• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë

Editor Nga Editor
27 Maj, 2026
në Shëndet
A A
Alarm në Europë: Një në tre punonjës të shëndetësisë përballet me rrezik kanceri në punë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga aparatet me rreze X deri te laboratorët e anatomisë, një studim i ri ka zbuluar se pothuajse një e treta e punonjësve të shëndetësisë dhe kujdesit social në Europë ekspozohen rregullisht ndaj faktorëve që shkaktojnë kancer.

Punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit social në Europë janë të ekspozuar ndaj një game të gjerë faktorësh të shmangshëm që mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit, thuhet në një studim të ri.

Kanceri mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me punën në Bashkimin Europian, duke shkaktuar rreth 100 mijë viktima çdo vit dhe duke ekspozuar miliona punonjës ndaj faktorëve të rrezikut për kancer në aktivitetin e tyre të përditshëm, sipas Agjencisë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA).

Sondazhi mbi Ekspozimin e Punëtorëve, i kryer nga EU-OSHA, zbuloi se 47.3% e punonjësve të vlerësuar në të gjithë sektorët ishin ekspozuar ndaj të paktën një faktori rreziku për kancer gjatë javës së fundit të punës.

Studimi përfshiu 24,402 intervista telefonike të zhvilluara gjatë viteve 2022–2023 me punonjës në Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë dhe Spanjë.

Mes punonjësve të shëndetësisë dhe kujdesit social, 29.5% raportuan se ishin ekspozuar ndaj një ose më shumë faktorëve të rrezikut për kancer, ndërsa 7.8% ndaj dy ose më shumë faktorëve.

“Pavarësisht rëndësisë së tyre, rreziqet që lidhen me ekspozimin ndaj substancave kancerogjene në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social historikisht kanë qenë më pak të dukshme krahasuar me sektorë të tjerë ekonomikë,” tha Michelle Turner, autore kryesore e studimit në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal).

“Ky studim nxjerr në pah nevojën për zhvillimin e strategjive parandaluese të përshtatura me kushtet reale të punës në këtë fushë.”

Sektori i shëndetësisë dhe kujdesit social është një nga më të mëdhenjtë në Europë, duke punësuar 11% të forcës totale të punës – më shumë se 21.6 milionë njerëz. Ai përfshin punë në spitale, shtëpi kujdesi dhe azile, klinika mjekësore, si edhe punonjës që ofrojnë kujdes në shtëpi.

Cilat janë rreziqet kryesore për punonjësit e shëndetësisë?

Studimi vlerësoi ekspozimin e punonjësve ndaj 24 faktorëve të njohur të rrezikut për kancer në kontekstin e punës në BE, përfshirë kimikate industriale, faktorë fizikë, substanca të krijuara gjatë proceseve të punës dhe përzierje të ndryshme.

Tek punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit social, ekspozimet më të zakonshme ishin ndaj:

  • rrezatimit jonizues (7.4%),
  • gazrave të motorëve me naftë (6.2%),
  • rrezatimit ultravjollcë diellor (6.1%),
  • formaldehidit (5.2%),
  • benzenit (4.8%).

Formaldehidi dhe oksidi i etilenit ishin substancat ku ekspozimi në nivele të larta u vlerësua më shpesh. Të dyja janë komponime kimike që përdoren për dezinfektim dhe sterilizim.

Si ekspozohen punonjësit?

Njerëzit mund të ekspozohen ndaj shumë faktorëve që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit gjatë jetës së tyre profesionale.

Ekspozimi në vendin e punës konsiderohet një prioritet kyç për parandalimin e kancerit, pasi grupe të mëdha njerëzish ekspozohen për periudha të gjata ndaj përqendrimeve të larta të substancave të rrezikshme, thekson Kodi Europian Kundër Kancerit.

Për punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit social, rreziqet variojnë nga kimikatet e pastrimit deri te procedurat mjekësore që përfshijnë substanca të rrezikshme.

Puna me aparate me rreze X dhe radioizotope rrit ekspozimin ndaj rrezatimit jonizues, i cili, në afërsi të madhe dhe pa mbrojtjen e nevojshme, mund të shkaktojë dëmtime qelizore.

Studimi identifikoi gjithashtu situata specifike pune: drejtuesit dhe mekanikët e automjeteve me naftë ishin më të rrezikuar nga gazrat e motorëve diesel, punonjësit e laboratorëve të anatomisë nga formaldehidi, ndërsa teknikët dentarë që prodhojnë kurora, proteza apo ura dentare nga silici kristalor i thithshëm.

/skyweb.al

Etiketat: Kancer
Artikulli para

Sa vlejnë “review-t” për një hotel në Shqipëri?

Artikulli pas

Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë
Shëndet

Ekspozimi ndaj pesticideve rrezikon fertilitetin, ekspertët ngrenë alarmin

24 Nëntor, 2026
Daraxonrasib, ilaçi që po jep shpresë te një nga kanceret më agresive
Shëndet

STUDIMI/ Kanceri i zorrës së trashë po shtohet ndjeshëm te të rinjtë! Pse personat pa diplomë universitare rrezikohen më shumë?

24 Nëntor, 2026
Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara
Shëndet

Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara

24 Nëntor, 2026
A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen
Shëndet

A mund ta zbulojë inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më shpejt? Studimi i ri do të japë përgjigjen

23 Nëntor, 2026
Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave
Shëndet

Këto dy pije alkoolike janë armiqtë e mëdhenj të veshkave

23 Nëntor, 2026
“Telefoni jashtë dhomës, por nëse dikush ka nevojë për ty?” Dilemat e gjumit të mirë që këshillojnë ekspertët
Shëndet

“Telefoni jashtë dhomës, por nëse dikush ka nevojë për ty?” Dilemat e gjumit të mirë që këshillojnë ekspertët

23 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

Të Përzgjedhura

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite
Ekonomi

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2026
0

Qeveria po përgatit rregulla të reja për tregtimin e pajisjeve elektronike në Shqipëri, duke vendosur detyrimin që bateritë e tyre...

Lexo të plotë
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

21 Korrik, 2025
Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

24 Prill, 2026
Pse burrat janë më të pashëndetshëm  dhe çfarë mund të bëhet

Pse burrat janë më të pashëndetshëm dhe çfarë mund të bëhet

11 Qershor, 2026
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

Shqipëria, në listën e 50 plazheve më të bukura në Europë

5 Maj, 2026

Të Fundit

Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë

Ekspozimi ndaj pesticideve rrezikon fertilitetin, ekspertët ngrenë alarmin

24 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Pa drita e ujë për faj të ndërtuesit, ndryshon ligji! Kush përfiton nga përjashtimi

24 Nëntor, 2026
Daraxonrasib, ilaçi që po jep shpresë te një nga kanceret më agresive

STUDIMI/ Kanceri i zorrës së trashë po shtohet ndjeshëm te të rinjtë! Pse personat pa diplomë universitare rrezikohen më shumë?

24 Nëntor, 2026
Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr