• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Çdo shqiptar prodhoi 383 kg mbetje në vit, shumica groposen ose hidhen përrenjve dhe lumenjve

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Skema korruptive me inceneratorin lë Elbasanin përballë krizës së mbetjeve, kërkohet një landfill i ri
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Çdo shqiptar prodhoi mesatarisht 383 kilogramë mbetje gjatë vitit 2025, ose 23 kilogramë më shumë se një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT për mbetjet e ngurta urbane tregojnë se në vitin 2025 në Shqipëri u menaxhuan gjithsej 900.8 mijë tonë mbetje, me një rritje prej 4.5% krahasuar me vitin 2024.

Por problemi kryesor mbetet mënyra se si trajtohen këto mbetje. Sipas raportit, 77% e tyre u depozituan në landfill, ndërsa vetëm 18% u ricikluan.

Pra, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara ndër vite për projektet e inceneratorëve, pjesa dërrmuese e mbetjeve në Shqipëri vijon të groposet. Afera e inceneratorëve, e cila është kthyer në një nga dosjet më të mëdha të korrupsionit në vend, nuk prodhoi zgjidhje reale për trajtimin modern të mbetjeve.

Në vend që mbetjet të përpunoheshin, digjeshin apo ricikloheshin në shkallë më të lartë, Shqipëria vijon të mbështetet kryesisht te landfill-et.

Sipas të dhënave, në vitin 2023 në vend u menaxhuan 844.157 tonë mbetje, në vitin 2024 kjo shifër u rrit në 862.241 tonë, ndërsa në vitin 2025 arriti në 900.782 tonë.

Edhe mbetjet për banor janë rritur ndjeshëm. Në vitin 2023, çdo banor prodhoi mesatarisht 351 kg mbetje në vit. Në vitin 2024, kjo shifër shkoi në 360 kg, ndërsa në vitin 2025 arriti në 383 kg.

Nga këto, 341 kg për banor janë mbetje urbane, ndërsa 42 kg për banor janë mbetje jo urbane.

Raporti tregon gjithashtu se 90.3% e popullsisë mbulohet nga shërbimi i grumbullimit të mbetjeve. Megjithatë, mbulimi me shërbim nuk është përkthyer në trajtim më të mirë të tyre, pasi depozitimi në landfill mbetet forma kryesore.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria po prodhon më shumë mbetje, por riciklimi mbetet pothuajse në vendnumëro. Në vitin 2025, pesha e mbetjeve të ricikluara ishte rreth 18%, pothuajse e pandryshuar nga viti 2024.

Kjo do të thotë se problemi nuk është vetëm te sasia e mbetjeve që po rritet, por edhe te modeli i trajtimit. Shqipëria mbledh mbetje, por në pjesën më të madhe ende i gropos ato. /skyweb.al

Artikulli para

Pagesat me kartë, drejt tarifave më të ulëta – BSH propozon “tavan” për komisionet që bankat paguajnë për transaksionet me POS

Artikulli pas

Besimi në ekonomi bie në qershor, “frenojnë” shërbimet dhe ndërtimi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë
Ekonomi

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Besimi në ekonomi bie në qershor, "frenojnë" shërbimet dhe ndërtimi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!
Ekonomi

Albascan merr mes dyshimeve për paracaktim kontratën 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

Nga SkyWeb
4 Tetor, 2025
0

Kompania “Albascan” ka fituar një tjetër tender të majmë, por kriteret e vendosura ishin tepër të dyshimta, duke ngjallur dyshime...

Lexo të plotë
Skandali i HEC-et e Zall Gjoçaj, Kurdari, etj: Si po u merret uji banorëve për xhepat e pak të tjerëve

Skandali i HEC-et e Zall Gjoçaj, Kurdari, etj: Si po u merret uji banorëve për xhepat e pak të tjerëve

13 Dhjetor, 2025
Trump: Grenell largohet nga Qendra Kennedy, do të marrë një rol tjetër të rëndësishëm

Trump: Grenell largohet nga Qendra Kennedy, do të marrë një rol tjetër të rëndësishëm

17 Mars, 2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1.8 mld euro dhe përfundon në 2035

Hekurudha Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1.8 mld euro dhe përfundon në 2035

15 Prill, 2025
Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

Padi në SHBA, Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si u përdor Shqipëria

10 Prill, 2026

Të Fundit

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr