• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë, si renditet Shqipëria

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Korrik, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
Cilat janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë, si renditet Shqipëria
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve ndryshojnë ndjeshëm nga njëri vend në tjetrin në kontinentin europian, duke krijuar kontraste të forta edhe midis shteteve fqinje. Për të krahasuar më saktë koston e jetesës, Eurostat përdor indeksin e nivelit të çmimeve, i llogaritur përmes Pariteteve të Fuqisë Blerëse që mat se çfarë sasia e njëjtë e parave mund të blejë në çdo vend.

Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 mbështeten në mbi 2000 çmime mallrash dhe shërbimesh të monitoruara në 36 vende të Europës. Ato tregojnë një hendek të theksuar midis Zvicrës si vendi më i shtrenjtë dhe Turqisë si vendi më i lirë.

Zvicra renditet në krye me një nivel çmimesh që arrin 184 për qind të mesatares së Bashkimit Europian. Në kahun tjetër, Turqia ka çmimet më të ulëta në kontinent, vetëm 47 për qind të mesatares së BE-së. Kjo e bën jetesën në Zvicër rreth 3.9 herë më të kushtueshme se në Turqi.

Në Bashkimin Europian, Luksemburgu rezulton vendi më i shtrenjtë me çmime 51 për qind mbi mesataren, ndërsa Bullgaria dhe Rumania janë më të lirat me vetëm 57 për qind të mesatares së BE-së.

Shqipëria ndër vendet më të lira në Europë

Edhe Shqipëria renditet ndër vendet me kosto më të ulët jetese, së bashku me shtetet e tjera kandidate për në BE si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Këto vende kanë përfituar nga kosto më të ulëta pune dhe struktura më të lira ekonomike krahasuar me vendet e Europës Perëndimore dhe Nordike.

Danimarka, Irlanda dhe Islanda në krye të listës së vendeve të shtrenjta

Përveç Zvicrës dhe Luksemburgut, në grupin e vendeve më të shtrenjta përfshihen edhe Danimarka me 143 për qind, Irlanda me 141 për qind dhe Islanda. Edhe Norvegjia, Finlanda dhe Suedia qëndrojnë mbi mesataren e BE-së, duke reflektuar një model të vendeve me të ardhura të larta, monedha të forta dhe pagë minimale të lartë.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore për këto nivele të larta çmimesh është produktiviteti më i lartë dhe kostot më të mëdha të punës. Në Luksemburg për shembull një orë pune kushton rreth 55 euro, ndërsa në Bullgari vetëm 11 euro.

Eurostat ofron dy tregues kryesorë për të matur koston reale të jetesës. Konsumi Aktual Individual përfshin edhe shërbimet publike si arsimi dhe shëndetësia, ndërsa Shpenzimet për Konsum Final të Familjeve pasqyrojnë çfarë shpenzojnë qytetarët realisht me të ardhurat e tyre.

Megjithatë të ardhurat nuk përfshihen në krahasimet e nivelit të çmimeve. Kjo do të thotë që një vend mund të jetë i shtrenjtë sipas çmimeve, por banorët e tij mund të përballojnë më shumë për shkak të pagave të larta.

Pabarazi të mëdha sipas kategorive

Çmimet ndryshojnë ndjeshëm edhe sipas kategorive të konsumit. Për shembull, çmimi i alkoolit dhe duhanit në Irlandë është gati trefishi i atij në Bullgari, respektivisht 205 për qind dhe 69 për qind e mesatares së BE-së.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se pavarësisht afërsisë gjeografike, kostoja e jetesës mbetet shumë e ndryshme nëpër Europë, një realitet që ndikon drejtpërdrejt në standardin e jetesës së qytetarëve dhe fuqinë e tyre reale blerëse. /skyweb.al

Artikulli para

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Artikulli pas

Ndër më të përhapurit, shpallet emri më i bukur në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Turizëm

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ndër më të përhapurit, shpallet emri më i bukur në botë

Ndër më të përhapurit, shpallet emri më i bukur në botë

Të Përzgjedhura

Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë
Aktualitet

Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë

Nga Editor
29 Shtator, 2026
0

Mbi pesë milionë robotë industrialë tashmë punojnë në fabrikat në mbarë botën, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, edhe...

Lexo të plotë
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Në lekë apo në euro, me cilën kredi paguani më pak interesa? Dalin të dhënat e BSH-së

15 Nëntor, 2025
Rama: Do prodhojmë mjete detare në Pashaliman, krijohen 500 vende pune

Rama: Do prodhojmë mjete detare në Pashaliman, krijohen 500 vende pune

30 Qershor, 2026
SHIFRAT/ Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

SHIFRAT/ Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

13 Shtator, 2025
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr