• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Kriza e karburantit të avionëve, çfarë duhet të dinë pasagjerët që kanë prerë biletat për në verë

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Kriza e karburantit të avionëve, çfarë duhet të dinë pasagjerët që kanë prerë biletat për në verë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kriza në Ngushticën e Hormuzit nuk po shqetëson vetëm tregjet e naftës, por edhe industrinë e aviacionit, pikërisht në prag të sezonit veror. Përmes kësaj korridore kalon një pjesë e rëndësishme e furnizimit global me energji dhe çdo tension në rajon reflektohet menjëherë te çmimi i karburantit të avionëve, kostot e kompanive ajrore dhe siguria operative e fluturimeve.

Edhe pse deri tani nuk ka sinjale për një bllokim të trafikut ajror, pasiguria po rritet.

Linjat ajrore po përballen me kosto më të larta karburanti, ndërsa tregu po bëhet më i paqëndrueshëm.

Kjo mund të sjellë gjatë verës vonesa, ndryshime orari, reduktim frekuencash apo edhe anulime sporadike të linjave më pak fitimprurëse.

Në këtë situatë, ekspertët këshillojnë që udhëtarët të tregohen më praktikë dhe më fleksibël se zakonisht.

Një nga masat më të rëndësishme është zgjedhja e fluturimeve direkte.

Sa më shumë tranzite të ketë një udhëtim, aq më i madh bëhet rreziku që një vonesë apo ndryshim orari të prishë gjithë itinerarin.

Një fluturim i drejtpërdrejtë ul ndjeshëm mundësinë e problemeve zinxhir.

Këshillohet gjithashtu që të shmangen tranzitet shumë të shkurtra mes fluturimeve.

Në një verë me pasiguri operative, një tranzit prej 45 minutash mund të kthehet lehtësisht në humbje fluturimi dhe shpenzime shtesë.

Për ata që nuk kanë prerë ende biletat, fleksibiliteti mund të vlejë më shumë se çmimi më i ulët.

Biletat që lejojnë ndryshim date apo anulim pa penalitete të larta mund të rezultojnë më të sigurta nëse situata përkeqësohet.

Ekspertët sugjerojnë që udhëtarët të monitorojnë vazhdimisht emailin, aplikacionin dhe njoftimet e kompanisë ajrore, jo vetëm agjencinë apo faqet e rezervimeve.

Shpesh ndryshimet e itinerareve publikohen fillimisht nga vetë kompania.

Një tjetër element që po merr më shumë rëndësi këtë verë është siguracioni i udhëtimit.

Në rast anulimesh, vonesash të gjata apo ndryshimesh të detyruara, siguracioni mund të mbulojë pjesë të kostove shtesë për hotel, ushqim apo bileta alternative.

Sipas analistëve të aviacionit, kompanitë low cost mund të jenë më të ekspozuara ndaj krizës së karburantit, pasi funksionojnë me marzhe më të ulëta fitimi.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht anulime masive, por mund të sjellë rritje tarifash shtesë, ulje frekuencash apo ndryshime më agresive të çmimeve.

Në këto kushte, disa udhëtarë po orientohen edhe drejt destinacioneve më afër Shqipërisë apo udhëtimeve më të shkurtra, për të shmangur varësinë nga itineraret e gjata dhe tranzitet komplekse.

Industria e aviacionit ka kaluar kriza shumë më të rënda, nga pandemia te mbylljet e hapësirave ajrore, ndaj nuk pritet një paralizë globale e fluturimeve.

Megjithatë, kjo verë mund të jetë më e paqëndrueshme se zakonisht dhe për pasagjerët, përgatitja praktike mund të bëjë diferencën mes një pushimi normal dhe një udhëtimi problematik. /skyweb.al

Artikulli para

Kriza e naftës është asgjë para asaj të plehrave kimikë për prodhimet bujqësore

Artikulli pas

Fringo i ri, momenti kur avioni A220 i Croatia Airlines doli nga pista pasi hoqi dorë nga fluturimi në momentin e fundit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër
Ekonomi

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

15 Gusht, 2026
Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro
Ekonomi

Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

15 Gusht, 2026
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi
Aktualitet

Kujdes nga SMS-të! Mashtruesit kërkojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

15 Gusht, 2026
Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë
Aktualitet

Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë

15 Gusht, 2026
A mund ta përballojnë tregjet e karburanteve edhe 6 muaj të tjera luftë?
Ekonomi

A mund ta përballojnë tregjet e karburanteve edhe 6 muaj të tjera luftë?

15 Gusht, 2026
Tërmeti në Kolumbi dhe El Nino “godasin” kafenë, frikë për rritje të fortë çmimesh
Ekonomi

Tërmeti në Kolumbi dhe El Nino “godasin” kafenë, frikë për rritje të fortë çmimesh

15 Gusht, 2026
Artikulli pas
Fringo i ri, momenti kur avioni A220 i Croatia Airlines doli nga pista pasi hoqi dorë nga fluturimi në momentin e fundit

Fringo i ri, momenti kur avioni A220 i Croatia Airlines doli nga pista pasi hoqi dorë nga fluturimi në momentin e fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka
Shëndet

Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka

Nga Editor
22 Janar, 2026
0

Një fakt interesant nga anatomia e njeriut tregon se foshnjat lindin me rreth 270–300 kocka, ndërsa një i rritur ka...

Lexo të plotë
Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

29 Maj, 2026
Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë

Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë

26 Nëntor, 2025
Turistët preferojnë Alpet Shqiptare këtë korrik

Turistët preferojnë Alpet Shqiptare këtë korrik

7 Korrik, 2026
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

DIVA 2025/ Tatimet nisin rimbursimin për mbi 34 mijë individë që kanë deklaruar fëmijë në ngarkim

28 Maj, 2026

Të Fundit

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

15 Gusht, 2026
Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

15 Gusht, 2026
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

Kujdes nga SMS-të! Mashtruesit kërkojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

15 Gusht, 2026
FDA miraton teknologjinë e re për zbulimin e shenjave të Alzheimerit në tru

FDA miraton teknologjinë e re për zbulimin e shenjave të Alzheimerit në tru

15 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr