• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
në Aviacion
A A
Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Disa avionë të kompanive ajrore nga Emiratet e Bashkuara Arabe u ngritën në ajër të hënën dhe të martën, duke sjellë një lehtësim të pjesshëm pas kaosit të shkaktuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes SHBA-Izraelit dhe Iranit. Megjithatë, situata mbetet larg normalitetit, me qindra mijëra pasagjerë të mbetur në pritje në aeroporte dhe hotele në disa vende të rajonit.

Kompanitë Etihad Airways dhe Emirates, së bashku me transportuesin me kosto të ulët Flydubai, konfirmuan nisjen e një numri të kufizuar fluturimesh nga Abu Dhabi dhe Dubai, pasi trafiku ajror ishte pezulluar të shtunën për arsye sigurie.

Autoritetet në Dubai paralajmëruan pasagjerët të paraqiten në aeroport vetëm nëse kontaktohen drejtpërdrejt, duke theksuar se bëhet fjalë për një rikthim të pjesshëm të operacioneve.

Sipas të dhënave të publikuara nga FlightAware, mbi 80 për qind e fluturimeve nga dhe drejt Dubait dhe më shumë se gjysma e atyre nga Abu Dhabi mbeten të anuluara.

Ndërkohë, platforma Flightradar24 raportoi mbi 2 mijë fluturime të anuluara në shtatë aeroporte kyçe të Gjirit, përfshirë Dubai International Airport, Hamad International Airport dhe Zayed International Airport.

Të paktën 15 fluturime të Etihad u nisën nga Abu Dhabi për destinacione si Londra, Parisi dhe Mumbaj, kryesisht për riatdhesim dhe zhvendosje avionësh.

Emirates nisi disa fluturime në mbrëmje, ndërsa pesë avionë tip A380 u ngritën të martën drejt Evropës dhe Arabisë Saudite. Megjithatë, fluturimet e rregullta komerciale mbeten të pezulluara për pjesën më të madhe të rrjetit.

Ndërkohë, hapësira ajrore e Katarit mbetet e mbyllur dhe të gjitha lëvizjet në Hamad International Airport janë të pezulluara. Qatar Airways ka deklaruar se do të rifillojë operacionet vetëm pasi autoritetet e aviacionit civil të shpallin rihapjen e sigurt të hapësirës ajrore.

Kriza ka goditur një nga nyjet më të rëndësishme të trafikut ajror global, duke prekur lidhjet mes Evropës, Azisë dhe Afrikës.

Përveç turistëve dhe udhëtarëve të biznesit, mijëra punëtorë nga Azia Jugore, që jetojnë dhe punojnë në Gjirin Persik, kanë mbetur të bllokuar.

Lista e kompanive që kanë pezulluar ose kufizuar operacionet është e gjatë.

Wizz Air ka ndalur fluturimet drejt Izraelit dhe disa destinacioneve në Emirate dhe Arabinë Saudite. Turkish Airlines ka anuluar linja drejt disa vendeve të rajonit, ndërsa Air France dhe KLM kanë pezulluar përkohësisht fluturimet drejt Tel Avivit, Dubait dhe destinacioneve të tjera të prekura. Masa të ngjashme kanë marrë edhe British Airways, Lufthansa dhe Air Canada.

Ndërsa disa avionë janë rikthyer në pistë, realiteti mbetet i brishtë.

Aeroportet e Gjirit, që zakonisht funksionojnë si ura lidhëse mes kontinenteve, janë kthyer në pika pritjeje të tejmbushura.

Me situatën e sigurisë ende të paqëndrueshme, industria globale e aviacionit përballet me një nga goditjet më të forta që prej pandemisë, ndërsa normalizimi i plotë i trafikut ajror mbetet i pasigurt. /skyweb.al 

Etiketat: dubai
Artikulli para

Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

Artikulli pas

“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale
Aviacion

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave
Aviacion

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër
Aviacion

Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër

2 Nëntor, 2026
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in
Aviacion

“Ryanair” paralajmëron shtrenjtim të biletave për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

2 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve
Aviacion

Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

"Adventurous Kate": Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

Të Përzgjedhura

Analizat e gjakut tani mund të zbulojnë Alzheimerin
Shëndet

Analizat e gjakut tani mund të zbulojnë Alzheimerin

Nga Editor
16 Qershor, 2026
0

Testet e gjakut për zbulimin e sëmundjes së Alzheimerit po sjellin një ndryshim të madh në mënyrën se si diagnostikohet...

Lexo të plotë
Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

10 Tetor, 2025
Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

11 Qershor, 2026
Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

23 Janar, 2026
TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet

TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet

16 Tetor, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr