• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

Editor Nga Editor
10 Tetor, 2025
në Aviacion
A A
Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Kjo teknologji është kërcënimi ynë i së ardhmes,” paralajmëron Serhiy Beskrestnov, një konsulent i forcave të mbrojtjes së Ukrainës, pasi kishte analizuar një dron rus të sapo kapur nga forcat ukrainase.

Nuk ishte një dron i zakonshëm. Ai ishte i pajisur me inteligjencë artificiale dhe kishte aftësinë të gjente dhe të sulmonte objektivat pa ndërhyrjen e njeriut. Ndryshe nga modelet e tjera që ai kishte analizuar më parë, ky dron nuk transmetonte apo pranonte sinjale, çka e bënte të pamundur ndërhyrjen apo bllokimin e tij nga sistemet kundërshtare.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina po testojnë përdorimin e inteligjencës artificiale në këtë luftë dhe në disa fusha ajo tashmë është duke u përdorur aktivisht, për zbulimin e objektivave, mbledhjen e inteligjencës dhe për çminimin e zonave.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Yuriy Myronenko, shprehet se inteligjenca artificiale është bërë tashmë e pazëvendësueshme për ushtrinë ukrainase. “Forcat tona të armatosura marrin më shumë se 50 mijë transmetime video nga vijat e frontit çdo muaj, të cilat analizohen nga inteligjenca artificiale,” thotë ai. “Kjo na ndihmon të përpunojmë shpejt të dhënat masive, të identifikojmë objektivat dhe t’i vendosim ato në hartë.”

Teknologjia e fuqizuar nga AI shihet si një mjet që mund të përmirësojë planifikimin strategjik, të maksimizojë përdorimin e burimeve dhe, në fund, të shpëtojë jetë njerëzish.

Në fushëbetejë, sistemet e armatosura të pakontrolluara nga njeriu po pësojnë një transformim të madh. Trupat ukrainase tashmë përdorin softuerë të bazuar në AI që i lejojnë dronët të fiksohen te objektivi dhe më pas të fluturojnë në mënyrë autonome për qindra metra, derisa ta përfundojnë misionin.

Dronë të tillë nuk mund të pengohen me mjete të zakonshme të bllokimit elektronik dhe përmasat e tyre të vogla i bëjnë shumë të vështirë për t’u rrëzuar.

Ekspertët presin që këto sisteme të evoluojnë edhe më tej, në armë plotësisht autonome që mund të kërkojnë dhe të shkatërrojnë objektivat vetë, pa asnjë komandë të drejtpërdrejtë njerëzore.

Yaroslav Azhnyuk, drejtori ekzekutiv i kompanisë ukrainase të zhvillimit teknologjik “The Fourth Laë”, shpjegon se në të ardhmen, një ushtar do të ketë nevojë vetëm të shtypë një buton në një aplikacion telefoni. “Droni do të bëjë pjesën tjetër, do të gjejë objektivin, do të lëshojë eksplozivët, do të vlerësojë dëmin dhe më pas do të kthehet në bazë,” thotë ai.

“Dhe nuk do të nevojiten as aftësi për pilotim nga ushtari,” përfundon Azhnyuk. /Skyweb.al

Etiketat: dronet
Artikulli para

Shqipëria dhe Kosova me numrin më të lartë të të rinjve që nuk punojnë

Artikulli pas

Beteja për demokracinë, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel të Paqes

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027
Aviacion

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës
Aviacion

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë
Aviacion

Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë

5 Nëntor, 2026
Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?
Aviacion

Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Beteja për demokracinë, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel të Paqes

Beteja për demokracinë, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel të Paqes

Të Përzgjedhura

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar
OP-ED

“Diella shtatzënë” me 83 fëmijë socialistë: Inteligjenca artificiale që lind kontroll politik

Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
0

Nga Besmir Semanaj Në një deklaratë që do ta kish zili edhe George Orwell, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministrja...

Lexo të plotë
“17 apartamente i kam në Durrës, 7 në Tiranë” Si pastrohen paratë e drogës në ndërtim dhe roli i një biznesmeni karburantesh

“17 apartamente i kam në Durrës, 7 në Tiranë” Si pastrohen paratë e drogës në ndërtim dhe roli i një biznesmeni karburantesh

16 Mars, 2026
Shqipëria në prag të një hapi historik: Hapet kapitulli i fundit i negociatave me BE

Shqipëria në prag të një hapi historik: Hapet kapitulli i fundit i negociatave me BE

17 Nëntor, 2025
Kriza e karburantit të avionëve, çfarë duhet të dinë pasagjerët që kanë prerë biletat për në verë

Kriza e karburantit të avionëve, çfarë duhet të dinë pasagjerët që kanë prerë biletat për në verë

16 Maj, 2026
Cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë, si renditet Shqipëria

Cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë, si renditet Shqipëria

8 Korrik, 2025

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr