• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 18 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Korrik, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një avion Boeing 737-800 i Ryanair, që fluturonte nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani, pësoi pak ditë më parë një defekt të rëndë në njërin prej motorëve.

Motori i djathtë u dëmtua gjatë fluturimit dhe pjesë të shkëputura prej tij dëmtuan avionin, duke thyer edhe një nga xhamat e kabinës.

Për pasagjerët, një situatë e tillë duket si skenari më i frikshëm: një motor dështon në ajër dhe mendja të thotë se avioni do të rrëzohet. Por avionët modernë janë projektuar pikërisht për të mos u dorëzuar në këto raste.

Çdo avion me dy motorë, përpara se të lejohet të transportojë pasagjerë, certifikohet për të fluturuar, manovruar dhe ulur i sigurt edhe me vetëm një motor.

Në rastin e Ryanair, ekuipazhi shpalli emergjencën dhe avioni u kthye për ulje në Selanik, ku mbërriti i sigurt.

Ekspertët e aviacionit shpjegojnë se kur një motor dështon, motori tjetër merr ngarkesën, ndërsa kompjuterët e fluturimit korrigjojnë parametrat brenda pak çastesh.

Për pilotët, një situatë e tillë nuk trajtohet si panik, por si procedurë: Ndiqet lista e kontrollieve, stabilizohet avioni dhe zgjidhet aeroporti më i përshtatshëm për ulje. Sipas rregullave ETOPS, disa avionë me dy motorë janë të certifikuar të fluturojnë për orë të tëra mbi oqean edhe me një motor të vetëm.

Në disa raste, avionë si Boeing 787 dhe Airbus A350 mund të vazhdojnë fluturimin deri në 330 minuta me një motor, pra rreth 5 orë e gjysmë.

Rreziku kryesor në një dëmtim të pakontrolluar të motorit nuk është thjesht fikja e tij, por fragmentet metalike që mund të godasin trupin e avionit, krahët, sistemet hidraulike apo kabinën.

Pikërisht kjo është arsyeja pse incidenti i Ryanair po hetohet me kujdes, për të zbuluar shkakun e dëmtimit dhe mënyrën si pjesët u shkëputën nga motori. Megjithatë, humbja e një motori nuk do të thotë automatikisht rrëzim.

Avioni është ndërtuar për ta përballuar, pilotët janë trajnuar për këtë skenar dhe aeroportet përgatiten me shërbime emergjence në pistë sa herë ndodh një ulje e tillë.

Prandaj, edhe pse për pasagjerët pamjet e një motori të dëmtuar janë alarmante, për aviacionin modern ky është një skenar serioz, por i parashikuar. /skyweb.al

Etiketat: avionenginelostmotori
Artikulli para

BE detyron kompanitë ajrore të mos ndajnë fëmijët nën 14 nga prindërit, kushte dhe për fluturimet që vonohen

Artikulli pas

Fluturimi tragjik, kombinimet fatale që çuan në rrëzimin e avionit të Air France dhe dënimi që dha sëfundmi gjykata

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….
Ekonomi

Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….

18 Gusht, 2026
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Makinat elektrike po marrin tregun, 4 në 10 automjete të reja janë “All-Electric”

18 Gusht, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Ekonomi

Punëtorët e huaj nuk mund të kenë kushte më të këqija se shqiptarët, rregullat e reja: Paga në bankë, tarifën e paguan punëdhënësi

18 Gusht, 2026
Kontrolle në posta dhe monitorimi faqeve në rrjete sociale, çfarë parashikojnë masat e Tatimeve ndaj tregut të shitjeve online
Ekonomi

Kontrolle në posta dhe monitorimi faqeve në rrjete sociale, çfarë parashikojnë masat e Tatimeve ndaj tregut të shitjeve online

18 Gusht, 2026
Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit
Ekonomi

Iute Albania po “kreh” shqiptarët me interesa “peshkaqenësh” edhe pas skandalit MCA, fitime kolosale në Shqipëri (ndryshe nga rajoni)

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
Fluturimi tragjik, kombinimet fatale që çuan në rrëzimin e avionit të Air France dhe dënimi që dha sëfundmi gjykata

Fluturimi tragjik, kombinimet fatale që çuan në rrëzimin e avionit të Air France dhe dënimi që dha sëfundmi gjykata

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  
Ekonomi

Euro dhe dollari nuk ndalin rënien, sa këmbehen sot

Nga Editor
7 Maj, 2026
0

Dollari amerikan ka vijuar rënien në tregun valutor edhe këtë mëngjes, duke humbur sërish pikë në këmbim me lekun. Sipas...

Lexo të plotë
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

PËRLLOGARITJA/ Cilat kategori nuk përfitojnë kompensim nga DIVA

23 Shkurt, 2026
Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

24 Prill, 2026
DOSJA/ Dalin SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Visi të konsideroj të afërt, merre dhe ta gëzosh!

DOSJA/ Dalin SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Visi të konsideroj të afërt, merre dhe ta gëzosh!

5 Nëntor, 2025
Emërohet drejtori i ri i UKT

Emërohet drejtori i ri i UKT

5 Janar, 2026

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr