin të punonin më gjatë edhe pa regjistrimin e orëve shtesë, nëse kjo do t’u kërkohej nga drejtuesit.

Nga ana tjetër, 36% do të pranonin vetëm nëse orët shtesë regjistrohen zyrtarisht, ndërsa 20% do ta refuzonin kërkesën.

Sa i përket kompensimit, 45% deklarojnë se paguhen për orët shtesë, 42% nuk marrin asnjë pagesë apo njohje zyrtare, ndërsa 4% kompensohen me ditë ose orë pushimi.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 36% e punonjësve e konsiderojnë punën jashtë orarit si pasojë të ngarkesës së lartë, ndërsa 34% e shohin si domosdoshmëri në periudha të caktuara.

Vetëm 10% e lidhin qëndrimin e zgjatur në punë me përkushtimin ndaj punëdhënësit.

Zenia Delagrammati, drejtuese e burimeve njerëzore në Optima Group dhe kariera.gr, thekson se teknologjia dhe legjislacioni nuk mjaftojnë për të garantuar respektimin e orarit të punës.

Sipas saj, kompanitë duhet të krijojnë një kulturë pune që respekton kohën e punonjësve dhe garanton kompensimin e orëve shtesë.

Rezultatet vijnë në një kohë kur Greqia po zgjeron përdorimin e kartës dixhitale të punës, sistem që synon të kontrollojë oraret reale dhe të kufizojë punën e padeklaruar. /skyweb.al

Artikulli para

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Artikulli pas

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon
Ekonomi

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi
Ekonomi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore
Ekonomi

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

11 Nëntor, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë ose garë farsë

11 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

11 Nëntor, 2026
Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit
Ekonomi

Importi i makinave, Koreja e Jugut dhe Kina marrin kryesimin: Gjermania zbret në vendin e tretë, Italia jashtë podiumit

11 Nëntor, 2026
Artikulli pas
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

Të Përzgjedhura

Vendimet e para të kabinetit Rama: Kredi 20 milionë euro për energjetikën dhe park fotovoltaik në Ersekë
Ekonomi

Vendimet e para të kabinetit Rama: Kredi 20 milionë euro për energjetikën dhe park fotovoltaik në Ersekë

Nga SkyWeb
25 Shtator, 2025
0

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në Ersekë. Investimi pritet të përfundojë brenda 36...

Lexo të plotë
Kadastra tregon hapat për regjistrimin e banesave para ’91 dhe oborreve përmes e-Albania

Kadastra tregon hapat për regjistrimin e banesave para ’91 dhe oborreve përmes e-Albania

19 Gusht, 2026
Adoleshenca zgjat deri në të 30-at, studimi i ri zbulon periudhat kyçe të trurit: Kur arrihet “pjekuria”

Adoleshenca zgjat deri në të 30-at, studimi i ri zbulon periudhat kyçe të trurit: Kur arrihet “pjekuria”

25 Shkurt, 2026
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

28 Dhjetor, 2025
NATO zgjedh avionët suedezë “GlobalEye” në vend të rivalit amerikan “Boeing”

NATO zgjedh avionët suedezë “GlobalEye” në vend të rivalit amerikan “Boeing”

7 Korrik, 2026

Të Fundit

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

Pavarësisht rritjes së shpejtë, Shqipëria ka ende ekonominë më pak të kredituar në rajon

11 Nëntor, 2026
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

11 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Luftë në PS, Veliaj “tund” bisedën e përgjuar me Toni Gogun në burg: Hetoni Ramën!

11 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr