• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Maj, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një kërkesë e thjeshtë për një gotë ujë rubineti në një hotel në Dolomitet italiane ka përfunduar në Gjykatën e Lartë të Italisë, e cila vendosi se shërbimi i ujit nga rubineti nuk është një e drejtë e garantuar për konsumatorin.

Çështja nisi në vitin 2019, kur një turiste kaloi një javë në një hotel me pesë yje në Corvara, në Badia, gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Ajo kishte rezervuar qëndrimin ku darka përfshihej në paketë, por pijet jo.

Sipas mediave italiane, gruaja kërkoi disa herë ujë rubineti gjatë darkës, madje duke ofruar edhe ta paguante.

Kërkesa iu refuzua dhe çdo mbrëmje në tavolinë i vendosej një shishe 0.75 litra ujë mineral, me çmim 7 euro.

Turistja u ankua se i ishte mohuar vazhdimisht mundësia për të konsumuar ujë rubineti dhe se ishte detyruar të blinte ujë të ambalazhuar.

Ajo e çoi çështjen në gjykatë, duke argumentuar se uji është burim natyror dhe e drejtë universale njerëzore, ndërsa sigurimi i një sasie minimale është i nevojshëm për plotësimin e nevojave bazë.

Sipas saj, uji i rubinetit duhej të konsiderohej pjesë e shërbimit në një hotel apo restorant, njësoj si çarçafët në dhomë, ngrohja apo sapuni në banjë.

Për këtë arsye, ajo kërkoi 2,700 euro dëmshpërblim për dëm ekonomik dhe shqetësim emocional.

Gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë e rrëzuan padinë.

Më pas çështja shkoi në Gjykatën e Lartë të Kasacionit, e cila la në fuqi vendimet e mëparshme.

Gjykata konfirmoi se në Itali nuk ka një ligj që detyron restorantet apo hotelet t’u shërbejnë klientëve ujë rubineti.

Kërkesa për ujë rubineti në restorantet italiane shpesh shihet si e pazakontë, sidomos kur klientit i ofrohet ujë natyral ose me gaz në shishe.

Megjithatë, praktika po bëhet më e zakonshme, sidomos mes klientëve që kërkojnë të shmangin përdorimin e plastikës, ndërsa një pjesë e restoranteve kanë nisur të ofrojnë ujë të filtruar. /TheGuardian

Artikulli para

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë

Artikulli pas

Boeing MAX 7 pritet të certifikohet këtë verë, kompania rrit ritmin e prodhimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese
Turizëm

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Boeing MAX 7 pritet të certifikohet këtë verë,  kompania rrit ritmin e prodhimit

Boeing MAX 7 pritet të certifikohet këtë verë, kompania rrit ritmin e prodhimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjermania bën gati 7 miliardë euro për 20 avionë Eurofighter të rinj dhe pajisje të tjera ushtarake
Aktualitet

Gjermania bën gati 7 miliardë euro për 20 avionë Eurofighter të rinj dhe pajisje të tjera ushtarake

Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
0

Parlamenti gjerman ka miratuar një paketë të re investimesh në mbrojtje me vlerë mbi 7 miliardë euro, që përfshin blerjen...

Lexo të plotë
Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

Sekretet e “zonës blu”, pse të moshuarit e Sardenjës janë më të lumtur?

23 Gusht, 2026
Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

Janë bërë si “buf nate”, ekspertët ngrenë alarmin për adoleshentët

16 Gusht, 2026
Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

28 Gusht, 2026
Plani i qeverisë, 1 në 5 rrugë do të jete me pagesë deri në 2030

Plani i qeverisë, 1 në 5 rrugë do të jete me pagesë deri në 2030

21 Prill, 2026

Të Fundit

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr